Kosova
247-vjetori i pavarësisë së SHBA-së, pamje nga ceremonia në Ambasadën Amerikane
I ftuar ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Mbrëmë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë organizoi një ceremoni me rastin e 4 Korrikut, 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në këtë ceremoni ishin të pranishëm krerët e shtetit, një numër i madh deputetësh të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë nga mediat dhe shoqëria civile, etj.
Vlen të theksohet se në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e nisi fjalimin e tij duke cituar një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe të krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.
“Ky tekst elokuent është pjesë e premtimit të Kosovës dhe bazë e pavarësisë së saj”, tha Hovenier, njofton REL.
Ndërkaq, sot në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se kryeministri Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe pamje nga ceremonia me rastin e shënimit të 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












