Kosova
Kryeministri i Britanisë së Madhe thotë se Kurti e Vuçiq duhet të ulin tensionet
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka thënë të jetë i shqetësuar me zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionin dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.
Kryeministri Sunak i bërë këto komente gjatë një takimi të komitetit ndërlidhjes në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ku tha se pikëpamja e tyre është se duhet të gjendet një rrugë kthimi drejt dialogut të lehtësuar nga BE, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Ai është pyetur nga deputetja e Parlamentit Britanik dhe kryetare për punë të jashtme, Alicia Kearns për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që ata të mund të merren me armët ilegale që sillen nga Serbia në Kosovë dhe të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi.
Kryeministri Sunak tha se janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe pikëpamja e tyre është se duhet të gjendet një rrugë kthimi drejt dialogut të lehtësuar nga BE.
Kryeministri britanik Sunak është ndalur edhe tek Bosnja dhe Hercevogina, ku ka thënë se Qeveria Britanike mbështet plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe se ata do të vazhdojnë të marrim masa kundër atyre që e kërcënojnë këtë.
“Në lidhje me EUFOR-in, ne e shohim se EUFOR është jetik për paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe mospjesëmarrjen tonë, dhe kjo nuk reflekton rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe ne do të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me misionin”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit











