Kosova
Kryediplomati i BE-së mirëpret pajtimin për shtensionim të situatës
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se pret hapa të mëtejmë pozitivë.
Pajtueshmëria e Kosovës me BE-në për hapat e parë rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës është mirëpritur nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Ai ka thënë se pret hapa të mëtejmë pozitivë.
“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim”, ka shkruar Borrell në “Twitter”, transmeton Albinfo.ch.
Ai tutje ka thënë se puna me palët do të vazhdojë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve nga i deleguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Qeveria e Kosovës dhe BE-ja u dakorduan të hënën për hapat rreth shtensionimit të situatës në veri, marrëveshje e cila u bë publike nga ekzekutivi kosovar një ditë më pas.
Ky dakordim parasheh katër hapa, të cilat përfshijnë një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë së policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në veri./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













