Kosova
Kurti nuk i shkon në takim Ramës
Përfundimisht, Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar që kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në takimin e ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për liderët e Ballkanit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, njofton se Kurti e ka konfirmuar muaj më parë pjesëmarrjen në një konferencë në Greqi.
“Para një jave Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me Komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë, e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, përcjell albinfo.ch.
Tutje bëhet e ditur se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku













