Kosova
Mërgimtarët japin 160 mijë euro për FC Malishevën
Mërgimtarët kanë ndihmuar me 160 mijë euro klubin futbollistik FC Malisheva.
Këtë e kanë bërë të ditur nga klubi.
“Derisa fillimi i sezonit të ri po afron, bashkë me të edhe një mundësi e re për të realizuar qëllime, sfida dhe ndryshime të reja. Sot presidenti i klubit, Driton Morina, takoi disa mërgimtarë, të cilët vullnetarisht shprehën dëshirë që të ndihmojnë FC Malishevën me 160.000.00 euro”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Klubi për ndihmën ka falënderuar bashkatdhetarët.
“Presidenti legjendar i klubit, Afrim Bytyçi, i cili nuk u ndal asnjëherë së përkrahuri klubin, vazhdon me promovimin e klubit në Diasporë, duke siguruar përkrahje të paçmueshme. Klubi falënderon përzemërsisht: Ish-presidentin Afrim Bytyçi dhe miqtë e tij, Bahri Tahiri, Muhamet Bytyçi dhe Shpejtim Shala. FC Malisheva inkurajon edhe futbolldashësit e tjerë që të përkrahin FC Malishevën me qëllim të avancimit të futbollit dhe gjithpërfshirjes në këtë sport. Kontributi juaj ka peshë të madhe për promovimin e klubit dhe futbollit”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku













