Kosova
Hajdar Beqa për rrahjen në Kuvend: Syzet ia ktheva Muratit, të padëmtuara
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka folur pas përfshirjes së tij në rrahjen në Kuvend, e më pastaj intervistimin nga organet e hetuesisë.
Ai shihet t’ i ketë rrëmbyer syzet ministrit të Financave, Hekuran Murati, e më pas e godet me to.
Ai të martën tha se syzet ia ka kthyer të padëmtuara Muratit.
“Syzet i ka marrë zotëri Murati të padëmtuara dhe ka ardhur pas një kohe të caktuar, i ka vendosur dhe me ato syza ka vazhduar atë ditë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje Beqa ka shtuar se kjo rrahje ishte e orkestruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Nuk ka pasur gjakra të nxehta. Ju e dini që jemi një sistem parlamentar e kemi një Kushtetutë dhe e kemi një rregullore të Kuvendit dhe atë çfarë ka bërë një anëtar i Qeverisë së Kosovës, respektivisht zëvendësministri u pa që ka qenë e orkestruar dhe është në kundërshtim me të gjitha ligjet kushtetutën dhe rregullore. Nuk ka të drejtë një zëvendësministër me u mundu me ndal një mjet protestues të një deputeti, e aq më shumë të opozitës. Nuk ka ndodhur të sulmohet opozita në shtetet demokratike. Është hera e parë që sulmohet opozita nga Qeveria. Kjo ndodh, mund të ndodhë te Kim Jong apo diku tjetër, por jo në Kosovë dhe këtë nuk do ta tolerojnë as deputetët e as qytetarët e vendit”, ka thënë Beqa, përcjell albinfo.ch.
Hajdar Beqa po ashtu ka bërë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje.
Të enjten e shkuar në Kuvendin e Kosovës pati përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për këtë Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetim, ku ka intervistuar deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtakun, Hajdar Beqën dhe Bekim Haxhiun, e po ashtu edhe ministrin Hekuran Muratin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë











