Kosova
Kongresisti amerikan: Asociacioni të themelohet e të ndalet dhuna
Kongresisti demokrat, Bill Keating, është shprehur se duhet themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Tutje ka thënë se dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet dhe se për këtë çështje të dy palët kanë kontroll.
“Kosova ka thënë se do të bëjë përparim drejt një asociacioni komunash dhe kjo është diçka që Bashkimi Evropian dëshiron veçanërisht ta shohë. Dhuna duhet të ndalet dhe kjo është diçka mbi të cilën të dyja palët kanë kontroll. Është një parakusht për të ecur përpara në të gjitha frontet e tjera”, ka deklaruar kongresisti amerikan për Zërin e Amerikës.
Sa u përket shqetësimeve që janë ngritur për situatën në veri, Keating tha se i kupton.
“Ne i kuptojmë ato shqetësime dhe se, edhe me zgjedhje të lira, ka disa gjëra që ishin jashtë kontrollit të Kosovës, njerëzit i bojkotuan. Por ne e bëmë të qartë ato gjëra për të cilat Kosova është zotuar, sa u përket atyre komunave dhe komunitetit, dhe në këtë drejtim duhet të vazhdohet të punohet”, tha Keating.
Ndër të tjera, ai ka thënë se ShBA-ja dëshiron ta ndihmojë rajonin “sa më shumë që të mundemi dhe të përpiqemi të lehtësojmë paqen”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku











