Kosova
Opozita kërkon arsyen e vërtetë se pse dha dorëheqje Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Të martën ka dhënë dorëheqjen e tij, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai la postin e ministrit për arsye familjare. Në vend të tij, kryeministri i Kosovvës, Albin Kurti e emëroi kolonelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedoncin.
Megjithatë, opozita po kërkon arsyen e vërtetë se pse Mehaj u largua nga posti dhe të përgjigjet në disa pyetje.
“Për ministrin Mehaj nuk i dimë detajet, mirëpo ai ka nevojë që të jap disa përgjigje para se të largohet. Çfarë ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, ku kanë shkuar ato mjete, cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij, a janë të vërteta pretendimet se ka pasur mospajtime deri në përplasje fizike brenda ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ka shumë pyetje të cilave ministri Mehaj do duhej dhënë përgjigje në letrën e tij të dorëheqjes”, shpreh Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













