Kosova
Byroja Kosovare e Sigurimit – cak i sulmeve kibernetike, të dhënat e qytetarëve në rrezik
Byroja Kosovare e Sigurimit ka qenë cak i sulmeve kibernetike me “ransomware”, të cilat po konsiderohen si më të rrezikshmet, meqë sulmuesit kanë një kopje të të dhënave të qytetarëve. Edhe në rastin e BKS-së po vlerësohet se të dhënat e klientëve janë të rrezikuara dhe se ky institucion duhet të njoftojë se për cilën kategori të të dhënave qytetarët duhet të ndërmarrin masa, shkruan albinfo.ch.
Drejtori i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, Mentor Hoxhaj, ka deklaruar se çdo ditë ka viktima të sulmeve të shumta kibernetike.
“Realisht në këtë rast te ‘ransomware’ kemi infektim të të dhënave, të cilat enkriptohen. Në të kaluarën sulme të tilla kibernetike kanë pasur si pasojë vetëm enkriptimin e të dhënave. Tani kur themi së fundmi, viteve të fundit, shohim që sulmuesit jo vetëm që infektojnë pajisjet dhe infektojnë të dhënat, por tani edhe kanë një kopje të të dhënave të tyre. Kjo për të bërë sulmin edhe më të rrezikshëm dhe me pasoja sa më të mëdha”, deklaron ai.
Hoxhaj ndër të tjera u shpreh se të dhënat janë në duart e keqbërësve.
“Në të kaluarën keni mundur vetëm të humbni të dhënat, nëse nuk keni paguar shumën që të është kërkuar, tani jo vetëm që mund të humbni të dhënat, por edhe të dhënat janë në duart e keqbërësve që më pastaj shihen kryesisht në treg të zi, e te personat të cilët kanë qëllime jo të mira ndaj klientëve, disa prej atyre që janë sulmuar. Në rastin konkret, nëse flasim për Byronë Kosovare të Sigurimit, të dhënat e klientëve janë të rrezikuara”, ka thënë ai.
Sipas tij, pasojat janë të mëdha, përfshirë edhe ato financiare nga keqpërdorimi i të dhënave bankare.
“Nëse flasim për të dhëna bankare, atëherë të gjithë ata të cilëve u janë rrezikuar të dhënat bankare, të dhënat mund të keqpërdoren dhe të dhënat e tyre mund të kenë pasoja jashtëzakonisht të mëdha financiare”, tha Hoxhaj.
Drejtori i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë vlerëson se Byroja Kosovare e Sigurimit duhet të tregojë se cilat të dhëna janë të rrezikuara.
“Byroja Kosovare e Sigurimit duhet të tregojë se cilat të dhëna janë të rrezikuara. Nëse flasim për të dhënat bankare, të gjithë qytetarët duhet të njoftojnë bankat e tyre për të ndërruar të dhënat e tyre bankare. Nëse flasim për fjalëkalime, duhet të tregojë që janë rrezikuar fjalëkalimet dhe se çdo qytetar duhet të ndërrojë fjalëkalimet. Duhet të jemi të qartë për kategoritë e të dhënave, të cilat janë të rrezikuar dhe varësisht prej kategorisë së të dhënave që janë të rrezikuara, duhet edhe të ndërmerren masat përkatëse”, shprehet ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













