Kosova
Një shtetas polak sulmon dy zyrtarë policorë në Kosovë
Një shtetas polak të shtunën është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Ai fillimisht kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerët në aeroportin e Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë, njëri nga policët ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, fillimisht u dërgua për tretman mjekësor në Psikiatri në QKUK, e më pas është dërguar në mbajtje.
“ANP Adem Jashari, 12.08.2023-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët, ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe, si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë Kosovar i dyshuar për vrasje në tentativë ekstradohet nga Gjermania... -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










