Kosova
Von Cramon: Kosova po humb kredibilitetin e saj në mesin e komunitetit ndërkombëtar
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosovës po i mungon kredibiliteti në mesin e komunitetit ndërkombëtar, prandaj ajo bën thirrje që sa më shpejt të nisë zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë.
“Momentalisht nuk po shoh vullnet politik nga asnjëra palë për zbatimin e marrëveshjeve. Kosova është mirë të fokusohet më shumë tek vetja dhe t’i kryejë obligimet që i ka marrë përsipër. Ju nuk bëni kurrfarë ndryshimi nëse e drejtoni gishtin diku tjetër. Së paku ky është qëndrimi i institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Nëse Kosova dëshiron të bëhet një lojtare e rëndësishme në mesin e komunitetit ndërkombëtar, atëherë duhet ta dëshmojë fillimisht se është një lojtare kredibile, por këtë nuk është duke e treguar”.
Cramon thotë se do ishte një veprim i duhur nga Prishtina nëse largohen tërësisht njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri.
Ajo nënvizon rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të qetësohet situata në pjesën veriore të vendit.
“E gjithë rrëmuja që është krijuar në pjesën veriore të Kosovës duhet të rregullohet. Lidhur më këtë çështje tashmë ka një marrëveshje dhe ajo vetëm duhet të respektohet. Pra, do të ishte veprim i duhur që të largohen njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri. Para se të flisni për palën serbe, është më mirë që fillimisht t’i kryeni detyrat tuaja”, shprehet ajo për Tëvë1.
Bashkimi Evropian ende nuk ka ndryshuar qëndrim sa u përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












