Kosova
Gjykata në Serbi ndalon shfaqjen e filmit të regjisorit shqiptar
Gjykata e Lartë në Vranjë, në Serbi, ka ndaluar shfaqjen e filmit “I pabesi”, të autorit shqiptar Gani Veseli, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Trupi gjykues ka vlerësuar se filmi “nxit diskriminim e urrejtje”.
Gjykata e Vranjës ka lejuar shfaqjen e filmit tjetër të Veselit, “Heshtja vret”, por me kusht që ndër të tjera të hiqen simbolet e Republikës së Kosovës nga pjesa hyrëse dhe përmbyllëse e filmit, përcjell albinfo.ch.
Producenti Veseli ka thënë se është i zhgënjyer me këtë vendim dhe se nuk do t’i heqë simbolet e Kosovës, pasi që Qeveria e Kosovës i ka financuar filmat.
Dy filmat e metrazhit të shkurtër të produksionit “Colosseum” nga Presheva u gjetën në gjykatë, pasi policia para premierës së tyre në Bujanoc në qershor pranoi një raportim se këta filma “nxitin urrejtje dhe diskriminim”. Autorët e mohojnë këtë.
Publikut ende nuk i janë bërë të ditura të gjitha detajet e vendimit të Gjykatës së Lartë të Vranjës të marrë më 14 gusht, shkruan REL.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











