Kosova
Sopranoja Elbenita Kajtazi nderohet me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës” sopranon Elbenita Kajtazin, përcjell albinfo.ch.
“Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore Shqiptare në skenën ndërkombëtare, si dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, mbrojtjen e promovimin e kulturës Shqiptare gjithandej nëpër botë”, me këtë fjali nga Osmani u nderuar sopranoja kosovare.
Ajo është shprehur e lumtur për nderin.
“Ardhja, kësaj herë në Atdhe më mbushi, përveç me dashurinë e pakursyeshme të familjes e të miqve, edhe me një kënaqësi të paprovuar deri më tani. Kjo, sa më gëzoi, po aq më ngarkoi me një obligim shtesë, që ta përfaqësoj edhe më mirë atdheun tim dhe veten në skenat botërore të Operës”, ka shkruar Kajtazi, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad Një familje serbe del para gjykatës në Thun, e akuzuar për organizimin e një rrjeti shfrytëzimi... -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar












