Kosova
75 euro kushtojnë librat e një nxënësi të klasës së parë
Rreth 75 euro kushtojnë 16 tekstet shkollore të nëntë lëndëve mësimore për një nxënës të klasën së parë.
Çmimet nëpër librari për librin bazë variojnë nga 5 deri në 6 euro, ndërsa për fletore të punës dhe tekstet e lëndëve së artit, të muzikës dhe të edukatës fizike janë nga 4 euro, shkruan gazetaexpress.
Çmimet e njëjta janë edhe për librat e klasës së dytë deri në të pestën.
10 ditë para nisjes së procesit mësimor, Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka dështuar që të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizim të shkollave me libra.
Ajo i ka akuzuar shtëpitë botuese për ofertim të çmimeve shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre, përcjell albinfo.ch.
Për kompensimin e blerjes së librave, Ministria ka premtuar se do t’i deponojë mjetet në xhirollogaritë e prindërve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas Kapiteni i Fortuna Düsseldorf U13 vazhdon të spikasë me paraqitjet e tij, ndërsa bashkëpunimi me Adidas... -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











