Kosova
Reagon Vitia pas vdekjes së 35-vjeçares në Malishevë te dentisti
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas vdekjes së 35-vjeçares në Malishevë e cila kishte shkuar në një klinikë private për ta hequr një dhëmb.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit.
“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa. Në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Vitia ka thënë se ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë.
Një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por i është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.
Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.
“Po, është sjellë te ne në Qendrën Emergjente nga Malisheva, por edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të CPR, është konstatuar vdekja. Është sjellë pa shenja jete”, ka thënë ai, shkruan koha.net.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se institucioni privat shëndetësor në Malishevë, në të cilin u trajtua 35-vjeçarja që shkoi për ta hequr një dhëmb e vdiq pasi iu komplikua gjendja, ka ushtruar veprimtari ilegale.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













