Kosova
A do të ketë zgjedhje në veri këtë vit?
Zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bëjnë të ditur se më 26 gusht do të dalë në diskutim publik drafti i udhëzimit administrativ që u mundëson qytetarëve të komunave të Kosovës shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit.
Kjo vjen pasi nga Bashkimi Evropian u kërkua të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Këto komuna aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë. Ata u zgjodhën në zgjedhjet e prillit, të cilat janë bojkotuar nga popullata shumicë serbe.
Por, marrja e detyrës nga ta ka tensionuar situatën në veri qysh në fund të majit, kur banorët lokalë kanë nisur të protestojnë kundër tyre. Zgjedhjet e reja tani shihen si mënyrë për shtensioimin e situatës.
Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal besojnë se në aspektin procedural, zgjedhjet e parakohshme në këto komuna mund të mbahen gjatë këtij viti, por ndryshe mendojnë njohësit e proceseve zgjedhore, përcjell albinfo.ch.
Besim Murtezani, zëvendësudhëheqës i Departamentit ligjor dhe monitorimit të komunave në kuadër të MAPL-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se diskutimi publik për udhëzimin administrativ do të zgjasë deri më 31 gusht.
“Të enjten [31 gusht] e kemi takimin e fundit të grupit punues dhe ai do t’i përfshijë sugjerimet dhe vërejtjet prej diskutimit publik dhe [pastaj] do të bëhet drafti përfundimtar, në mënyrë që të premten, më 1 shtator, t’i dërgohet ministrit për nënshkrim”, thotë Murtezani, përcjell albinfo.ch.
Sipas rregullave procedurale pas nënshkrimit nga ministri, do të duhen shtatë ditë që udhëzimi administrativ, pas daljes në Gazetën Zyrtare, të hyjë në fuqi.
Pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi administrativ, qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës mund ta iniciojnë menjëherë peticionin për largimin e kryetarëve aktualë të atyre komunave.
Sipas Murtezanit, kohëzgjatja e mbledhjes së nënshkrimeve në peticion është 45 ditë që nga inicimi i peticionit, por procesi mund të kryhet edhe më shpejt, nëse arrihet mbledhja e 20 për qind të nënshkrimeve të votuesve nga iniciuesit e peticionit, shkruan REL.
Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sqaron Murtezani, verifikon nënshkrimet e votuesve dhe organizon votimin në komunën ose komunat që kanë iniciuar peticion.
Për shkarkimin e kryetarit të një komune nevojiten 50 për qind plus 1 votë nga numri i përgjithshëm i votuesve të komunës përkatëse.
Në rast se rezultati i votimit kërkon shkarkimin e kryetarëve, atëherë ai i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se të gjitha këto procedura marrin kohë dhe vështirë se mund të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor.
“Peticioni, pastaj të gjitha afatet e tjera që duhet të rrjedhin, si dhe mbajtja e procesit të votimit nga ana e KQZ-së, pra, vetëm për largimin e kryetarëve… këto procedura na sjellin neve deri te muaji nëntor së paku, nëse jo edhe më gjatë se kaq”, u shpreh ai për REL.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad Një familje serbe del para gjykatës në Thun, e akuzuar për organizimin e një rrjeti shfrytëzimi... -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar












