Kosova
Përfundon diskutimi publik i Udhëzimit Administrativ për zgjedhjet në veri
Diskutimi publik lidhur me draftin e Udhëzimit Administrativ është mbajtur nga 26 gushti deri më 31 gusht.
Për takimin e mbajtur sot, kryeshefi i grupit punues të Udhëzimit Administrativ, Besim Murtezani, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë për Gazeta Blic se janë pranuar një varg vërejtjesh dhe sugjerimesh, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se për hartimin e këtij udhëzimi që u mundëson qytetarëve të komunave të Kosovës shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit nevojiten edhe tre apo katër ditë deri në përfundimin e tij.
Ai theksoi se drafti do të përfundojë të martën dhe më pas do t’i mbetet ministrit Krasniqi që ta nënshkruajë.
“Ne kemi punuar sot dhe i kemi inkorporuar shumicën e vërejtjeve dhe sugjerimeve. Udhëzimi ka qenë nga 26 deri dje dhe sot i kemi inkorporuar vërejtjet dhe e kemi përgatitur draftin për nënshkrim. Pastaj nënshkruhet nga ministri. Edhe tre ose katër ditë përfundon grupi me punën e vet e pastaj ministri mbetet që ta nënshkruajë. Të martën përfundon drafti i grupit punues”, deklaron Murtezani.
Ndryshe, disa ditë më parë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje në lidhje me procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.
Ai ka sqaruar se Grupi Punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti, duke pohuar se kjo do të vlejë për gjithë vendin, e jo vetëm për veriun./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












