Kosova
Aleanca e gatshme për formimin e Qeverisë, por me kushte
Kryetari i partisë, Ardian Gjini, tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti kushtet që duhet t’i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja.
Kryetari i partisë, Ardian Gjini, tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti kushtet që duhet t’i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës.
“Nuk kanë nevojë me na thirrë, për shkak se nuk kanë pse me na thirrë, sepse nuk duam të jemi pjesë e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje… Kom me i thanë: prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSH-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryje infrastrukturën e nisur, mos fol për hekurudha e mos me e buxhetu asnjë cent”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
Gjini shtoi po ashtu se nëse plotësohen këto kushte, atëherë Aleanca merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, e cila kërkon 80 deputetë për kuorum.
“Nuk do ta pengojmë formimin e institucioneve në asnjë mënyrë. Nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin, por na duhet një zotim i pastër me shkrim që këto veprime do të ndërmerren”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
Kryetari i Aleancës tha të premten se vazhdon të ekzistojë droja se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë marrëveshje me asnjë parti politike dhe vendi përsëri do të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse AAK-ja nuk e vendos si kusht zgjedhjen e Ramush Haradinajt për president.
“Nëse Ramush Haradinaj do të propozohej si president, për ne do të ishte nder, por nuk jemi duke e vendosur si kusht”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
Ardian Gjini, që mori drejtimin e AAK-së para zgjedhjeve të 7 qershorit, po ashtu tha se nuk ka diskutime me asnjë parti deri në këto momente. Ndërkohë, Vetëvendosje ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultatit për të nisur diskutimet. Nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje mori 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca 7.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave... -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja












