Muzikë
Ambasada e Francës: Koncerti i Erza Muqollit ishte një sukses i madh
Këngëtarja e re shqiptare, Erza Muqolli, dje ka mbajtur një koncert dhe mbrëmje artistike në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Talentja kosovare, që po mahnit publikun francez dhe jo vetëm, mbrëmë mblodhi plot adhurues të muzikës në Bibliotekën Universitare të Kosovës.
Lidhur me koncertin e Erzës kanë shkruar edhe nga Ambasada e Francës në Kosovë, duke e vlerësuar si një sukses të madh.
“Koncerti i talentes së re Ezra Muqolli mbrëmë ishte një sukses i madh. Duke interpretuar disa këngë klasike franceze, si dhe këngën e saj më të re “Je chanterai”, Ezra shprehu gjithë talentin e saj, i përshëndetur me duartrokitje frenetike. Cécile Fisteberg, Këshilltare për bashkëpunim dhe veprim kulturor në Ambasadën e Francës, përshëndeti artisten e re si një ambasadore e Frankofonisë në Kosovë: “Kultura tejkalon të gjithë kufijtë, Ezra dëshmon për këtë”, kanë shkruar nga Ambasada franceze, përcjell albinfo.ch.
Muqolli erdhi në Prishtinë në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”, që organizohet nga media për kulturë, KultPlus.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












