Kosova
BE-ja kërkon hapa të tjerë për shtensionim të situatës në veri
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se BE-ja mirëpret zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave në veri të Kosovës.
Megjithatë, kjo duket se nuk është e mjaftueshme, shkruan koha.net.
Stano thotë se duhen të ndërmerren edhe hapa të tjerë për shtensionim të situatës.
“Janë hapa shumë të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por duhen hapa të tjerë. Si me çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorën tonë, ato varen nga aftësitë e palëve për të ofruar në kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Për ta zgjidhur krizën aktuale, kemi thënë shumë herë, duhen të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat në veri, e atë sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjedhjet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, që nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakusht të serbëve të Kosovës”, ka thënë Stano.
Ai ka thënë se është me rëndësi që të ndërmerren hapat për shtensionim dhe që palët të kthehen në dialog normal, e të përqendrohen te Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit.
“Palët duhet të fillojnë të punojnë si duhet në normalizim, të ecin para në agjendën evropiane, pasi nëse nuk ka progres në dialog, s’ka progres edhe në rrugën evropiane”, tha Stano, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












