Kosova
Betimi i kryetarëve të rinj në veri
QUINT-i: Palët të përmbahen nga veprimet që ndezin tension
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.“Unë, Erden Atiq, betohem se do t’i ushtroj kompentencat e mia me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha ai në deklaratën e betimit.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, para nisjes së seancës së betimit ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të mundësuar marrjen e detyrës së kryetarit.“Trembëdhjetë asamblistë janë aty, kemi kuorum për të kryer detyrat kuvendore. Sot do të zgjidhet edhe nënkryetarja, që do të jetë nga komuniteti serb”, tha ai, pa e zbuluar se kush do të jetë ajo.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.
Përmes një deklarate të përbashkët, nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese, pjesëmarrëse, në katër komunat veriore.
Ndonëse i mbështetën zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, në deklaratë theksohet edhe një herë se rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese, pjesëmarrëse, në këto komuna.
Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës, pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratë.
Shtetet e QUINT-it shprehur sërish mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë nevojën për progres urgjent për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën











