Kosova
Borrell: Kosova të largojë policinë nga komunat në veri
Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë thirrje që Kosova të largojë policinë nga ndërtesat e komunave, duke shtuar se edhe protestuesit e dhunshëm duhet të largohen.
“Bashkimi Evropian e dënon dhunën në veri të Kosovës. Kjo sjell në një situatë të rrezikshme. Kam pasur kontakt me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë, dhe kam kërkuar nga të dyja palët që të marrin masa të shtensionohet gjendja. Si hap i parë pres që institucionet e Kosovës t’i heqin forcat policore nga ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, dhe protestuesit të qetësohen”, ka thënë Borrell në një konferencë për media
Ai ka deklaruar se BE-ja pret që palët ta vazhdojnë dialogun dhe se punohet për dialog në nivel të lartë.
“Ka pasur shumë dhunë. Ne kemi aktualisht një luftë në Evropë dhe nuk mund ta pranojmë edhe një konflikt tjetër”, u shpreh shefi i diplomacisë evropiane.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS












