Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana

Një organizatë zvicerane shpëtimi ka ngritur padi kundër personave të panjohur në lidhje me hetimin penal për katastrofën e zjarrit në Crans-Montana.

Padia lidhet me zjarrin vdekjeprurës në një bar në kantonin Valais në natën e Vitit të Ri që mori 41 jetë. Organizata e Shpëtimit Kantonal Valais dyshon se dokumentet e brendshme u publikuan pa autorizim.

Gazeta Sonntagszeitung raportoi e para për padinë. Sipas artikullit, ajo drejtohet kundër avokatëve dhe hetuesve të përfshirë në procedura, si dhe zyrës së prokurorit publik.

Konfidencialiteti profesional dhe zyrtar dhe Akti i Mbrojtjes së të Dhënave dyshohet se janë shkelur. Grupi i shpëtimit dhe Prokurori i Përgjithshëm i Valais konfirmuan akuzat të dielën me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, pa dhënë detaje të mëtejshme, transmeton albinfo.ch.

Organizata e shpëtimit tha se nuk do të komentojë më tej ndërsa hetimi është në vazhdim. Organizata po bashkëpunon me zyrën e prokurorit publik përgjegjës për rastin.

Sipas Sonntagszeitung, pretendohet se regjistrimet audio të thirrjeve telefonike emergjente në natën e Vitit të Ri nuk u verifikuan përpara se t’u kaloheshin avokatëve të viktimave.

Si rezultat, të dhënat mjekësore që nuk kishin lidhje me katastrofën e zjarrit përfunduan në duart e avokatëve të viktimave. Dosjet përkatëse u botuan më pas në faqet e internetit të lajmeve në gjuhën frënge dhe më vonë në të gjithë Zvicrën.

Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër

Ortekët në Zvicër kanë marrë tre jetë gjatë fundjavës së Pashkëve. Një alpinist, një snowboarder dhe një skiator kanë humbur jetën.

Një burrë 41-vjeçar vdiq në një ortek në Sangernboden në kantonin e Bernës të premten. Ai po zbriste drejt Gantrischhütte kur një shtresë dëbore u shkëput në anën verilindore të Bürgle, më pas u “varros” nga orteku.

Shërbimet e emergjencës u thirrën menjëherë dhe arritën vetëm ta nxirrnin burrin të vdekur. Specialistë nga Shërbimi i Shpëtimit Alpin Zviceran, shërbime të ndryshme të policisë kantonale të Bernës dhe helikopterë shpëtimi u dërguan në vend, shkruan swissinfo. Policia kantonale e Bernës ka filluar një hetim për incidentin.

Gjithashtu në kantonin e Bernës, një burrë 35-vjeçar zviceran vdiq në një ortek ndërsa bënte ski jashtë pistës. Orteku u shkëput nga mali Schwarzbirg në Isenfluh ndërsa dy persona po bënin ski falas. Të tjerë aty pranë ndërhynë për të ofruar ndihmën e parë. Edhe pse ata arritën ta gjenin skiatorin e varrosur nën dëborë dhe ta lironin, burri nuk mundi të mbijetonte, transmeton albinfo.ch.

Një alpinist vdiq në Gross Mythen në Zvicrën qendrore pasi u rrëmbye nga një shkëmb nga një ortek të Premten e Madhe. Shoqëruesi i tij arriti të mbahej pas një peme dhe i mbijetoi rënies në kantonin zviceran të Schwyz.

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj ndërkombëtar.

Tani, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shfaqin gjithnjë e më shumë dallime në prioritetet dhe qasjet e tyre, kjo mbështetje nuk duket më aq e koordinuar – duke e vendosur Kosovën përballë sfidave të reja politike dhe strategjike.

Javën e kaluar u mbushën plot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s që ndali dhunën e forcave serbe në Kosovë dhe ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë së saj.

Vendimi, atëkohë, ishte i bashkërenduar nga të gjithë aleatët dhe konfirmonte angazhimin e tyre për të ndaluar gjakderdhjen dhe spastrimin etnik.

“Sot, ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s u dakorduam të bëjmë atë që thamë se do ta bëjmë, atë që duhet ta bëjmë për të rikthyer paqen”, tha më 24 mars 1999 presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clintron.

Që nga ajo kohë, Kosova ka konsoliduar pavarësinë e saj. Me sfidat dhe sukseset e veta, është njohur ndërkombëtarisht, është pranuar në organizata të ndryshme dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit euro-atlantik – të gjitha falë mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve perëndimorë.

Por, rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO mbetet e gjatë dhe e lidhur ngushtë me Perëndimin që sot është ndryshe – i përçarë dhe i paqartë në qëndrime.

Tensionet mes SHBA-së në njërën anë dhe Evropës në anën tjetër kanë kulmuar me luftën në Iran, por, në fakt, kanë nisur të rriten që nga fillimi i mandatit të dytë të presidentit amerikan, Donald Trump, për një varg çështjesh – nisur nga tregtia deri tek ambiciet e tij për territorin autonom të Danimarkës, Grenlandën.

Në një nga paralajmërimet më të forta të bëra këtë javë, Trump kërcënoi se mund ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja, pas refuzimit të aleatëve evropianë për të dërguar anije për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit, pranë Iranit.

Paraprakisht, ai e përshkroi aleancën si “tigër prej letre”, që nuk i jep mbështetje SHBA-së.

“Do ta them publikisht, jemi shumë të zhgënjyer me NATO-n, sepse NATO-ja nuk ka bërë asgjë… Më e rëndësishmja është se ne u vijmë në ndihmë atyre, por ata nuk na vijnë kurrë neve”, tha Trump.

Megjithëse kishte paralajmëruar se do ta trajtonte këtë temë edhe në fjalimin drejtuar kombit, më 1 prill, ai e shmangu atë.

Një ditë më vonë, bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan thanë se Kongresi nuk do të lejojë tërheqjen e Uashingtonit nga aleanca ushtarake perëndimore.

Në anën tjetër të Atlantikut, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pranoi se marrëdhënia mes dy poleve është “e komplikuar”.

Në një intervistë dhënë gazetës Financial Times muajin e kaluar, ajo tha se Shtetet e Bashkuara “duan ta përçajnë Evropën”.

“Mendoj se është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se SHBA-ja e ka bërë shumë të qartë se dëshiron ta përçajë Evropën. Ajo nuk e pëlqen Bashkimin Evropian”, tha Kallas.

Deklarata u bë ato ditë kur administrata Trump nisi hetime tregtare ndaj Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të tjera, duke i akuzuar për praktika të padrejta tregtare, dhe për pasojë, këto vende mund të përballen me tarifa të reja në muajt në vijim.

“Vendet e huaja që na kanë mashtruar për vite me radhë, janë në ekstazë, janë shumë të lumtura, dhe po vallëzojnë në rrugë, por nuk do të vallëzojnë edhe për shumë kohë. Për këtë, ju siguroj”, tha Trump.

Jehu i kësaj përçarjeje ndihet larg, dhe Kosova shfaqet si një partnere veçanërisht e brishtë dhe e ekspozuar.

Një studim i fundit i Grupit për Studime Ligjore dhe Politike në Prishtinë identifikoi pesë rreziqe kryesore që i kanosen Kosovës nga kjo situatë – nisur ndërhyrja në rritje në punët e brendshme të Kosovës, cenueshmëria më e lartë ndaj kërcënimeve të jashtme, erozioni i parimit të sovranitetit, forcimi i autoritarizmit, deri te pengesa në procesin e integrimit euro-atlantik.

Autori i studimit, Alejandro Esteso Perez, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Kosova është më e cenueshme se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për faktin se statusi i saj i kontestuar e vendos atë në një pozicion të pafavorshëm ndërkombëtar, duke mos i lejuar të ketë njohje të plotë, pjesëmarrje të barabartë në institucionet ndërkombëtare dhe vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Këto pesë rreziqe duhet të kuptohen si tërësi. Të gjitha kontribuojnë në pozicionin aktual dhe të ardhshëm të Kosovës nëpërmjet dimensioneve të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Ekzistojnë rreziqe brenda vendit, rajonit dhe ndërkombëtare, të cilat nxiten nga aktorë të ndryshëm, por të gjitha ndikojnë në pozicionin e Kosovës në afat të shkurtër dhe të mesëm”, thotë Perez.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, pajtohet se siguria dhe e ardhmja politike e Kosovës janë gjithnjë e më të cenueshme.

Ndërsa shpesh flitet për skenarë konkretë – si tërheqja e trupave amerikane nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR – Vogel e sheh rrezikun kryesor diku tjetër: te pasiguria.

“Jetojmë në një mjedis gjeopolitik tepër të vështirë: nuk kemi vetëm luftën në Iran, por edhe atë në Ukrainë. Po ashtu, Gaza mbetet e pazgjidhur, tani ka luftë edhe në Liban dhe çështje të tjera të ngjashme. Të gjitha këto e shpërqendrojnë vëmendjen nga një analizë strategjike për Ballkanin. Dhe me keqardhje duhet të them se Kosova ka rënë thuajse në fund të listës së prioriteteve për evropianët”, thotë Vogel për Exposenë.

Vogel paralajmëron se çdo ndryshim i mundshëm në praninë ndërkombëtare në Kosovë mund të provokojë veprime më agresive nga aktorë të ndryshëm.

Ai nuk e përjashton as skenarin e incidenteve të lokalizuara, që mund të përshkallëzohen në një zinxhir reagimesh, duke theksuar se BE-ja nuk është e gatshme të përballet me Serbinë, e cila vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“Pra, në rast se SHBA-ja tërheq trupat nga KFOR-i, kjo mund të ketë pasoja shumë serioze. Jo në kuptimin e një rikthimi të menjëhershëm të dhunës, e lëre më të luftës… edhe pse, sinqerisht, në këto kohë dhe kushte kaotike, nuk do të përjashtoja asgjë”, thotë Vogel.

Me Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të bëjnë përparim konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe kanë theksuar nevojën për mbështetjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohjen reciproke.

Megjithatë, dy vendet nuk kanë zhvilluar asnjë takim të nivelit të lartë qysh në shtator të vitit 2023, ndonëse në BE kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për ta ndërmjetësuar një të tillë.

Vogel vlerëson se qëllimi i deklaruar përfundimtar i dialogut – njohja reciproke – është zbehur ndjeshëm në Bruksel, dhe shton se BE-ja nuk ka treguar interes real për ta avancuar Kosovën në procesin e anëtarësimit, duke mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati.

Perez, në anën tjetër, thotë se është e vështirë të bëhen parashikime të sakta për dialogun me Serbinë, integrimin në BE dhe çështjet e sigurisë, për shkak të paparashikueshmërisë gjeopolitike në Uashington dhe paqëndrueshmërisë së zhvillimeve globale.

“Kriza aktuale energjetike, që ka pasuar sulmin e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, është një zhvillim i ri dhe fatkeq, që në masë të madhe nuk ka mundur të parashikohet. Kjo situatë po e detyron Bashkimin Evropian që ta zhvendosë vëmendjen e tij diplomatike larg zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor, duke rrezikuar që Kosova të mbetet e neglizhuar”, thotë Perez.

I pyetur nëse Kosova duhet të zgjedhë anë mes SHBA-së dhe BE-së, Perez thekson se vendi duhet të tregojë koherencë mes vlerave demokratike që promovon dhe veprimeve të tij në politikën e jashtme.

Sipas tij, rreshtimi përkrah regjimeve problematike në iniciativa ndërkombëtare, krijon perceptimin e një nënshtrimi të pakushtëzuar, më shumë sesa të një sovraniteti të mirëfilltë, duke e zbehur imazhin e Kosovës si shtet me ambicie demokratizuese.

Kosova i është bashkuar Bordit të Paqes për Gazën – një nismë kjo e ndërmarrë nga presidenti Trump, ku përfshihen edhe vende me prirje autoritare, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

Fuqitë kryesore evropiane – përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën – kanë refuzuar t’i bashkohen këtij projekti dhe kjo, sipas Vogelit, tregon se Kosova, në njëfarë mënyre, ka marrë anë.

“Kjo është diçka që BE-së nuk i pëlqen. Ajo nuk e sheh me sy të mirë që një vend potencial kandidat të rreshtohet aq hapur me SHBA-në në një veprim që shumëkush e konsideron si një organizim të mundshëm rival të Kombeve të Bashkuara”, thotë Vogel.

Megjithatë, ai e konsideron këtë vendim si një lëvizje pragmatike dhe jo ideologjike. Përballë mungesës së perspektivës reale për anëtarësim në BE, refuzimit të njohjes nga pesë vende dhe qëndrimeve shpesh ndëshkuese të bllokut, ai thotë se bashkimi i Kosovës me Bordin e Paqes shërben si mënyrë për të qëndruar pranë SHBA-së dhe si mburojë kundër ndryshimeve të papritura në politikën ndërkombëtare.

Por, pavarësisht kësaj, të ardhmen afatgjate të Kosovës, Vogel e sheh brenda Evropës, kryesisht përmes strukturave panevropiane dhe marrëdhënieve të forta dypalëshe me shtetet kyç të BE-së.

Për autoritetet në Kosovë, këto aleanca me Perëndimin mbeten pa alternativë, por mungesa e koordinimit transatlantik, sipas analistëve, e ka kufizuar dukshëm hapësirën e tyre për manovrim.

Ata theksojnë se e ardhmja e vendit nuk varet vetëm nga veprimet e brendshme, por në një masë të madhe edhe nga vendimet që merren në qendrat kryesore të fuqisë në Perëndim.

Dhe pikërisht aty, aktualisht, mungon qartësia./REL

Milionerët fillojnë të largohen nga Dubai

Dubai, i njohur si qytet luksoz për të pasurit dhe të famshmit, po përballet sot me një krizë sigurie.

Raketa iraniane dhe sulme me dronë kanë goditur aeroporte, hotele dhe impiante nafte, duke vrarë tre persona, e duke e privuar tashmë parajsën e miliaderëve nga statusi i çimentuar sidomos vitet e fundit.

Sot, të pasurit po shpenzojnë qindra mijëra dollarë për t`u larguar prej andej shkruajnë mediat e huaja. Një familje turke, sipas NDTV World ka paguar deri në 200,000 dollarë për t`u larguar drejt Gjenevës nëpërmjet Omanit pas zjarrit që shpërtheu  kur mbeturinat e një rakete goditën hotelin pranë shtëpisë së tyre në Palm Jumeirah.

“Kur pamë zjarrin, thashë, ‘boll më, është koha për t’u larguar’,” rrëfeu Evrim, nënë e dy fëmijëve të vegjël e cila së bashku me të shoqin kishte udhëtuar për 6 orë nëpër shkretëtirë deri në kryeqytetin e Omanit, Muscat, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.

Frika e kësaj familjeje ishte se sa më shumë të zgjasë konflikti, aq më i vështirë do të bëhet largimi, mes panikut se në luftë mund të përfshihet edhe Arabia Saudite, që kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore rajonale.

Qeveri të huaja, përfshirë ato të Britanisë dhe Gjermanisë, kanë dërguar avionë në Oman për të evakuuar qytetarët e tyre. Por ndërkohë, shumë të pasur po gjejnë vetë mënyrat për t`u larguar. “Kërkesa po rritet,” tha Glenn Phillips, menaxher i PR-së dhe reklamave në Air Charter Service, një agjenci që organizon avionë privatë në mbarë botën.

“Aktualisht kemi organizuar disa fluturime evakuimi dhe kemi planifikuar edhe shumë të tjera”, pohon ai. Vetëm në Dubai, sipas shtypit italian, ka njëzet persona me të ardhura personale mbi një miliard dollarë, dyqind që zotërojnë mbi njëqind milionë, dhe 81 mijë që kanë të paktën dhjetë milionë USD.

Nëse aeroporti më i ngarkuar në botë mbyllet për disa orë për shkak të shpërthimeve, ka gjithmonë avionë private që kushtojnë 15,000 dollarë për një vend, ndërsa nuk mungojnë tarifat speciale prej 50,000 dollarësh për fluturim.

Kufizohen fluturimet për shkak të rritjes së çmimeve të naftës

Pesë ministra të financave të BE-së, nga Italia, Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Austria, i kërkuan Komisionit Evropian një masë për të taksuar fitimet e tepërta të kompanive të energjisë, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të karburantit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Ministrat theksuan se konflikti në Gjirin Persik ka shkaktuar një barrë ekonomike të konsiderueshme për qytetarët evropianë dhe se një veprim i përbashkët do të mundësonte financimin e masave mbështetëse për konsumatorët dhe përmbajtjen e inflacionit, pa rënduar buxhetet publike.

Tensionet midis Izraelit dhe SHBA-së nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër kanë çuar në bllokadë pothuajse totale të Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyçe për transportin e naftës në botë. Kjo ka shkaktuar rritje të çmimeve dhe mungesa karburanti për avionët në disa aeroporte evropiane.

Katër aeroporte kryesore italiane raportuan disponueshmëri të reduktuar ose të kufizuar të karburantit për avionët të paktën deri në mbrëmjen e 9 prillit, në një shenjë të menaxhimit të kontrolluar të vëllimeve nga një prej furnizuesve kryesorë. Aeroportet e prekura janë Milano Linate, Venecia Marco Polo, Treviso dhe Bolonja, sipas buletineve aeronautike të lëshuara në orët e fundit (Notams), transmeton albinfo.ch.

Nga ora 5:30 e mëngjesit më 4 prill deri në orën 23:30 të mbrëmjes më 9 prill, aeroporti i Milanos do të përjetojë “disponueshmëri të reduktuar të karburantit Jet A1 të furnizuar nga Air BP Italia”.

Shërbimet e furnizimit me karburant për operatorët e lidhur kontraktualisht me Air BP Italia mund të jenë subjekt i kufizimeve. Sipas burimeve, nuk ka rrezik mungese të vërtetë, pasi linjat ajrore mund të përdorin furnizues të tjerë. Megjithatë, situata rritet delikate në nivel evropian deri në mbërritjen e cisternës tjetër me vajguri nga Gjiri Persik më 9 prill.

Buletinet e aeroportit të Venecias paralajmërojnë për “disponueshmëri të kufizuar” të vajgurit deri më 10 prill, duke dhënë prioritet fluturimeve mjekësore, shtetërore dhe atyre mbi tre orë. Për fluturimet më të shkurtra, vendoset një maksimum prej 2,000 litrash karburant për avion.

Grupi Save, që menaxhon aeroporte si Venecia, Treviso dhe Verona, deklaroi se kufizimet lidhen vetëm me një furnizues dhe nuk ndikojnë në fluturimet ndërkontinentale apo ato brenda zonës Shengen.

Në Milano Linate, operatorët mund të përballojnë situatën përmes furnizuesve alternativë, por sasia e kufizuar mund të ndikojë në fluturime direkte për distanca të gjata.

Në Venecia, Treviso dhe Bolonja, fluturimet mjekësore, shtetërore dhe mbi tre orë kanë prioritet. Të tjerat marrin maksimum 2,000 litra karburant.

Kufizimet nuk ndikojnë në fluturimet ndërkontinentale ose ato brenda Shengen.

Sasia e karburantit të kufizuar për disa fluturime mund të shkaktojë vonesa dhe ndryshime rute. Operatorët po monitorojnë situatën dhe përdorin furnizues alternativë për të ruajtur sigurinë e fluturimeve, sidomos gjatë periudhës së Pashkëve.

Kurti uron Pashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e harmonisë mes njerëzve dhe bëri thirrje për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti, transmeton albinfo.ch.

Origjina e Pashkëve

A e dini se kisha ka kaluar shekuj duke debatuar rreth çështjes se cila është historia e vërtetë e Pashkës?

Shumë kohë para Krishtërimit njerëzit në të gjithë Evropën festonin ardhjen e pranverës. Këto festa të lidhura me ekuinoksin e marsit, shënonin fundin e dimrit dhe rikthimin e jetës.

Ekzistojnë shumë histori për festivalin gjermanik të Ostarës, perëndeshës së pranverës, e cila ishte në qendër të festimeve dhe që shoqërohej nga kafshë të egra, raporton DW, transmeton albinfo.ch.

Promovimi nga nazistët

Legjenda e saj u bë e famshme në Gjermani në shekullin e 19-të, nëpërmjet koleksionit mitologjik të Jakob Grimmit. Nazistët e promovuan fuqimisht atë si një figurë të identitetit gjerman.

Megjithatë kërkimet e kohëve moderne sugjerojnë se legjenda u shpik pikërisht në atë kohë,nuk ishte kurrë pagane dhe se perëndesha mund të mos ketë ekzistuar kurrë.

Përkundrazi, thuhet se emri anglisht për festivalin rrjedh nga latinishtja “albis”, më vonë “eostarum” që do të thotë “agim”.

20 apo 21 mars?

Me përhapjen e Krishtërimit, Ringjallja e Jezusit u lidh me traditat e vjetra pagane të pranverës.  Por kishte një problem: data e propozuar e Kryqëzimit nuk përputhej me ekuinoksin e pranverës. Kështu nisi dhe debati.

Kisha Romake Perëndimore tha se Pashka duhet të bjerë gjithmonë të dielën. Kisha Lindore e lidhi Kryqëzimin drejtpërdrejt me Pashkën.

Kjo mosmarrëveshje zgjati për shekuj me radhë derisa Këshilli i Nikesë i mbledhur në vitin 325 vendosi: Pashka është e diela e parë, pas së hënës së parë të plotë që pason ekuinoksin e pranverës.

Njerëzit vazhduan të debatonin për datën e saktë edhe shumë kohë pas kësaj teorie. Kjo është arsyeja pse shumë emra evropianë për Pashkën rrjedhin nga fjala hebreje “Pesach”, e cila përmes latinishtes u përhap në gjuhë të tjera si spanjisht “Pascua”, në danisht “Påske” apo shqip “Pashkë”.

Po lepuri dhe vezët?

Pranvera është stina e pjellorisë, dhe lepuriështë simbol i saj. Ndërsa pulat kanë një cikël natyror kur lëshojnë vezët, i cili arrin kulmin në pranverë.

Emigracioni ndikon në ekonominë e Shqipërisë

Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale të forcës së punës, ku pothuajse 40% e potencialit njerëzor tashmë ka zgjedhur të ndërtojë jetën jashtë kufijve.

Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025 ka ngritur tashmë edhe me shifra shqetësimin e emigracionit, duke e klasifikuar jo thjesht si një plagë sociale, por si një rrezik që po godet rritjen ekonomike dhe po destabilizon shumë sektorë në vend.

“Është alarmante. S’është problemi i parë largimi, shqetësimi është në afatgjatë të tij. S’është hera e parë që emigrohet. Shqetësim është pasoja që emigrimi sjellë. Largohen të rinjtë e arsimuar, të kualifikuarit, të cilët janë promotor i zhvillimit ekonomik, janë energji, janë mërçur”, tha ekspertja e çështjeve sociale, Eris Dhamo, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.

Sipas Bankës Qendrore, tregu i punës ndodhet në kushte të shtrënguara, ku bizneset po luftojnë mes mungesave strukturore dhe pamundësisë për të gjetur krah pune. Ndonëse kompanitë po përdorin pagat për të mbajtur stafin, sipas ekspertëve të çështjeve sociale, janë edhe një sërë faktorësh të tjerë që i detyrojnë të largohen.

“Sot ne kemi rritje pagash, por s’janë të konkurruese me BE. T’i mbajmë duhet të sigurojmë punësimin, strehimin, por dhe një jetë dinjitoze. Fakti që kemi rritje të emigrimit, politikat aktuale s’kanë dhënë rezultatet. Kemi disa nisma për rininë, kemi plane kombëtare, subvencione dhe rritje të numrit të migrimit të tyre. Por për shkak të pasojës, politika ka qenë e copëzuar”, shton Dhamo.

Por përballë një problemi strukturor thelbësor në tregun e punës, Banka e Shqipërisë në raportin vjetor të 2025 paraqet një ecuri pozitive të treguesve makroekonomikë, ndërsa parashikon një rritje të punësimit, ulje të papunësisë, si dhe një inflacion brenda objektivit të vendosur prej 3%.

youtube.com/watch?v=a-xJMBlWBVY&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F

Super gol nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri është rikthyer te goli në elitën e futbollit zviceran.

Ai në ndeshjen realizoi një gol fantastik në barazimin 3:3 ndaj Young Boys, transmeton albinfo.ch.

34-vjeçari rrëmbeu skenën në minutën e 41-të të sfidës, duke shënuar golin e 2:1.

Ky ishte goli i 11-të në 30 javë për futbollistin shqiptar. Shaqiri gjithashtu, ka dhuruar edhe 10 asistime.

Ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes.

 

Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë?

Ekspertët theksojnë se kontrolli i tepërt nuk është gjithmonë zgjidhja më efektive, pasi mund të dëmtojë marrëdhënien prind-fëmijë dhe të shtyjë të rinjtë të fshehin aktivitetin e tyre online. Në vend të kësaj, rekomandohet një qasje e balancuar që kombinon besimin, komunikimin e hapur dhe edukimin digjital, shkruan 20min.ch, transmeton albinfo.ch.

Studimet tregojnë se fëmijët që ndihen të mbështetur dhe të dëgjuar nga prindërit janë më të prirë të raportojnë rreziqe online dhe të përdorin rrjetet sociale në mënyrë më të sigurt.

Megjithatë, rreziqet mbeten reale: nga bullizmi online deri te varësia nga platformat si TikTok, të cilat shpesh përdorin mekanizma që mbajnë përdoruesit të angazhuar për kohë të gjatë.

Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë një model “udhëzimi aktiv”:

vendosje rregullash të qarta

diskutime të rregullta për përmbajtjen online

zhvillim të aftësive kritike tek fëmijët

Në fund, mesazhi kryesor është i qartë: as vetëm kontroll, as vetëm besim – por një kombinim i të dyjave, ku roli i prindit është më shumë mentor sesa “polic digjital”.

Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029

Zvicra do të bëjë një reformë të rëndësishme në sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2029.

Këshilli Federal ka konfirmuar se do të hiqet sistemi aktual i “vlerës së qirasë së imputuar”, që aktualisht përdoret për të taksuar banesat ku pronarët jetojnë vetë.

Ky ndryshim i madh pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën e llogaritjes së tatimeve për mijëra pronarë në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët që planifikojnë renovime në pronat e tyre duhet t’i përfundojnë ato deri më 31 dhjetor 2028, për të përfituar nga zbritjet aktuale tatimore.

Pas hyrjes në fuqi të reformës, interesat e kredive hipotekare do të jenë vetëm pjesërisht të zbritshme nga tatimi, duke ndryshuar ndjeshëm përfitimet fiskale për pronarët.

Ky vendim vjen pasi qytetarët e kanë miratuar reformën në votim gjatë muajit shtator, ndërsa kantonet do të kenë kohë të përshtaten duke vendosur taksa të reja, veçanërisht për pronat e dyta, për të kompensuar humbjen e të ardhurave.

Në përgjithësi, kjo reformë konsiderohet një nga ndryshimet më të mëdha në sistemin tatimor të pronave në Zvicër në vitet e fundit.

Rritet ndjeshëm numri i personave që marrin shtetësi në Evropë

Numri i personave që po marrin shtetësi në vendet evropiane është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke reflektuar ndryshime të mëdha demografike dhe politike në kontinent.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 1.2 milionë persona fituan shtetësi në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2024, një rritje e konsiderueshme krahasuar me një dekadë më parë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Vendet që japin më së shumti shtetësi janë Gjermania, Spanja dhe Italia, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të pasaportave të reja të dhëna në Evropë.

Ekspertët theksojnë se kjo rritje lidhet kryesisht me faktorë demografikë, si ardhja e valëve të mëdha të emigrantëve në vitet e fundit. Për shembull, shumë refugjatë sirianë që erdhën në Evropë në vitin 2015 tashmë kanë plotësuar kushtet për natyralizim dhe po marrin shtetësi.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe efekti i Brexit. Qytetarë britanikë kanë kërkuar shtetësi në vendet e BE-së për të rikthyer të drejtat që kishin më parë, si lëvizja e lirë dhe mundësia për të jetuar e punuar në gjithë Unionin.

Përfitimet e shtetësisë evropiane janë një motiv kyç për shumë aplikantë, pasi ajo u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Në përgjithësi, rritja e numrit të shtetësive tregon se Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë një hapësirë tërheqëse për emigrantët, ndërsa shtetësia mbetet një nga mjetet kryesore për integrim dhe përfitim të të drejtave të plota në shoqëri.

Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore

Ylli i futbollit shqiptar, Granit Xhaka, ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube “SportBible”, ku mori pjesë në një sfidë degustimi me ushqime nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë videos, Xhakës iu kërkua të provonte dhe të vlerësonte produkte tipike britanike dhe ndërkombëtare. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai kur përpara tij u vendosën pjata tradicionale shqiptare.

Në një prej sfidave, mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit nga Kosova, futbollisti zgjodhi pa hezitim këtë të fundit, transmeton albinfo.ch.

“Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka, duke theksuar lidhjen e tij me këtë produkt tradicional.

Ai shpjegoi gjithashtu për audiencën ndërkombëtare rëndësinë e ajvarit në kuzhinën shqiptare: “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time.”

Deklarata e tij u interpretua si një promovim i kulturës dhe traditës ushqimore shqiptare në një platformë globale, duke nxitur interes dhe reagime pozitive nga publiku.

youtube.com/watch?v=csdhptfFI5c&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2F

Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun

Luljeta Ademi

Një mbrëmje përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Nasuf Naski Abdixhikut do të organizohet në Corpataux-Magnedens, duke mbledhur familjarë, miq dhe artdashës që e kanë njohur nga afër dhe kanë ndarë me të hapësira krijuese e njerëzore.

Nasuf Naski Abdixhiku ishte një personalitet me një ndjeshmëri të veçantë artistike, i cili e ndërtoi jetën e tij në ndërthurjen e tri formave shprehëse: pikturës, aktrimit dhe poezisë. Ai e konsideronte këtë bashkëjetesë si një dhunti të rrallë – mundësinë për të jetuar njëkohësisht në disa “botë”, duke i dhënë secilës dimensionin e vet të brendshëm.

I lindur në Tërnoc të Madh, në komunën e Bujanocit, ai u formua në një mjedis familjar të qëndrueshëm, ku hodhi hapat e parë në arsim dhe në jetë. Që në vitet e gjimnazit u dallua për prirjet artistike, veçanërisht në aktrim, si pjesë e SHKA “Jehona”, ku u angazhua deri në përfundim të shkollës së mesme. Në këtë periudhë ishte pjesë e realizimit të komedisë “Akraballëku” të Kristo Floqit, një produksion që u vlerësua në festivale të kohës dhe arriti të kualifikohej në skenat më përfaqësuese teatrore të asaj periudhe.

Paralelisht me aktrimin, ai kultivoi edhe një marrëdhënie të hershme me poezinë, duke shkruar dhe botuar në shtypin e kohës, ndërsa prirjet për artin figurativ u shfaqën që në fëmijëri përmes vizatimeve që vlerësoheshin për ndjeshmërinë dhe saktësinë e tyre.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në vitin 1983 dhe krijimit të familjes, ai emigroi fillimisht në Budapest, ku kaloi disa vite të rëndësishme formimi personal dhe kulturor, duke përvetësuar gjuhën hungareze dhe duke ndërtuar kontakte ndërkulturore. Në dhjetor të vitit 1988 u vendos në Zvicër, ku filloi një kapitull të ri jetësor.

Në Zvicër ai u integrua në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë, duke mbajtur pozita përgjegjëse si shef servisi në hotele të njohura në kantonin e Fribourgut. Megjithatë, dimensioni i tij krijues nuk u zbeh asnjëherë. Përkundrazi, arti mbeti një hapësirë e përhershme reflektimi dhe shprehjeje.

Kontributi i tij në jetën komunitare shqiptare në Zvicër ishte i dukshëm. Ai themeloi shkollën shqipe në Châtel-St-Denis, duke mbledhur rreth 20 nxënës, dhe u angazhua aktivisht në organizimin e ndihmave humanitare për Kosovën gjatë viteve 1997–1999. Në vitin 1998 realizoi vepra artistike me tematikë kombëtare, të cilat u ekspozuan në manifestime të mëdha në Bernë, duke tërhequr vëmendjen e organizatorëve dhe publikut.

Pikturës iu përkushtua më intensivisht nga viti 2000, ndërsa në vitin 2009 hapi atelienë e tij personale, duke zhvilluar një aktivitet të qëndrueshëm ekspozues në Zvicër dhe jashtë saj. Veprat e tij u mirëpritën nga artdashësit për ngjyrimin e veçantë emocional dhe qasjen e tij personale ndaj motivit.

Në fushën e kinematografisë, ai ishte pjesë e disa projekteve filmike dhe televizive. Luajti në filmin “Inovacioni i fundit” të Burim Halitit, si dhe në serialin zvicerano-belg “Bulle” të Anne Deluze, ku pati rastin të shfaqej përkrah Claudia Cardinale. Po ashtu, mori pjesë në serialin “Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconi në Gjenevë.

Angazhimi i tij në art u shtri edhe në dimensionin kuratorial dhe organizativ. Në vitin 2020 dhe 2021 ishte pjesë e festivalit “Art Without Limit, International Film Festival” në Kosovë, si seleksionues i filmave dhe autor i logos së festivalit. Po ashtu, organizoi mbrëmje filmike në Zvicër me filma shqiptarë, duke krijuar ura komunikimi mes artistëve dhe publikut.

Mbrëmja përkujtimore do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 20:00, dhe do të shoqërohet me një ekspozitë të veprave të tij, si një rikthim simbolik në universin që ai ndërtoi me përkushtim. Në përmbyllje të aktivitetit do të organizohet një moment shoqërimi me koktej, në frymën e bashkimit dhe kujtesës së përbashkët.

Organizatorët ftojnë të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar Nasuf Naski Abdixhikun, si dhe miq të tjerë, të bëhen pjesë e këtij përkujtimi.

📍 Adresa: Rte du Centre 59, 1727 Corpataux-Magnedens
🕕 Ora: 18:00 – 20:00
📞 Për më shumë informata: +41 79 822 65 97

Linku për ngjarjen : Mbrëmje përkujtimore për Naskin

Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve

Sot, në një ceremoni të organizuar veçanërisht për këtë dedikim, Komuna Hora e Arbëreshëve në Sicili të Italisë ka shpallur Qytetar Nderi Rexhep Rifatin, gazetar i njohur me qëndrim në Zvicër.

Shhpalljen solemne të tij e ka bërë kryetari i Komunës, Rosario Petta.

“Me propozim të kryetarit të bashkisë, Presidentit të shoqatës Mondo Albanese Giuseppe Schirò Di Maggio dhe Presidentit të Proloco Piana, Këshilli Bashkiak e votoi njëzëri një nder të tillë.

“Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes së komuniteteve arbëreshe në Itali. Përmes shkrimeve dhe botimeve të tij të çmuara, Prof. Rifati arriti të tregojë historinë e shqiptarëve në Evropë dhe botë, duke festuar rrënjët dhe identitetin tonë me ndjeshmëri dhe mjeshtëri”, thuhet veç tjerash në arsyetimin me shkrim të kryebashkiakut Petta për nderimin e z. Rifati ng komuna që drejton ai.

Këtë nderim, Rifati e ka merituar me punën e përkushtuar që ka kryer prej shumë vitesh në afirmimin e komuniteteve arbëreshe në mediat në gjuhën shqipe dhe në librat e tij me këtë temë.

Rexhep Rifati k qenë po ashtu njëri ndër bartësit kryesorë të nismës për ngritjen e shtatores së Skënderbeut, në Horën e arbëreshëve, një eveniment që u realizua në vitin 2024.

Rifati ka tashmë një përvojë prej më shumë se 60 vitesh si gazetar, i angazhuar për më se 30 vite në gazetën Rilindja të Prishtinës ndërsa këto tridhjetë vitet tjera, në mediat në gjuhën shqipe, në Zvicër.

Lexoni po ashtu:

Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati

Vendet më të lumtura në botë

Një tipar i përbashkët është popullsia e vogël. Të gjitha vendet në dhjetëshen e parë kanë më pak se 20 milionë banorë. Kjo tregon se standardi i lartë i jetesës dhe stabiliteti social nuk lidhen domosdoshmërisht me madhësinë ekonomike apo demografike.

Një përjashtim i dukshëm është Meksika, e cila renditet e 12-ta me një popullsi prej 131.9 milionë banorësh, duke tejkaluar disa ekonomi të mëdha si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shqipëria, ndonëse është një vend i vogël me 2.8 milionë banorë, renditet vetëm në vendin e 86-të për nivelin e lumturisë, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.

Popullsitë më të mëdha nuk janë domosdoshmërisht më të lumtura

Pamja ndryshon ndjeshëm kur analizohet shpërndarja e lumturisë sipas popullsisë. India, vendi më i populluar në botë me rreth 1.5 miliardë banorë, renditet në vendin e 116-të. Ajo përfaqëson rreth 17% të popullsisë globale, por niveli i kënaqësisë nga jeta mbetet relativisht i ulët.

Ndërkohë, Kina, vendi i dytë më i populluar, ka përmirësuar pozicionin e saj në dekadën e fundit, duke u ngjitur nga vendi i 79-të në të 65-in, por ende mbetet pas shumicës së ekonomive të mëdha.

Edhe vende të tjera me popullsi të madhe si SHBA-ja, Brazili dhe Vietnami arrijnë të futen në 50 vendet e para, por nuk dominojnë renditjen.

Analiza tregon se pjesa më e madhe e popullsisë botërore jeton në vende me nivele mesatare lumturie, si India, Kina dhe Indonezia. Ndërkohë, nivelet më të ulëta të lumturisë janë të përqendruara kryesisht në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë, ku popullsia është gjithashtu në rritje.

Kjo do të thotë se realiteti global i mirëqenies nuk përcaktohet nga vendet që kryesojnë listat, por nga vendet ku jeton shumica e njerëzve.

Një panoramë më reale e mirëqenies globale

Ndërsa vendet më të lumtura tërheqin vëmendjen mediatike, ato përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të njerëzimit. Në kontrast, miliarda njerëz jetojnë në vende ku lumturia është mesatare ose ende në zhvillim.

Kjo zhvendos qendrën reale të mirëqenies globale larg majës së renditjes dhe drejt vendeve me popullsi të madhe, duke treguar se sfidat e mirëqenies janë më shumë çështje e shpërndarjes sesa e renditjes.

Renditja e vendeve më të lumtura në 2026

Finlanda – 7.8 – 5.6 milionë banorë

Islanda – 7.5 – 398 mijë banorë

Danimarka – 7.5 – 6.0 milionë banorë

Kosta Rika – 7.4 – 5.2 milionë banorë

Suedia – 7.3 – 10.7 milionë banorë

Norvegjia – 7.2 – 5.6 milionë banorë

Holanda – 7.2 – 18.3 milionë banorë

Izraeli – 7.2 – 9.5 milionë banorë

Luksemburgu – 7.1 – 680 mijë banorë

Zvicra – 7.0 – 9.0 milionë banorë

Zelanda e Re – 7.0 – 5.3 milionë banorë

Meksika – 7.0 – 131.9 milionë banorë

Irlanda – 6.9 – 5.3 milionë banorë

Belgjika – 6.9 – 11.8 milionë banorë

Australia – 6.9 – 27.0 milionë banorë

Gjermanët gjithnjë e më shumë po vlejnë vetura elektrike

Një numër gjithnjë e në rritje i konsumatorëve gjermanë po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së automjeteve elektrike (EV) përballë çmimeve të larta të karburantit, sipas një ankete të fundit nga platforma më e madhe gjermane e tregtimit të makinave online, mobile.de.

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rrisin çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit, kostoja e karburantit për automjete është rritur vazhdimisht në shumë vende evropiane.

Sipas të dhënave të çmimeve të karburantit të përpiluara nga Shoqata Gjermane e Industrisë Automobilistike, që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, çmimet e benzinës në Gjermani janë rritur me gati 20 përqind, ndërsa çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 30 përqind, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Rezultatet e anketës tregojnë se nëse çmimet e benzinës mbeten në nivelet e larta aktuale, 43 përqind e të anketuarve thanë se do të kalonin në automjete elektrike dhe 36 përqind përmendën kursimet afatgjata të kostos si arsyen më të rëndësishme për të marrë në konsideratë blerjen e një makine elektrike.

Për më tepër, të dhënat e platformës tregojnë se pyetjet në lidhje me automjetet elektrike të përdorura u rritën me 66 përqind në gjysmën e parë të marsit.

“Absolutisht po shohim shumë më tepër interes në mobile.de për makinat elektrike. Atë që tranzicioni energjetik gjerman nuk mundi ta bënte, e ka bërë kjo situatë aktuale gjeopolitike në aspektin e tranzicionit drejt makinave elektrike”, tha Ajay Bhatia, CEO i mobile.de.

Përveç çmimeve të larta të naftës, subvencionet qeveritare janë gjithashtu një faktor kyç që i shtyn konsumatorët gjermanë të marrin në konsideratë blerjen e automjeteve elektrike.

Asllani në top formë, vazhdon me gol në Bundesligë

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon me formë të lartë në Bundesligën gjermane.

Asllani shënoi për Hoffenheim ndaj Mainz, ku skuadra e tij pësoi humbje.

Për Asllanin ishte goli i nëntë këtë edicion, duke konfirmuar formën e lartë.

Albian Hajdari ishte nga fillimi, kurse Leon Avdullahu hyri në lojën në minutën e 61-të.

Muriqi: Goli ndaj Realit për Kosovën e Shqipërinë

Vedat Muriqi ishte emocional pas ndeshjes së fituar të Mallorcas ndaj Real Madridit 2:1.

Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e fitores ndaj Realit në minutën e parë të kohës shtesë.

Pas fitores, golin ai ia dedikoi Kosovës me të cilën në mesjavë dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës.

“Mirë isha, isha pak i lodhur sepse vija nga udhëtimi, nga ndeshjet që kishim. Kisha dy javë emocionale shumë, shumë të rënda. Pata telashe pas ndeshjes në finale, siç e keni parë, pasi nuk dua të flas më shumë. Dua ta mbyll këtë temë. Por, kam pasur nevojë për këtë gol. Edhe arriti goli në minutën e 91-të. I solla tre pikët këtu në Mallorca. Jam shumë, shumë i lumtur. Golin ia dedikoj Kosovës, shtetin tim, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na kanë përkrahur. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikoheshim si Kosovë, si Shqipëri. Por shpresoj në Evropian”, deklaroi Muriqi për DigitAlb, transmeton albinfo.ch.

Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës

Repartet e urgjencës së spitaleve janë të mbingarkuara në shumë vende. Fenomeni nuk është i ri. Organizatat e pacientëve dhe shoqatat tregtare kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen për këtë në të kaluarën.

Fokusi i diskutimit: raste të vogla. Këto janë sëmundje dhe lëndime që nuk do të duhej të trajtoheshin si urgjencë. Tani një shumë e plotë prej 50 frangash është për ta ndrequr këtë. Të paktën kjo është ajo që dëshiron Këshilli Kombëtar. Synon të jetë një nxitje për të menduar dy herë nëse duhet të vizitohet realisht dhoma e urgjencës.

Në Graubünden njerëzit janë skeptikë. Duhet pranuar se numri i pacientëve me trajtim urgjence po rritet edhe këtu. Kjo konfirmohet nga mjeku kryesor Thomas Müller. Ai drejton departamentin e urgjencës së spitalit kantonal, raporton SRF. Megjithatë, një shumë e plotë e urgjencës është mënyra e gabuar për mjekun. Sidomos për spitalet në zonat malore dhe turistike si Graubünden, transmeton albinfo.ch.

Përjashtimet shpesh vlejnë për Graubünden.

Ndër të tjera, turistët duhet të përjashtohen nga paketa. Gjithmonë ka shumë prej tyre në Graubünden. Disa përfundojnë në dhomën e urgjencës me një aksident. Në të dyja rastet, tarifa do të ishte e pavlefshme. Projektligji parashikon përjashtime.

Nëse turmat në stacionet e urgjencës në Bündn do të zvogëlohen me këtë është pra e diskutueshme për Thomas Müller. Ai është gjithashtu në bordin e Shoqatës Zvicerane të Mjekësisë së Urgjencës. Kjo e refuzon tarifën në formën e saj aktuale. Gjithashtu për shkak të përpjekjeve të larta administrative. Nëse një tarifë emergjence duhet apo jo, është në gjendje të vendosin vetë kantonet.

Faktori vendimtar nëse do të vendoset një taksë emergjence do të ishte pra kantoni i banimit dhe rregullorja atje. Stafi së pari do të duhej të sqaronte se nga vjen dikush dhe të ngarkonte ndryshe në varësi të situatës. Për mjekun e urgjencës Müller në një kanton turistik si Graubünden, një përpjekje shtesë e paarsyeshme. “Ne do të përballeshim me këtë punë shtesë administrative çdo ditë dhe nuk do të kompensohej financiarisht askund.”

Një pikë tjetër polemike është referimi nga mjeku i familjes. Edhe këtu, tarifa fikse prej 50 frangash do të hiqej. Shefi i urgjencës Thomas Müller dhe qeveria e Grisons e konsiderojnë problematike. Në varësi të rajonit, nuk është e mundur të vizitosh më parë një mjek familjar, veçanërisht jo natën.

Müller shton: “Kohët kur mjekët familjarë ishin në detyrë 24/7 kanë mbaruar. Spitali Kantonal Graubünden mbulon funksionin e mjekut familjar për një rajon të madh natën dhe në fundjavë.

Qeveria e Grisons ka frikë nga trajtimi i pabarabartë i banorëve. Qëndrimi i qeverisë për këtë çështje është i rëndësishëm për spitalin. Sepse nëse ligji hyn në fuqi, kantonet vendosin për futjen e tij. Pas Këshillit Kombëtar, Këshilli i Shteteve do të vendosë më pas nëse duhet të zbatohet apo jo taksa e emergjencës prej 50 frangash.

Për shkak të inteligjencës artificiale: Telefonat dhe laptopët do të shtrenjtohen deri në 20 përqind

Bumi i inteligjencës artificiale ka bërë që kërkesa për çipa memorieje të shpërthejë. Aplikacione të tilla si robotët e bisedave, por edhe lojërat dhe transmetimi, kërkojnë kapacitete më të shpejta dhe më të mëdha ruajtjeje. Tregu global për këto çipa memorieje dominohet vetëm nga tre kompani, të cilat së bashku kontrollojnë mbi 90 përqind të tregut: Micron nga SHBA-ja dhe Samsung Electronics dhe SK Hynix nga Koreja e Jugut.

Këta prodhues mund të fitojnë më shumë fitime me çipa memorieje për qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale sesa me çipa për telefonat inteligjentë dhe kompjuterët. Si rezultat, prodhuesit e telefonave celularë dhe laptopëve janë në disavantazh në dhënien e çipave të rrallë. Pra, nëse përdorni aplikacione të gjalla të inteligjencës artificiale si konsumator, ju kontribuoni indirekt në faktin që telefoni i ri celular të bëhet më i shtrenjtë për Krishtlindje.

Sa më të shtrenjtë janë telefonat celularë dhe laptopët? Vlerësohet deri në 100 franga. Media Markt Zvicër pret që çmimet për telefonat inteligjentë mund të rriten midis 5 dhe 10 përqind dhe për laptopët midis 10 dhe 20 përqind. Martina Altlechner është Drejtoreshë e Blerjeve dhe Logjistikës në Media Markt Zvicër dhe ka deklaruar për SRF se çmimet do të rriten gradualisht nga prilli dhe se rritjet e çmimeve do të jenë të dukshme veçanërisht drejt fundit të vitit. Nëse dëshironi të blini një telefon celular ose laptop të ri pak para Krishtlindjeve, duhet të jeni të përgatitur për çmime më të larta. Digitec Galaxus dhe Swisscom gjithashtu presin që çmimet të rriten, transmeton albinfo.ch.

Zhvillimi i çmimeve për çipat e memories

DDR dhe NAND janë dy lloje të ndryshme memorieje. Ju vendosni se sa shpejt funksionon një laptop (DDR) ose një altoparlant afatgjatë (NAND).

Cilat pajisje preken veçanërisht? Sidomos pajisjet më të lira në gamën fillestare. Arsyeja: Për pajisjet më të lira, kostot për çipat e memories përbëjnë një pjesë më të madhe të çmimit total, rreth 15 deri në 20 përqind. Nëse çmimi i këtij komponenti rritet, kjo reflektohet më fuqishëm në çmimin e shitjes. Ky vlerësim ndiqet edhe nga kompania e kërkimit të tregut Counterpoint Research. Sipas analizës së tij, telefonat celularë nga furnizuesit kinezë si Huawei dhe Xiaomi, si dhe modelet fillestare nga Samsung dhe Apple, ka të ngjarë të preken. Kur u pyetën, prodhuesit kinezë Huawei dhe Xiaomi nuk janë përgjigjur, dhe Samsung dhe Apple nuk kanë komentuar nëse do të ketë pengesa në furnizim, as nuk do të thonë nëse dhe sa do t’i rrisin çmimet e tyre.

A po mbarojnë telefonat celularë dhe laptopët? Po, të paktën në segmentin e lirë. Ky është ai i shitësit me pakicë online zviceran Digitec Galaxus. Zëdhënësi i medias Manuel Wenk thotë: “Edhe më shumë se çmimet, ne aktualisht po shkaktojmë dështime në shpërndarje, veçanërisht në segmentin e lirë, kështu që përzgjedhja ndoshta do të bëhet më e vogël në muajt e ardhshëm për shkak të krizës së çipave.”