Ambasada e Kosovës në Austri hap ekspozitë për 28-vjetorin e Epopesë

Në Ambasadën e Kosovës në Austri, në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, u mbajt një aktivitet përkujtimor, raporton albinfo.at.

Në këtë ngjarje të veçantë kulturore u prezantuan veprat e artistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri: Haxhi Fejzullahu, Gëzim Emini dhe Halim Mejzini, të cilët përmes krijimtarisë së tyre artistike sollën reflektime dhe interpretime të rëndësishme mbi historinë, kujtesën dhe vlerat e luftës për liri.

Hapjen solemne të ekspozitës e bënë dy nxënëse me dy recitime artistike. Më pas programi vazhdoi me fjalën e të Ngarkuarit më Punë në Ambasadës e Republikës së Kosovës në Vjenë, z. Albinot Bimbashi, i cili vlerësoi lart vlerat artistike të veprave të ekspozuara dhe shprehu mirënjohje të thellë për çlirimtarët dhe sakrificën e tyre për liri, shkruan albinfo.at.

Përveç pjesëmarrëseve tjerë, në këtë organizim për nder të Epopesë së UÇK-së ishin të ftuar edhe veteranë të UÇK-së, të cilët me praninë e tyre nderuan këtë aktivitet përkujtimor dhe kulturor.

Kjo ekspozitë ishte një moment i veçantë për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e popullit të Kosovës, në veçanti heroizmin dhe qëndresën e familjes Jashari dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari, të cilët u bënë simbol i lirisë, guximit dhe flijimit për atdheun.

Përmes artit u rikujtua dhe u përçua mesazhi i rëndësisë së ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka kënaqësinë të njoftojë se ekspozita artistike “Epopeja e UÇK-së”, me punimet e artistëve Haxhi Fejzullahu, Halim Mejzini dhe Gëzim Emini, do të jetë e hapur për vizitorët në këto data: * E hënë, 9 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00 * E mërkurë, 11 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00 * E enjte, 12 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të vizitojnë ekspozitën dhe të njihen me punimet artistike që përmes artit sjellin kujtesën dhe simbolikën e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adresa: Ambasada e Republikës së Kosovës, Prinz Eugen Straße 8–10, 1040 Vjenë.

Rezultatet e para nga zgjedhjet në Zvicër

A do të pajtohen zviceranët që të përgjysmojnë pothuajse taksën e licencës për radio dhe televizion – një hap për të cilin mbështetësit thonë se do të lehtësonte presionin mbi familjet dhe bizneset?

Sipas tendencave të hershme të raportuara nga instituti kërkimor gfs.bern në orën 12:00, “iniciativa për SBC” ka gjasa të dështojë, së bashku me propozimin për fondin klimatik, transmeton albinfo.ch.

Rezultati për tatimin individual për çiftet e martuara mbetet i paqartë. Ndërkohë, mbështetja më e madhe është për kundërpropozimin për të garantuar të ardhmen e parasë së gatshme në kushtetutë.

Projeksioni i parë i rezultateve pritet në 12:30, ndërsa rezultate të tjera priten brenda disa orësh, së bashku me ato për propozimet e tjera.

“Iniciativa për SBC”, e mbështetur nga Partia Popullore Zvicerane e djathtë, Unioni Zviceran i Arteve dhe Zejeve dhe krahu rinor i Partisë Radikale-Liberale, synon të ulë tarifën vjetore të licencës për transmetuesin kombëtar nga 335 franga zvicerane (429 dollarë) në 200 franga, si dhe të përjashtojë të gjitha bizneset nga kjo pagesë.

Platforma Swissinfo është pjesë e SBC-së, e cila financon gjysmën e buxhetit të saj përmes kësaj licence.

Sondazhet e fundit sugjeronin se kundërshtarët kishin fituar terren dhe se qëndrimet e palëve ishin kryesisht të përcaktuara, por gara mbetej e ngushtë. Dhjetë ditë para votimit, një sondazh i institutit gfs.bern tregonte se 54% ishin kundër, 44% në favor dhe 2% të pavendosur, një rritje prej dy pikësh për mbështetësit krahasuar me rreth një muaj më parë. Kundërshtimi është i fortë në të majtë dhe në qendër, ndërsa mbështetësit e Radikal-Liberalëve janë të ndarë, por priren drejt votës kundër.

Mbështetësit argumentojnë se tarifa e licencës në Zvicër – më e larta në botë – duhet të ulet, sidomos ndërsa kostot e jetesës po rriten. Ata thonë se SBC duhet të përqendrohet në misionin e saj kryesor të shërbimit publik dhe se 850 milionë franga zvicerane (1.1 miliard dollarë) do të mjaftonin për shërbimet thelbësore. Ata gjithashtu pretendojnë se audienca po zvogëlohet, veçanërisht tek të rinjtë, ndërsa mosbesimi ndaj transmetuesit publik është më i madh në rajonet gjermanishtfolëse.

Ndër kundërshtarët janë qeveria, parlamenti, të gjitha partitë qeverisëse përveç Partisë Popullore Zvicerane, si dhe organizata kulturore, shkencore dhe sportive. Ata paralajmërojnë se ulje të tilla do të reduktonin ndjeshëm programet dhe mbulimin rajonal, duke dëmtuar diversitetin dhe cilësinë e mediave të shërbimit publik. Po ashtu theksojnë rolin unik të SBC-së në shërbimin për të katër gjuhët kombëtare dhe pavarësinë e saj nga pronësia komerciale.

Kjo është përpjekja e dytë për të ulur financimin e SBC-së. Iniciativa “No Billag”, që synonte heqjen e plotë të tarifës së licencës, u refuzua nga 71% e votuesve në vitin 2018. Edhe nëse propozimi i sotëm dështon, tarifa do të ulet gjithsesi në 300 franga për familje deri në vitin 2029, pas një vendimi të qeverisë.

Komuna e Bündnerit e refuzon tatimin individual

Edhe pse rezultatet zyrtarisht duhej të publikoheshin vetëm pas orës 12:00, nga disa komuna tashmë kanë filluar të dalin më herët rezultatet e para.

Komuna Soazza GR e ka refuzuar tatimin individual me 57,55 për qind, siç raporton “CH Media”.

Edhe iniciativa për para të gatshme, si dhe kundërpropozimi, janë refuzuar me 56,74 për qind respektivisht 66,92 për qind vota kundër, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, iniciativa për fondin klimatik ka marrë refuzimin më të madh, me më shumë se 80 për qind vota kundër.

Zgjedhjet për kryebashkiak të Cyrihut: Kush do ta pasojë Corine Mauch?

Ndër garat më sfiduese politike që po zhvillohen sot, në ditën e votimeve në Zvicër është padyshim ajo për zgjedhjen e kryetarit/kryetares së Bashkisë së qytetit më të madh të vendit, Cyrihut.

Pas 17 vitesh në detyrë, Corine Mauch po jep dorëheqjen si kryetare bashkie. PS, të cilës i takon zonja Mauch, ka prej 36 vitesh pushtetin në Cyrih. Tre burra dhe një grua po garojnë për ta pasuar atë, transmeton albinfo.ch.

Raphael Golta (Partia Socialdemokrate) konsiderohet favoriti. 50-vjeçari sjell përvojë të gjerë qeveritare. Ai ka shërbyer si kreu i shërbimeve sociale të Cyrihut për dymbëdhjetë vjet.

Konkurrenti i tij më i fortë është Përparim Avdili, FDP (Partia Liberale). 38-vjeçari është biri i punëtorëve emigrantë shqiptarë nga Maqedonia dhe është anëtar i parlamentit të qytetit për tetë vjet. Po kështu ai është president i FDP-së (Partia Liberale) të qytetit që nga viti 2022.

Avdili mund të dëmtohet nga qendra e djathtë sepse Partia Popullore Zvicerane (SVP) po paraqet gjithashtu një kandidat: këshilltarin kantonal të SVP-së, Ueli Bamert. Bashkëpresidenti 46-vjeçar i partisë së qytetit punon për Shoqatën e Importuesve të Vajrave Minerale Zvicerane, përcjell albinfo.ch

E vetmja grua që po aplikon për të pasuar Corine Mauch është Serap Kahriman (GLP). 35-vjeçarja, e cila ka emigruar në Zvicër, ka qenë anëtare e parlamentit të qytetit që nga viti 2022, është avokate dhe drejton zyrën e koordinimit të mbrojtjes së mjedisit për Kantonin e Schaffhausen.

Stuhia në SHBA lë të vdekur gjashtë persona

Një stuhi e fortë përfshiu disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Autoritetet njoftuan se katër persona humbën jetën në Michigan dhe dy të tjerë në Oklahoma, ndërsa tornado shkaktoi dëme kolosale.

Stuhia shkuli pemë, rrëzoi linjat e energjisë, dëmtoi ndërsa dhe shkatërroi çatitë e disa shtëpive, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në terren, transmeton albinfo.ch.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se moti i keq mund të vazhdojë përgjatë fundjavës, duke paralajmëruar për stuhi dhe përmbytje masive deri në Teksas. Autoritetet njoftuan gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbyllje rrugës, gjatë gjithë fundjavës.

Guvernatorja e Michiganit tha se ka aktivizuar një emergjencë shtetërore për qarqet më të rrezikuara nga tornadoja. “Ne po punojmë me ekipet e emergjencës për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar burimet për ata që u prekën”, tha ajo.

Ndërkohë, Guvernatori i Oklahomës tha se shpalli gjendje të jashtëzakonshme në disa qarqe “për të siguruar që banorët e të kenë mbështetjen dhe burimet që u nevojiten pas stuhive”.

Rama uron gratë për festën e 8 Marsit

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në mesazhin e tij, Rama shprehu mirënjohje për kontributin e grave në shoqëri dhe theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre”, shkroi Rama, transmeton albinfo.ch.

Në fund të mesazhit, kryeministri uroi gjithashtu që kjo ditë të jetë një e diel e paqtë për të gjitha gratë shqiptare.

Sot Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës.

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave, transmeton albinfo.ch.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Gjeneva vë në pikëpyetje nëse ata që nuk paguajnë gjoba duhet të burgosen

Praktika e burgosjes së njerëzve që nuk paguajnë gjobat është nën shqyrtim në Gjenevë.

Në burgun Champ-Dollon, disa të burgosur po vuajnë dënime me burgim pasi gjobat për shmangie të tarifave, vepra të vogla penale të drogës ose vjedhje të vogla nuk u paguan, transmeton albinfo.ch.

Komisioni i vizitorëve të burgut thotë se sistemi prek në mënyrë disproporcionale njerëzit në vështirësi financiare dhe argumenton se paraburgimi duhet të jetë zgjidhja e fundit.

Gjatë debatit në Këshillin e Madh të Gjenevës, partitë e krahut të djathtë kundërshtuan reformën.

Një votim për këtë çështje u shty për dy javët e ardhshme.

Rritet popullsia e Gjenevës

Popullsia e Gjenevës vazhdoi të rritet në vitin 2025, duke arritur në mbi 537,000 banorë deri në fund të dhjetorit – 41.7 përqind e tyre shtetas të huaj.

Sipas Zyrës së Statistikave Kantonale, rritja prej gati 7,000 personash u nxit kryesisht nga migrimi, i cili përbënte pothuajse katër nga pesë banorë të rinj, transmeton albinfo.ch.

Francezët mbeten komuniteti më i madh i huaj.

Oferta e banesave u zgjerua gjithashtu, me një fitim neto prej mbi 2 mijë e gjysmë njësish – por numri i ndërtimeve të reja po bie pas një bumi.

Sot voton Zvicra

Taksimi individual

Aktualisht, çiftet e martuara në Zvicër tatohen bashkërisht, ndërsa të pamartuarit i nënshtrohen taksimit individual.

Për më tepër, për secilin grup zbatohen norma të ndryshme tatimore, që do të thotë se personat e martuar dhe të pamartuar paguajnë nivele të ndryshme taksash.

Megjithatë, për të korrigjuar këtë trajtim të pabarabartë, Parlamenti ka miratuar Aktin Federal mbi Tatimin Individual, mbi të cilin qytetarët do të hedhin votat e tyre, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Sipas këtij ligji të ri (nëse miratohet), çiftet e martuara do të tatohen gjithashtu individualisht.

Çdo person do të paguajë taksë mbi të ardhurat dhe pasuritë e veta, dhe e njëjta normë tatimore do të zbatohet për të gjithë, pavarësisht nga statusi i tyre civil.

Mbrojtja e parave të gatshme

Kjo iniciativë synon të përfshijë në Kushtetutë disponueshmërinë e parave të gatshme, si dhe frangun si valuta e vetme zyrtare e Zvicrës.

Për këtë qëllim, ajo dëshiron të detyrojë qeverinë federale të sigurojë që një sasi e mjaftueshme monedhash dhe kartëmonedhash të jetë gjithmonë në qarkullim.

Zëvendësimi i frangut me një valutë tjetër duhet të jetë i mundur vetëm me pëlqimin e popullit dhe kantoneve – domethënë, përmes një referendumi.

Këshilli Federal dhe Parlamenti gjithashtu duan të përfshijnë në Kushtetutë dispozitat mbi furnizimin me para të gatshme dhe frangun.

Megjithatë, ata nuk pajtohen me nxitësit e iniciativës, një organizatë të quajtur Lëvizja e Lirisë, për formulimin e iniciativës.

Prandaj, ata kanë nisur një kundërpropozim të tyre, bazuar në formulimin e ligjeve ekzistuese.

Votuesit do të vendosin se cilën nga të dyja do të miratojnë.

Tarifa e Korporatës Zvicerane të Transmetimeve (SRG/SSR)

Familjet private në Zvicër paguajnë një tarifë radiotelevizive prej 335 frangash në vit, e cila përdoret për të financuar stacionet publike televizive dhe radiofonike.

Iniciativa, e udhëhequr nga partitë e qendrës së djathtë, synon të kufizojë financimin e SRG-së në 200 franga për familje, duke argumentuar se kjo shumë do të ishte e mjaftueshme që transmetuesi të ofrojë “shërbim thelbësor për publikun e gjerë”.

Nga ana tjetër, kundërpropozimi i Këshillit Federal kërkon të ulë gradualisht tarifën për familjet private në 300 franga deri në vitin 2029.

Votuesit do të zgjedhin opsionin që u pëlqen më shumë.

Klima

E nisur nga Partia e Gjelbër, Iniciativa e Fondit të Klimës i bën thirrje qeverisë federale të ndajë dukshëm më shumë fonde për të luftuar ndryshimet klimatike dhe pasojat e saj.

Në mënyrë specifike, të Gjelbrit duan që kontributi vjetor të jetë i barabartë midis 0.5 dhe 1 përqind të prodhimit ekonomik të Zvicrës.

Kjo korrespondon me 4 deri në 8 miliardë franga në vit – shumë më tepër se 2 miliardë franga që qeveria zvicerane paguan çdo vit për mbrojtjen e klimës dhe energjitë e rinovueshme.

Ambasada e Kosovës në Vjenë organizon takim me mësuesit shqiptarë

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë organizoi një takim me mësues dhe mësuese të arsimit plotësues në gjuhën shqipe në Austri, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj.

Të pranishmit u mirëpritën nga i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, z. Albinot Bimbashi, si dhe Sekretarja e Dytë, znj. Marigonë Vrajolli.

Në takim morën pjesë: z. Osman Ademi, Kryetar i SHMSH “Naim Frashëri”, MSc. Miradije Berishaj, z. Ibrahim Hasanaj, znj. Merita Ismaili, znj. Anjeza Abazi, znj. Antigone Elshani dhe Dr. Ina Arapi, transmeton albinfo.at.

Gjatë takimit, z Bimbashi, vlerësoi lart përkushtimi dhe puna e palodhur e mësuesve, të cilët përmes angazhimit të tyre të vazhdueshëm kontribuojnë në ruajtjen, zhvillimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe në Austri.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë mësuesit dhe u uron Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!

Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih

Disa mijëra njerëz ndoqën thirrjen e kolektivit “Grève féministe Vaud” (Greva Feministe Vaud) të shtunën në Lozanë dhe demonstruan “kundër luftërave imperialiste”.

“Kundër politikave të kursimit që po na shkatërrojnë jetën dhe po financojnë luftërat imperialiste”: Nën këtë moto, demonstruesit u mblodhën fillimisht para katedrales, transmeton albinfo.ch.

U mbajtën fjalime dhe u brohoritën slogane, siç raportoi nga vendi i ngjarjes një gazetar nga Keystone-SDA.

“Nuk ka feminizëm pa antimilitarizëm. Nuk ka paqe pa drejtësi sociale”, bërtiti një anëtar i kolektivit. “Mbështetje për të gjithë popujt që rezistojnë”, shtoi një tjetër demonstrues.

Rreth 1,000 gra morën pjesë në demonstratën e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Cyrih. Demonstrata e paligjshme u mblodh në Paradeplatz, duke e bllokuar shpejt trafikun.

Disa gra të maskuara sulmuan stacionet e tramvajit. Të tjera varën litarë nëpër shina. Motoja e ngjarjes ishte “feministe dhe militante”.

Demonstruesit në Cyrih hodhën vazhdimisht fishekzjarre, siç raportoi policia e qytetit në mbrëmje. Një aktivizim i shkurtër plumbash gome dhe gazi lotsjellës u bë për të parandaluar demonstruesit të thyenin kordonin e policisë.

Asllani vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë

Një gol e një asistim ishte kontributi i Fisnik Asllanit të shtunën për Hoffenheimin.

Hoffenheimi i Asllanit, Leon Avdullahut e Albian Hajdarit, e mposhti 4:2 në udhëtim Heidenheimin e portierit Diant Ramaj e Arijon Ibrahimoviq.

Asllani asistoi në minutën e 26-të për Alexander Prassin. I njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, sulmuesi i Kosovës, 23-vjeçari Asllani, realizoi në minutën e 49-të për 3:0. Ai luajti deri në minutën e 87-të, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane.

Asllani tani i ka tetë gola e pesë asistime në elitën gjermane.

Avdullahu në mesfushë e kompletoi ndeshjen kurse, Hajdari u zëvendësua në mintuën e 77-të. Ramaj në portë te vendësit e kompletoi ndeshjen, ndërsa Ibrahimoviqi nuk luajti për shkak se ishte i sëmurë. Leart Paqarada vazhdon të jetë i lënduar.

 

Muriqi vazhdon me rekorde

Vedat Muriqi ka arritur shifrën e 18 golave brenda një edicioni.

Këtë shifër të golave, Muriqi e ka arritur me Mallorcan në La Liga në këtë sezon, transmeton albinfo.ch.

Është shifra më e lartë e arritur nga Muriqi brenda një kampionati në gjithë karrierën e tij.

17 gola i pati realizuar për Giresunsporin në edicionin 2015/16 në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.

Ndërkohë, me Fenerbahçen i kishte 15 gola në edicionin 2019/20 në Superligën e Turqisë.

Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon

Me ceremoninë simbolike të prerjes së shiritit,  Ylfete Fanaj, drejtuese e Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë të Kantonit të Lucernës hapi zyrtarisht sot stacionin e ri të policisë në Ebikon.

Vendndodhja e re i ofron publikut një pikë kontakti për pyetje dhe këshilla në lidhje me sigurinë.

Për të forcuar lidhjet e saj me komunitetin, policia e Lucernës po zbaton një program të ri të policimit në komunitet në rajonin e Ebikonit. Oficerë policie të trajnuar posaçërisht do t`i shërbejnë komunitetit me kohë të plotë, thuhet në një njoftim nga Departamentii i Drejtësisë dhe Sigurisë.

Philipp Meyer tani do të marrë këtë rol si specialist i policimit në komunitet për komunat e Ebikon, Buchrain dhe Dierikon.

Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Ka momente që të mbushin zemrën me shpresë. Një prej tyre është kur sheh klasën plot me nxënës shqiptarë në Zvicër. Në ato çaste ndjen sikur ringjallet diçka e thellë brenda shpirtit të komunitetit tonë. Aty ku dëgjohet shqipja, aty ku mësohen shkronjat e gjuhës së nënës, aty rilind dashuria për gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Thënia e njohur e kohëve të vështira të historisë sonë – “Një gjuhë, një flamur, një komb” vazhdon të jetojë edhe sot, në zemrat e brezit të ri. Prindër të përkushtuar i sjellin fëmijët e tyre në shkollat shqipe që ata të mësojnë gjuhën e të parëve, gjuhën e nënave dhe baballarëve të tyre.

Gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi. Ajo është kujtesë, identitet dhe shpirt. Është ura që lidh të kaluarën me të ardhmen, rrënjët me brezat që rriten larg atdheut.

Për një mësues të gjuhës amtare, çdo fëmijë në klasë është një dritë shprese. Çdo fjalë e shqiptuar në shqip është një hap drejt ruajtjes së identitetit tonë. Çdo pasdite që këta fëmijë e kalojnë në bankat e shkollës shqipe është një sakrificë e bukur për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën tonë.

Të lindur larg atdheut, ata po rriten me vetëdijen se kush janë dhe nga vijnë. Dhe kjo është fitorja më e madhe për gjuhën shqipe.

Në këtë ditë të shenjtë për arsimin shqiptar, përulem me respekt para të gjithë mësuesve që, me përkushtim dhe dashuri, mbajnë gjallë dritën e dijes dhe të gjuhës shqipe në çdo cep ku jetojnë shqiptarët.

Urime të gjithë mësueseve dhe mësuesve shqiptarë kudo që janë!
Paçi gjithmonë forcën dhe përkushtimin për të ndezur tek brezat e rinj dashurinë për gjuhën, kulturën dhe atdheun tonë.

Gëzuar 7 Marsin!

 

Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA”

Integrimi i gruas shqiptare në shoqërinë zvicerane dhe roli i saj në jetën sociale e profesionale të diasporës ishte në qendër të një mbrëmjeje diskutimi që mblodhi gra të komunitetit shqiptar në Zvicër. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave dhe u konceptua si një hapësirë reflektimi mbi përvojat, sfidat dhe arritjet e grave shqiptare në mërgatë.

Ngjarja u mbajt më 6 mars në Gjenevë, ku u bë edhe prezantimi i nismës “Zëri i Gruas LIRA”, pjesë e platformës e-drejtajote.ch, një iniciativë që synon të nxisë dialogun, ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e grave shqiptare në diasporë.

Programi u hap nga moderatorja Nerxhivane Sejdiu Ferati, ndërsa fjalën hyrëse e mbajti Linda Rexhaj Maliqi, themeluese e nismës dhe këshilltare juridike në sindikatën zvicerane Unia. Në fjalën e saj ajo theksoi se kjo iniciativë lindi nga nevoja për të artikuluar më qartë përvojën dhe kontributin e grave shqiptare në mërgatë.

“Sot jemi mbledhur për të shënuar 8 marsin dhe për të prezantuar një nismë që buron nga përvoja dhe nga nevoja për ta dëgjuar më fuqishëm zërin e gruas shqiptare në diasporë. ‘Zëri i Gruas LIRA’ synon të trajtojë çështje që lidhen me të drejtat e grave, barazinë gjinore, mirëqenien sociale dhe integrimin, duke krijuar hapësira dialogu dhe reflektimi,” tha Rexhaj Maliqi.

Duke shpjeguar konceptin e nismës, ajo theksoi se emri LIRA përfaqëson një ide të dyfishtë: lirinë për të shprehur dhe afirmuar zërin e gruas, por edhe vlerën që ajo përfaqëson në familje, komunitet dhe shoqëri.

“Emri LIRA nuk është zgjedhur rastësisht. LIRA si liri, liria për të ngritur zërin tonë dhe për të zgjedhur rrugën tonë. LIRA si vlerë, sepse gruaja shqiptare është një aset i çmuar për familjen, për komunitetin dhe për shoqërinë,” u shpreh ajo.

Në reflektimin e saj mbi procesin e integrimit të grave shqiptare në Zvicër, Linda Rexhaj Maliqi theksoi se ky rrugëtim ka kaluar nëpër faza të ndryshme dhe shpesh është shoqëruar me sfida të shumta. “Integrimi i gruas shqiptare në shoqërinë zvicerane ka qenë një proces i gjatë dhe aspak i lehtë. Në fillim të viteve ’80 shumë gra erdhën përmes bashkimit familjar apo për arsye ekonomike, shpesh të izoluara dhe me njohuri të kufizuara gjuhësore. Sot, pas dekadash përpjekjeje dhe sakrifice, gratë shqiptare janë të integruara dhe të suksesshme në shumë fusha të jetës,” theksoi ajo.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, Floreta Kabashi Ademaj, e cila vlerësoi kontributin e grave shqiptare në jetën publike dhe profesionale të diasporës. “Sot fjala integrim dëgjohet shpesh në diskutimet publike, por pas këtij koncepti qëndrojnë histori sakrifice, vendime të vështira dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një jetë të re,” tha ajo.

Sipas saj, sot gruaja shqiptare është një aktore e rëndësishme në jetën shoqërore dhe profesionale. “Vajzat dhe gratë shqiptare i gjejmë në shumë fusha të jetës publike: si mjeke, juriste, mësimdhënëse, inxhiniere, sipërmarrëse, artiste dhe profesioniste të suksesshme,” theksoi Kabashi Ademaj.

Një nga momentet qendrore të mbrëmjes ishte paneli i diskutimit, ku katër gra shqiptare nga gjenerata dhe fusha të ndryshme profesionale ndanë përvojat e tyre mbi integrimin dhe rrugëtimin personal në shoqërinë zvicerane.

Në panel morën pjesë Luljete Hoxha Sylejmani, asistente sociale; Rrezarta Sejdiu Shatri, animatore socio-edukative dhe koordinatore e shoqatës Rinia Contact; Dr. Fortesa Mehmeti, shefe klinike dhe drejtuese në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik në HUG; si dhe Elda Gashi, studente e Shkencave të Edukimit dhe kryetare e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Gjenevë.

Diskutimi u përqendrua në disa dimensione të rëndësishme të integrimit: rrugëtimin personal në një shoqëri të re, përpjekjet për ndërtimin e një karriere profesionale, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të identitetit kulturor, si dhe balancimin mes jetës familjare dhe angazhimit profesional.

Panelistet ndanë përvoja konkrete mbi vitet e para të integrimit në Zvicër, duke theksuar rëndësinë e arsimit, të përfshirjes sociale dhe të mbështetjes së komunitetit. Një vend i veçantë në diskutim iu kushtua rolit të familjes dhe të komunitetit në transmetimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare tek brezat e rinj që rriten në diasporë.

Në përmbyllje të diskutimit, mesazhi i panelisteve për të rinjtë ishte i qartë: të besojnë në potencialin e tyre, të investojnë në arsimim dhe të përballen me sfidat me vendosmëri, duke ruajtur lidhjen me identitetin dhe rrënjët e tyre kulturore. Debati u zgjerua edhe nga ndërhyrjet e pjesëmarrësve në sallë, të cilët ndanë përvoja personale mbi integrimin dhe përfshirjen e grave shqiptare në shoqërinë zvicerane.

Programi u pasurua edhe me një pjesë artistike-kulturore. Violonçelistja Laura Goga interpretoi veprat “Për ty atdhe”, një pjesë nga Piazzolla dhe “Après un rêve”. Në vijim, Fatime Kallimashi interpretoi poezinë “Ti, grua”. Në fund të programit, publiku pati rastin të dëgjojë interpretimin e flautistes Vesa Ilazi, e cila solli pjesët “Baresha” dhe “Clair de lune”. Mbrëmja u mbyll me një aperitiv dhe me bashkëbisedim të lirë mes të pranishmëve.

Kjo tryezë diskutimi nxori në pah se rrugëtimi i gruas shqiptare në diasporë nuk është vetëm histori përpjekjesh personale, por një përvojë e përbashkët që formësohet nga mbështetja, bashkëpunimi dhe kontributi i grave shqiptare që jetojnë dhe janë aktive në shoqërinë zvicerane.

Fotot: TvAlbSwiss

Futbollistet e Kosovës mundin kroatet

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kroacisë me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2027.

Pas fitores bindëse që kishin arritur në shtëpi ndaj Gjibraltarit, futbollistet e Kosovës kanë vazhduar me paraqitje të mira edhe në këtë ndeshje kundër Kroacisë, që konsiderohej favorite e grupit, raporton rtklive.com.

Heroina e ndeshjes ka qenë Modesta Uka, e cila ka realizuar golin e vetëm të takimit dhe i ka siguruar tri pikë shumë të vlefshme për Kosovën.

Me këtë fitore, Kosova e mbyll muajin mars me gjashtë pikë, duke kryesuar renditjen në Grupin 2 të Ligës C.

Pas ndeshjes, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar futbollistet dhe stafin teknik për paraqitjen dhe rezultatin.

“Përgëzime lojtareve dhe stafit teknik për këtë paraqitje të shkëlqyeshme dhe për këtë fitore shumë të rëndësishme drejt objektivit për kalim në Ligën B. Ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme. Forca Kosovë!”, ka thënë Ademi.

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, me medalje të argjendtë në Austri

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria.

“Laura ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, Leila Mazouzi nga Slovenia. Në çerekfinale Laura mposhti me Ëazaari garuesen nga Kroacia, Nina Cvjetko”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

“Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Sara-Joy Bauer nga Gjermania”, transmeton albinfo.ch.

Fazliu në finale humbi nga braziliania Rafaela Silva, por ajo gjithsesi do të kthehet në Kosovë me medaljen e argjendtë.

Bernë: Ekspozita e fotografive që sjell historinë dhe kujtesën e Prekazit

Në kuadër të manifestimit përkujtimor dhe kulturor “Kurora e Lirisë”, që do të mbahet në Bernë, më 14 mars do të hapet për herë të parë në Zvicër ekspozita fotografike e autorit Sefer Aliçkaj, me titull “Prekazi – dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare”.

Ekspozita sjell përmes fotografisë historinë dhe kujtesën e Prekazit, si dhe sakrificën e Familjes Jashari, duke paraqitur momente të pavdekshme, vende dhe simbole që janë bërë pjesë e ndërgjegjes historike dhe emocionale të popullit shqiptar. Përmes këtyre fotografive, publiku do të ketë mundësinë të afrohet më pranë përjetimit të një prej ngjarjeve më domethënëse të historisë sonë kombëtare.

Datat 5, 6 dhe 7 mars për kombin tonë janë më shumë se një rikujtim i sakrificës së 64 dëshmorëve të rënë në Prekaz në vitin 1998. Ato janë simbol i qëndresës, i unitetit dhe i vendosmërisë që dëshmojnë çmimin e lirisë.

Përmes 36 fotografive, autori Sefer Aliçkaj na sjell më pranë atdheut, duke e sjellë në zemër të mërgatës shqiptare Prekazin emblemë, në të katër stinët dhe në të gjitha kohërat, si simbol të sakrificës së brezave të Familjes Jashari, e cila i dha vulën e lirisë së ëndërruar me shekuj Republikës së Kosovës.

Hapja e ekspozitës do të bëhet në orën 13:00, në prani të autorit Sefer Aliçkaj, i cili vjen posaçërisht nga Prekazi për këtë rast.

Kjo ekspozitë është pjesë e programit të manifestimit “Kurora e Lirisë”, një aktivitet përkujtimor dhe kulturor që bashkon shoqata kulturore, artistë dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare në Zvicër dhe nga Kosova, për të nderuar sakrificën sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Ekspozita do të mbahet edhe neser më 8 mars në Firenze të Italisë në Manifestimin Kushtrimi i lirisë, që është poashtu një ngjarje përkujtimore kushtuar sakrificës sublime të familjes Jashari.

Sakrifica sublime e Familjes Jashari na obligon të jemi bashkë si kujtesë e gjallë e lirisë.

Këshilli Organizues i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër, së bashku me autorin e kësaj ekspozite, Sefer Aliçkaj, ju mirëpresin me respekt të shtunën, më 14 mars, nga ora 13:00, në:

Kursaal Arena

Kursaal Bern AG

Kornhausstrasse 3

3013 Bern, Zvicër

Mirë se vini!

 

Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani

Shumë zviceranë janë të bllokuar në Lindjen e Mesme: Në Dubai, Abu Dhabi dhe Katar ata po presin për një vend në aeroplanin e kthimit në shtëpi. Të enjten, linja ajrore Swiss operoi një fluturim special nga Omani në Cyrih, i cili u rezervua menjëherë plotësisht. Shumë njerëz të bllokuar ikën duarbosh dhe shpresonin për një fluturim të dytë. Linja ajrore sinjalizoi gatishmëri dhe i ofroi departamentit të jashtëm një tjetër fluturim special – por asgjë nuk ndodhi prej saj.

“Swiss nuk do të kryejë një tjetër fluturim special nga Mascat (Oman) në Cyrih për momentin,” tha zëdhënësi zviceran Michael Pelzer për Blick. “Ne e morëm këtë vendim në koordinim të ngushtë me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme (FDFA). Megjithatë, situata mbetet shumë e paqëndrueshme. Nëse kushtet e kornizës ndryshojnë dhe FDA e regjistron përsëri nevojën, ne do të shqyrtojmë kryerjen e një fluturimi tjetër special.

Me fjalë të thjeshta: FEDA nuk ka regjistruar asnjë nevojë! Departamenti i Ministrit të Jashtëm Ignazio Cassis (64) thekson se mospranimi i një fluturimi tjetër special u bë së bashku me Zvicrën – dhe “pas një shqyrtimi të detajuar”.

Megjithatë, Zvicra varet nga vendi i diplomacisë zvicerane dhe aktualisht nuk mund të udhëtojë në Oman vetë. Meqenëse hapësira ajrore e Omanit është aktualisht e mbyllur për fluturime të planifikuara; lejohen vetëm fluturime speciale. Për këtë, FDA duhet të marrë leje speciale. Në një mesazh të disponueshëm për Blick, një punonjës i FDF shkruan: “Kemi hasur edhe pengesa të tjera: asnjë leje fluturimi për fluturime shtesë dhe gjithashtu asnjë leje uljeje. Pra, nuk është aq e lehtë, më është dashur ta mësoj edhe këtë, megjithëse përvoja ime është ajo e një specialisti të agjencisë turistike.”

Edelweiss-Flieger me 70 vende të lira

Është e mundur që EDA të mos ketë kërkuar një fluturim tjetër special sepse dy avionë Edelweiss nuk ishin të zënë plotësisht nga Omani në Cyrih të shtunën. Do të kishte pasur 300 vende të disponueshme në A340 nga Muskat në Cyrih, kishte 281 pasagjerë në bord – 19 vende mbetën bosh. Në fluturimin e dytë me A320 nga Salalah, i cili ofron 174 vende, 51 vende mbetën bosh. Pra, pati shumë mosparaqitje. Është e paqartë nëse pasagjerët nuk mbërritën në aeroport në kohë apo zgjodhën një lidhje alternative udhëtimi, transmeton albinfo.ch.

Si fluturimet speciale të Swiss ashtu edhe ato të Edelweiss u kryen në bashkëpunim me FDA-në. “Megjithatë, nuk ishte një fluturim evakuimi i subvencionuar, por një operacion i pavarur”, thekson Swiss.

Gratë zvicerane të bllokuara ndihen të lëna vetëm nga FDFA. Një baba zviceran për Blick: “Qëndrova zgjuar gjithë natën për të blerë një biletë për vajzën tonë për një fluturim të Emirates të shtunën nga Dubai në Cyrih. U lehtësuam plotësisht kur funksionoi. Por pastaj zhgënjimi: pati një shpërthim, vajza jonë duhej të largohej nga porta. Aeroplani u shty fillimisht nga ora 9 e mëngjesit në orën 3 pasdite, pastaj në orën 8 të mbrëmjes. Ndërkohë, fluturimi është anuluar. Vajza jonë tani po përpiqet të qëndrojë në një vend të sigurt për të udhëtuar për në Oman nesër.”

Babait i mungon mbështetja praktike nga EDFA: “Do të ishte mirë nëse FDA do të organizonte një transport tokësor për në Oman. Shpenzimet mund të ndaheshin midis udhëtarëve, por për ne është e vështirë ta menaxhojmë vetë këtë.”

Nëse doni të shkoni në Oman, duhet ta organizoni vetë udhëtimin tuaj atje – për shembull me taksi që shkojnë në kufi. Ofruesit e rregullt të qirasë së makinave pothuajse gjithmonë kërkojnë kthimin e makinës me qira në të njëjtin vend; udhëtimet vajtje nga Dubai në Oman shpesh janë të mundshme vetëm si një zgjidhje e shtrenjtë speciale. Pati disa vonesa në pikën e kalimit kufitar. Kur u pyet nga Blick pse nuk ka asnjë diplomat zviceran në kufi për të ndihmuar zviceranët të kalojnë kufirin, FDADA u përgjigj: “Përvoja ka treguar se udhëtarët zviceranë ishin në gjendje të kalonin kufirin pa ndihmë.”

Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh

Ata që duan të paguajnë me para në dorë në Zvicër duke filluar nga dekada e ardhshme do të gjenden në duart e kartëmonedhave të reja. Nëse ngjyrat do të mbeten të njëjta, ilustrimet do të ndryshojnë, duke u përqendruar në bimë, male dhe ndërtesa.

Seria e dhjetë do të jetë në qarkullim midis 12 dhe 15 vjet pas asaj aktuale, e cila u prezantua nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) midis viteve 2016 dhe 2019.

Ky është një cikël mjaft i shkurtër, veçanërisht kur krahasohet me atë të kartëmonedhave euro, të cilat kanë qenë ende në qarkullim që nga prezantimi i monedhës së vetme në vitin 2002.

Banka Kombëtare Zvicerane gjithmonë përmend sigurinë si arsye për ndryshimin e shpeshtë. “Është e rëndësishme për ne që kartëmonedhat zvicerane të mbeten shumë të sigurta, në mënyrë që të mos jenë shumë të lehta për t’u falsifikuar”, shpjegon Antoine Martin, zëvendësdrejtor i BNS. “Integrimi i elementëve të rinj të sigurisë kërkon kohë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të fillojmë punën për të sot”.

Qëllimi është të qëndrojmë një hap përpara monedhave të tjera. Megjithatë, SNS nuk ka ndërmend të specifikojë saktësisht se cilët elementë do të optimizohen në kartëmonedhat e reja.

Një aspekt i dytë nënvizohet nga eksperti i numizmatikës Michael Zagorowski: kërkesa estetike e BNS. “Kartëmonedhat zvicerane konsiderohen ndërkombëtarisht një pikë referimi për cilësinë grafike dhe përmbajtjen. Ky pozicion kërkon një rinovim periodik, i cili shkon përtej përditësimeve të thjeshta teknike dhe e bën të dukshme ndërgjegjësimin kulturor të vendit”, raporton SRF, transmeton albinfo.ch.

Një sërë aktorësh përfitojnë nga kartëmonedhat e reja. Përveç shitjes me pakicë, institucioneve financiare dhe publikut, të cilët kanë interes të kenë bileta që janë të vështira për t’u falsifikuar, Zagorowski përmend edhe ekonominë reale: “Typografitë dhe furnizuesit e teknologjisë së sigurisë përfitojnë drejtpërdrejt nga caktimet e reja dhe përdorin çdo seri si një mundësi për të futur dhe zhvilluar më tej teknologji inovative”.

Së fundmi, seria e re përfaqëson gjithashtu për numizmatikën “një shtesë gjithmonë shumë të kërkuar për koleksionet”.

Agjencia Emphase, me zyra në Lozanë dhe Bernë, është vendosur në konkurrencë dhe për pesë vitet e ardhshme ose më shumë do të jetë e përkushtuar për përsosjen e kartëmonedhave të reja, në funksion të hyrjes në qarkullim.

Lidhur me elementët e sigurisë, bashkëthemeluesja Fabienne Kilchör thotë: “Kartmonedha është në fakt një format relativisht i vogël. Dhe në të njëjtën kohë, kur hyjmë në mikrodizajn, papritmas e gjejmë veten përpara një fushe futbolli”.

Zëvendësdrejtori i SNS, Antoine Martin, vlerëson se zhvillimi i kartëmonedhave të reja do të kushtojë rreth 50 milionë franga.