Vritet një shqiptar në Amerikë

Vritet në Amerikë Françesk Shkambi, kushëriri i Elvis Shkëmbit i cili ekzekutoi gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, përcjell albinfo.ch.

Detaje të tjera janë bërë publike për ekzekutimin e shqiptarit 44-vjeçar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Sipas informacioneve, ai ishte i lidhur familjarisht me Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë, më 6 tetor.

Francesk Shkambi ishte personi që kishte nisur pak kohë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në mbështetje të Elvis dhe Gjon Shkambit. Në përshkrimin e nismës, ai ishte prezantuar si familjar, ndërsa donacionet kapën vlerën e mbi 8 mijë dollarëve, të destinuara për një “mbrojtje ligjore profesionale”.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në verandën e restorantit “Prime 7” në Commerce Township, ku Shkambi punonte si menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, megjithëse u transportua menjëherë në spital, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Rreth 20 minuta më vonë, një 65-vjeçar nga zona e Farmington Hills u paraqit vetë pranë policisë dhe u vu në pranga pa kundërshtim. Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri 9 mm, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje dhe që rezultonte e vjedhur.

Policia ka konfirmuar se mes viktimës dhe autorit kishte një përplasje të vazhdueshme, ndonëse motivi i saktë i konfliktit nuk është zbuluar ende.

Familjarë, kolegë dhe komuniteti lokal e kanë pritur me tronditje lajmin, duke e cilësuar Francesk Shkambin si njeri të qetë dhe punëtor. Restoranti ku ai ushtronte aktivitetin e tij ka njoftuar mbylljen e përkohshme pas ngjarjes tragjike.

Clark po vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Wesley Clark,  po vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë në çështjen e Speciales kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,Gjenerali, përcjell albinfo.ch.

Clark  gjatë dëshmisë së tij  dje ( 17 nëntor) deklaroi se Hashim Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, shtoi se në vitin 1998 nuk kishte shumë informacione për UÇK-në, por me sa kishin informacione bëhej fjalë për grupe lokale në përgjigje të shtypjes serbe.

Tha se pas vrasjes së familjes së Adem Jasharit, ai kishte njoftuar Pentagonin dhe nga ky moment kishte lindur plani për ndërhyrje të NATO-së.

“Unë dhe Richard Holburk e kontaktuam dhe ai tha se nuk do të flas për këtë është shteti im, problemi im, refuzoi të fliste për këtë temë dhe u përpoq më shumë se një herë ne e dinim që ishte e rrezikshme kjo gjë e dinim që kishte vështirësi për këtë gjë, por ai donte të fliste për këtë gjë“, theksoi Clark.

Gjenerali amerikan po ashtu tha se UÇK-ka nuk kishte komandë as strukturë kontrolli.  Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një grup i pavarur që po luftonte.

U takova me Thaçin në një herë të dytë, përpara sa filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, ishte personi me më autoritet, më i riu, dhe ishte më bindësi. Ishte personi që ishte veshur më mirë, I kishte flokët në mënyrë më të përshtatshme meqë e kuptova ai jetonte në Zvicër fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Por, ai nuk ishte komandanti ushtarak”, u shpreh ndër tjerash ai.

Minsitri i jashtëm gjerman sot viziton Kosovën

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë sot Kosovën , në kuadër të turit në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.

Ai do të takohet  me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin,

Presidenca njofton se Osmani do ta presë në takim kryediplomatin gjerman në orën 13:30. Kurse pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.

Paralajmërime për vërshime, në Prishtinë anulohet mësimi

Bëhet e ditur se Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar të martën për anulim të mësimit për shkak të reshjeve të shiut dhe paralajmërimeve për vërshime, përcjell albinfo.ch.

“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet. Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim të kësaj drejtorie të martën në mëngjes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për rrezik të vërshimeve të shpejta në disa lokalitete në Kosovë sot dhe nesër (18 dhe 19 nëntor) si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut e që kanë nisur nga orët e para të së martës.

A do të ulen çmimet e biletave për udhëtime me avionë në Gjermani?

Vitin e ardhshëm, taksa për fluturimet me avionë në Gjermani pritet të ulet, me synimin për t’i lehtësuar si kompanitë ajrore, ashtu edhe udhëtarët. Eksperti i transportit në CDU/CSU, Stephan Stracke, thotë se kjo ulje duhet të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet e biletave, përcjell albinfo.ch.

“Çmimet e biletave duhet të ulen. Kjo është ajo që pres nga linjat ajrore, veçanërisht nga Lufthansa,” deklaroi ai për Bild am Sonntag.

Stracke vlerëson se, nëse taksat dhe tarifat e aviacionit bien, përfitimi duhet t’u kalojë edhe pasagjerëve. Madje, sipas tij, çmimet mund të ulen edhe para datës zyrtare të reduktimit të taksës, e cila hyn në fuqi më 1 korrik 2026 – duke bërë që pushimet verore të vitit të ardhshëm të mund të jenë më të lira.

Sipas parashikimeve, taksa e trafikut ajror do të rikthehet në nivelin para rritjes së majit 2024, duke sjellë një lehtësim financiar prej rreth 350 milionë eurosh për sektorin. Për më tepër, tarifat pritet të ulen me mbi 10% deri në vitin 2029, ndërsa kostot e kontrolleve të sigurisë në aeroporte pritet të reduktohen falë proceseve më efikase.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa shpejt – dhe në çfarë mase – këto ulje do të shfaqen në çmimet e biletave për udhëtarët. Një gjë është e sigurt: kërkesa për bileta më të lira po bëhet gjithnjë e më e fortë, veçanërisht në periudhat e pushimeve, kur kostot e fluturimeve rriten ndjeshëm.

Gjermani: Shoferët shohin diçka të pazakontë në autostradën A45, policia nis hetimet

Një skenë e rëndë ka tronditur shoferët në autostradën gjermane A45, pasi në mes të rrugës u gjetën pjesë trupi njerëzor. Alarmi u dha nga një shofere, e cila vuri re objekte të pazakonta dhe njoftoi menjëherë policinë. Sipas raportimeve jozyrtare të gazetës gjermane Bild, bëhet fjalë për dy duar të prera të një gruaje, përcjell albinfo.ch.

Patrullat policore u dërguan menjëherë në seksionin midis nyjeve Olpe-Süd dhe Freudenberg, ku konfirmuan gjetjen e makabër. Si pasojë, autostrada është mbyllur në të dyja drejtimet, ndërsa ekipet e hetimeve për vrasje kanë nisur kontrollin e zonës dhe mbledhjen e provave.

Zyra e Prokurorit të Shtetit nuk ka dhënë detaje të sakta mbi numrin e pjesëve të trupit të gjetura, duke mbajtur informacionet fillestare të kufizuara për shkak të hetimit aktiv.

Rrethanat se si këto pjesë trupi kanë përfunduar në autostradë mbeten ende të paqarta. Megjithatë, sipas informacioneve paraprake, hetuesit po përjashtojnë mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me një aksident trafiku.

Kosova dhe Zvicra përballen sot, më shumë se një ndeshje

Zvicra dhe Kosova sot përballen në një ndeshje që simbolizon shumë më tepër sesa rivalitet sportiv.

Kjo sfidë është një pasqyrë e lidhjeve të thella njerëzore, kulturore dhe emocionale mes dy vendeve, të cilat ndahen prej dekadash përmes diasporës dhe historive të përbashkëta.

Zvicra është prej vitesh shtëpi e shumë lojtarëve me prejardhje kosovare që i kanë dhënë futbollit zviceran një dimension të veçantë. Emra si Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë bërë pjesë e historisë së futbollit helvetik, duke u krenuar me rrënjët e tyre. Nga ana tjetër, kombëtarja e Kosovës ka në radhët e saj futbollistë që janë lindur apo rritur pikërisht në Zvicër, një reflektim i natyrshëm i urave që lidhin të dy vendet.

Kjo ndeshje është një kujtesë e bukur se si futbolli arrin të tejkalojë kufijtë, duke bashkuar njerëzit përtej identiteteve, gjuhëve dhe historive të ndryshme, shkruan Ambasada e Kosovës në Zvicër. /Albinfo.ch

18-vjeçari kosovar aksidentohet rëndë në Francë

Raportohet se njëi ri kosovar në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u përfshi në një aksident, në autostradën A36 në rajonin Jura, në Lavans-les-Dole, midis Dole dhe Besançon, të shtetit francez, përcjell albinfo.ch.

Raporti tregon se tre persona mbetën të lënduar dhe mes tyre edhe D.S, 18-vjeçar nga Kaçaniku, i jeton me familjen e tij në Francë.

Persona të afërt me familjen kanë bërë të ditur për Klanin se kosovari është në koma që nga mëngjesi i ditës së djeshme dhe po lufton me jetën.

I riu dhe miqtë e tij u vetaksidentuan me makinë, pasi shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke e goditur mbrojtësen.

Referuar policisë franceze, në vendin e ngjarjes dolën rreth 16 zjarrfikës për të ndërhyrë në rast, të cilët i gjetën dy nga të lënduarit në gjendje kritike për jetën.

I lënduar rëndë ka mbetur shoferi, ndërsa pasagjeri i dytë thuhet të ketë lëndime më të lehta.

Hetimi për aksidentin tashmë ka nisur nga autoritetet atje, që do të zbulojnë edhe shkaqet e rastit të rëndë.

Kosova mund të humbasë katër lojtarë në “play-off”

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë të martën ndeshjen e fundit në këtë fazë të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët do të presin Zvicrën, ndërsa tashmë kanë siguruar vendin e tyre në fazën e “play-off”-it.

Përzgjedhësi Franco Foda duhet të jetë i kujdesshëm, pasi katër prej lojtarëve kryesorë kanë nga një karton të verdhë dhe nëse e marrin një të tillë në këtë ndeshje, do të mungojnë të paktën në gjysmëfinalen e “play-off”-it.

Bëhet fjalë për dy qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Albian Hajdari, si dhe mesfushorët Muharrem Jashari dhe Leon Avdullahu.

Dellova u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me Slloveninë.

Albian Hajdari e mori kartonin në fitoren 0-1 ndaj Suedisë.

Avdullahu u ndëshkua gjatë barazimit 0-0 me Slloveninë.

Jashari mori kartonin në triumfin 2-0 kundër suedezëve në Prishtinë.

Tre nga këta katër lojtarë janë pjesë e formacionit titullar të Fodas, kështu që mungesa e tyre do të jetë një goditje e madhe për ekipin.

Foda ka pranuar se mund të duhet të bëjë ndryshime në formacion për shkak të kësaj situate:

Ticino vendos raportimin e detyrueshëm të rasteve të abuzimit në Kishë

Kantoni Ticino ka bërë një hap të rëndësishëm në luftën kundër abuzimeve brenda Kishës, duke vendosur që çdo rast i dyshuar ose i konfirmuar i abuzimit të raportohet tek autoritetet gjyqësore brenda 30 ditëve.

Ndryshimi i ligjit u nxiti nga rasti i një kapelani rinor nga Ticino, i cili u dënua në gusht për abuzime seksuale ndaj të miturve. Dioqeza e Luganos kishte vonuar vite për të raportuar rastin, duke i lejuar priftit të vepronte pa pengesa, transmeton albinfo.ch.

Amendamenti i ri përcakton që detyrimi për raportim nuk vlen vetëm për të miturit ose personat që nuk mund të vendosin për vete, por edhe për të rriturit që janë në marrëdhënie varësie me klerikët. Ndryshimet prekin Kishën Katolike dhe atë Reformuese, duke forcuar udhëzimet ekzistuese për mbrojtjen nga abuzimet.

Stefan Loppacher, drejtues i Njësisë Kombëtare për Abuzimet në Kishën Katolike, thekson se rregullat e brendshme të Kishës nuk janë të mjaftueshme dhe kjo ligj i detyron autoritetet fetare të bashkëpunojnë me drejtësinë. Organizatat për mbështetjen e viktimave, si Gava, vlerësojnë ligjin, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme ndaj viktimave mbetet thelbësore.

Ekspertët nënvizojnë se priftërinjtë që kanë shkaktuar dëme fizike, psikologjike ose seksuale nuk duhet të rikthehen në detyrë brenda Kishës. Ligji synon të garantojë zero tolerancë ndaj abuzimeve dhe mbrojtje më të madhe për viktimat.

 

Pastrim parash: Miliarda dollarë kalojnë përmes platformave të kriptomonedhave

Një hetim global i International Consortium of Investigative Journalists (ICIJ) ka zbuluar fluksin e fondeve të paligjshme që kalojnë përmes platformave të kriptomonedhave. Sipas të dhënave të Chainalysis, këto flukse kanë arritur të paktën 28 miliardë dollarë në vitin e fundit.

Titulli i hetimit përmbledh saktësisht çështjen: “The Coin Laundry”. Platforma të ndryshme të kriptomonedhave përdoren shpesh për pastrim parash, sipas këtij hetimi që përfshiu rreth 40 media ndërkombëtare, përfshirë grupin zviceran Tamedia.

Kjo përfundim shkon kundër idesë fillestare të mbështetësve të kriptomonedhave, të cilët mendojnë se këto valuta dixhitale janë më të lehta për t’u kontrolluar, pasi të gjitha transaksionet regjistrohen në blockchain, një lloj regjistri dixhital që përmban historikun e çdo shkëmbimi, duke garantuar transparencën e operacioneve.

Por kjo transparencë nuk është gjithmonë e garantuar, sepse transaksionet e kriptomonedhave shpesh kalojnë përmes wallet-eve anonime, që e bëjnë të vështirë gjurmimin.

Shkupi përsëri ndër qytetet më të ndotura në rajon

Shkupi është renditur sërish si një nga qytetet me ajrin më të ndotur në rajon. Harta e IQ Air ka treguar përqendrime shumë të larta të grimcave të dëmshme në disa zona të qytetit.

Të dhënat e fundit tregojnë se në disa vende, ajri mbrëmë ishte në nivel të rrezikshëm, duke paraqitur kërcënim serioz për shëndetin e banorëve, raporton alsat përcjell albinfo.ch.

Qytetarët kërkojnë masa më të ashpra për të kontrolluar ndotjen. Njëri prej tyre tha:

“Shumë sëmundje vijnë nga ajri i papastër. Kur ajri është i pastër, njerëzit janë më të shëndetshëm. Në fshatra ajri është më i pastër dhe njerëzit sëmuren më pak. Këtu në qytet shumë fëmijë dhe të rritur janë të sëmurë.”

Një qytetar tjetër shtoi:

“Ndonjëherë ndihet erë e keqe gjatë natës, ndoshta nga mbeturinat që digjen ose nga zona e Drisllës.”

Edhe qytetarë të tjerë theksuan se duhet të vendosen kontrolle më të rrepta dhe dënime për ata që digjin goma ose mbeturina.

Sipas matjeve të fundit, zona më kritike për ajrin e ndotur ishte Novo Lisiçe. Ekspertët dhe institucionet shëndetësore këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë ditëve me ndotje të lartë dhe të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje.

Nisma qytetare “Qytet i Gjelbër Human” gjithashtu paralajmëron se Shkupi po përballet me nivele të larta ndotjeje, ndërsa shërbimet kompetente nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zgjidhur problemin.

 

Stuhi e fortë në Slloveni shkakton përmbytje dhe dëme të mëdha

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm ka goditur rajonin e Gorishkës në Slloveni, duke sjellë përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturë. Situata më e rëndë është në Gorishka Brdë, por probleme janë raportuar edhe në komunat Kanal ob Soçi dhe Tolminsko.

Sipas komandantit të shtabit rajonal të mbrojtjes civile, Sam Kosmaç, uji ka depërtuar në disa ndërtesa gjatë natës. Zjarrfikësit dhe mbrojtja civile kanë ndërhyrë rreth pesëmbëdhjetë herë, dhe operacionet e rikuperimit vazhdojnë.

Disa rrëshqitje të vogla toke nuk kërcënojnë ndërtesat, por disa rrugë janë mbyllur. Për shembull, rruga rajonale Dobrovo – Neblo është e mbyllur për shkak të përmbytjeve, ndërsa trafiku në seksionin Solkan – Gonjaçe alternohet.

Në Gorishkë, rrëshqitjet kanë bllokuar disa rrugë dhe një urë është shkatërruar. Dëme janë shkaktuar edhe në linjat e energjisë elektrike: në Vishnjevik, një shtyllë u rrëzua duke lënë rreth 200 përdorues pa energji, ndërsa në Shlovreç, 80 familje mbetën pa energji për shkak të një shtylle tjetër të rrëzuar.

Mishi, vezët dhe peshku të shitur në Zvicër respektojnë normat

Një analizë e përbashkët e Konfederatës dhe kantoneve zvicerane mbi afro 900 produkte shtazore tregon se mishi, vezët dhe peshku të shitur në Zvicër përgjithësisht respektojnë kufijtë e lejuar për substancat PFAS. Këto kimikate të qëndrueshme u zbuluan në të gjitha mostrat, por vetëm 0.8% i tyre tejkaluan vlerat maksimale të lejuara.

Shtatë mostra rezultuan problematike: pesë mish viçi, një mostër vezësh dhe një mostër peshku. Për këto raste, kimistët kantonalë kanë urdhëruar masa korrigjuese për të shmangur përsëritjen e tejkalimeve.

Në total u analizuan 401 mostra mishi, 282 vezësh dhe 206 peshku, ku 70% e produkteve ishin vendore ose nga Lihtenshtajni dhe 30% të importuara.

FSVO kontrolloi gjithashtu 276 mostra qumështi dhe produktesh të qumështit, të cilat aktualisht nuk kanë kufij ligjorë për PFAS. Dy mostra qumështi dhe një kos tejkaluan vlerat orientuese të BE-së.

PFAS janë substanca të prodhuara industrialisht, të vështira për t’u degraduar dhe të pranishme gjerësisht në mjedis, duke paraqitur rreziqe të mundshme për shëndetin e njeriut.

Zvicra, vendi evropian që shpenzon më shumë për kujdesin shëndetësor

Zvicra është ngritur në krye të renditjes evropiane për shpenzimet në kujdesin shëndetësor. Sipas Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, në vitin 2023 në Zvicër janë shpenzuar rreth 10,000 franga për frymë për shëndetësinë. Në krahasim, mesatarja e BE-së është rreth 3,500 franga, transmeton albinfo.ch.

Edhe kur bëhet rregullimi sipas paritetit të fuqisë blerëse, Zvicra mbetet lideri në Evropë për vitin 2023. Krahasimet sipas paritetit të fuqisë blerëse marrin parasysh ndryshimet në nivelin e çmimeve midis vendeve.

Sipas të dhënave, pas Zvicrës renditen Lihtenshtajni (rreth 9,746 franga) dhe Luksemburgu (rreth 6,356 franga). Gjermania shpenzon rreth 5,446 franga për frymë, Franca rreth 4,023 franga dhe Italia rreth 2,847 franga.

Të rinjtë në këtë kanton zviceran kanë qasje shumë të lehtë në alkool dhe duhan

Një kontroll i realizuar këtë vit në kantonin e Obvaldenit ka zbuluar se shumë dyqane dhe restorante kanë shitur alkool dhe duhan tek adoleshentët. Nga 92 blerje testuese, 25 herë produktet iu shitën personave nën moshën ligjore.

Testet treguan se më lehtë shiteshin pijet alkoolike të forta (33% e bizneseve të testuara), ndjekur nga birra dhe duhani. Megjithëse numri i shkeljeve është pak më i ulët se vitin e kaluar, autoritetet e kantonit nënvizojnë se situata mbetet shqetësuese.

Qëllimi është që verifikimi i moshës për blerjen e alkoolit dhe duhanit të bëhet praktikë standarde, ndërsa kantoni ofron trajnim për stafin e bizneseve për të përmirësuar mbrojtjen e të rinjve.

 

 

70% e praktikave profesionale në Zvicër sjellin fitim për kompanitë

Një studim i ri i Sekretariatit Shtetëror për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SERI) tregon se 71% e kontratave të praktikës në Zvicër janë fitimprurëse për kompanitë. Punëdhënësit gjenerojnë mesatarisht 4,540 franga fitim neto në vit për çdo praktikant, pasi zbriten të gjitha kostot e trajnimit.

Në total, përfitimi vjetor për ekonominë zvicerane arrin 800 milionë franga. Krahasuar me studimin e mëparshëm, kostot bruto kanë rënë lehtë, ndërsa prodhimtaria e praktikantëve është ruajtur.

Fitimi ndryshon sipas llojit të trajnimit

2-vjeçar (Certifikatë Federale Profesionale): 9,630 fr.

3-vjeçar (CFC): 13,940 fr.

4-vjeçar (CFC): 17,510 fr.

Fitimi ulet me rreth 3,000 franga kur praktikanti ndjek edhe maturën profesionale, por mbetet pozitiv.

Rajonet dhe sektorët

Të gjitha sektorët rezultojnë fitimprurës, me ndërtimin në krye. Rajoni i Liqenit të Gjenevës regjistron fitimin më të lartë, falë produktivitetit më të madh. Ticino ka fitimin më të ulët për shkak të prodhimtarisë më të dobët dhe pagave më të ulëta.

Cilësia e trajnimit

Më shumë se 75% e kompanive ofrojnë trajnim “të kënaqshëm deri shumë të mirë”, ndërsa 8% vlerësohen si “autoritarë”. Kompanitë konsiderojnë se 82% e planit të trajnimit është i rëndësishëm për nevojat e tyre.

Studimi u bazua në një anketë online me 6,686 kompani trajnimi dhe 3,655 kompani të tjera, me një shkallë përgjigjeje prej 31–39%.

Mësuesit në Neuchâtel: sfida në klasë dhe kërkesa për mbështetje shtesë

Në kantonin e Neuchâtel, një grup mësuesish ka dërguar një letër tek autoritetet për të njoftuar për situatat e vështira në shkolla, përfshirë sfidat në mësim, sjelljet e nxënësve dhe bashkëpunimin në klasë.

Një mësuese shpjegon se përballet me nxënës me çrregullime nga spektri autik, nxënës me vështirësi akademike dhe situata familjare komplekse. Philippe, një mësues tjetër, tregon se disa nxënës nuk dinë të lexojnë ose të shprehen qartë, dhe ka pasur refuzime gjatë aktiviteteve artistike.

Mësuesit kërkojnë më shumë mbështetje në klasë, përfshirë praninë e një edukatori ose mësuesi të specializuar, si dhe lehtësim të procedurave administrative për aksesin tek ndihmat.

Nga ana e autoriteteve, Crystel Graf, këshilltare shtetërore për arsim, deklaron se disa masa janë thjeshtuar që nga fillimi i vitit shkollor dhe efekti i tyre pritet të ndjehet së shpejti. Kantonit ka nisur gjithashtu projektin pilot “Flora” për përgatitjen e fëmijëve me integrim social të kufizuar. Graf njofton se do të takojë përfaqësues të mësuesve në bashkëpunim me komunat, pasi shkolla në Neuchâtel është e regionalizuar dhe aspekti sociopedagogjik financohet nga komunat.

Raste të ngjashme në Danimarkë

Danimarka po shqyrton metoda të reja për menaxhimin e situatave të vështira në klasë. Ministri i Arsimit ka propozuar zgjerimin e të drejtës së ndërhyrjes fizike nga mësuesit për të rivendosur qetësinë në klasë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për dhunë, por për udhëzime të thjeshta si vendosja e dorës mbi shpatullën e nxënësit për të treguar se duhet të largohet nga klasa.

Sipas autoriteteve daneze, kjo masë duhet të kombinohet me dy mësues në çdo klasë dhe mbështetje të specializuar arsimore. Përfaqësues të nxënësve kundërshtojnë ndërhyrjet fizike dhe rekomandojnë përqendrim në mbështetje dhe shërbime sociale.

Situata në Zvicër

Në Zvicër, përdorimi i forcës fizike në shkolla është i ndaluar përveç rasteve të rrezikut të menjëhershëm. David Rey, president i sindikatës së mësuesve në Zvicrën frankofone, thekson se përqendrimi është në nxitjen e kohezionit social dhe zbatimin e metodave të ndryshme në të gjithë kantonet.

 

Shqipëri: PD proteston para kryeministrisë, Berisha shpjegon qëllimin e saj

Sot para kryeministrisë së Shqipërisë po zhvillohet një protestë e Partisë Demokratike, e cila sipas kryetarit të saj, Sali Berisha, do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme. Ai e quajti këtë aktivitet “Foltore e Dytë”.

Berisha theksoi se misioni i Foltores së Dytë është të luftojë për Shqipërinë kundër regjimit aktual dhe jo vetëm të forcojë opozitën. Ai e krahasoi këtë platformë me lëvizje të ngjashme historike në Europë, që ndryshuan situatën politike në vendet e tyre.

Sipas Berishës, foltorja ka përballuar sfida të mëdha, përfshirë presione dhe agresion, por sot vazhdon me të njëjtin qëllim.

 

Harry Bajraktari nderohet me Urdhrin e Lirisë nga Presidentja Vjosa Osmani

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dekoroi Harry Bajraktari me Urdhrin e Lirisë, duke e vlerësuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rolin e Bajraktarit gjatë dekadave të fundit: “Për më shumë se tri dekada, z. Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e hershme ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe ka përfaqësuar kauzën e Kosovës në një periudhë tepër të ndjeshme.”

Presidentja Osmani gjithashtu kujtoi angazhimin e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan: “Ai ka ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan dhe udhëheqës të tjerë në SHBA, duke mbështetur Kosovën në momentet vendimtare dhe duke qëndruar krah popullit tonë.”

Harry Bajraktari u shpreh falënderues për nderimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vendit të tij.

 

Gjermania heq kufizimet për eksportet e armëve në Izrael

Gjermania ka bërë të ditur se do të largoj kufizimet në eksportet e armëve në Izrael, duke theksuar një “armëpushim të stabilizuar” në Gaza dhe përparimin e fundit diplomatik në rajon.

“Vendimi hyn në fuqi më 24 nëntor dhe e kthen vendin në shqyrtim rast pas rasti të aplikimeve për eksport armësh në Izrael”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, qeveria e bazoi vendimin e saj në armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit që ka qenë në fuqi që nga 10 tetori dhe “është stabilizuar” në javët e fundit teksa vuri në dukje përpjekjet drejt një paqeje të qëndrueshme dhe rritjes së ndihmës humanitare në Gaza.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, urdhëroi kufizimet më 8 gusht, duke ndaluar miratimin e eksporteve të armëve që mund të përdoren në luftën e Gazës ndërsa vendimi erdhi në përgjigje të njoftimit të Izraelit për një ofensivë tokësore në shkallë të plotë dhe ndalimin e dërgesave të ndihmës në Gaza.

SBB do të zgjatë shërbimin provë të trenave të natës në vitin 2026

Hekurudhat Federale Zvicerane po e përshtatin orarin e tyre kombëtar hekurudhor më 14 dhjetor dhe planifikojnë të prezantojnë një shërbim treni nate në itinerarin Bern-Cyrih-Winterthur.

Hekurudhat Federale e testuan këtë lidhje nate në disa fundjava në pranverë dhe vjeshtë, raportoi grupi i gazetave CH-Media të hënën. Mendohet se është e dobishme për udhëtarët e kohës së lirë dhe pasagjerët me nisje të hershme nga Aeroporti i Cyrihut.

Prandaj, Hekurudhat Federale planifikojnë ta zgjasin provën në vitin 2026. Lidhjet e natës do të ofrohen pothuajse çdo të premte dhe të shtunë në mbrëmje. Treni niset nga Winterthur në orën 1:40 të mëngjesit dhe mbërrin në Bernë në orën 3:04 të mëngjesit. Një tren nate niset nga Berna në orën 3 të mëngjesit dhe mbërrin në

Winterthur në orën 4:32 të mëngjesit. Udhëtarët ajrorë mbërrijnë në Aeroportin e Cyrihut në orën 4:16 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch.

Hekurudhat Federale po e përdorin provën gjatë gjithë vitit për të përcaktuar kërkesën për shërbime nate dhe itineraret e sakta në të cilat duhet të funksionojnë. Ata gjithashtu po studiojnë raportin kosto-përfitim.

Për shërbimin e ri të natës Bern-Olten-Cyrih-Aeroport-Winterthur, lidhjet janë të mundshme me shërbimet S-Bahn në Bernë, Olten dhe Cyrih.

Trenat e natës gjithashtu qarkullojnë pothuajse çdo fundjavë midis Fribourg-Lozanës dhe Aeroportit të Gjenevës, Sionit dhe Aeroportit të Gjenevës dhe Biel-Lozanës me lidhje me Aeroportin e Gjenevës.

Hekurudhat Federale do të vendosin për vazhdimin e një shërbimi kombëtar nate vitin e ardhshëm. Ato gjithashtu kanë plane për një shërbim fundjave 24 orë në ditë midis Cyrihut dhe Gjenevës, Oltenit dhe Bazelit, Bernës dhe Thunit, Lozanës dhe Sionit, dhe Cyrihut dhe Churit.