Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë

Edicioni i gjashtë i Art Without Limit International Film Festival është përmbyllur me një ceremoni festive në Kino ARMATA në Prishtinë, në nder të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, transmeton albinfo.ch.

Mbrëmja solli atmosferë të ngrohtë, përplot emocion, art dhe frymëzim nga pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ARTITHO ART WITHOUT LIMIT INTERNATIONAL FILaM FESTIVAL ART WITHOUT LIMIT INTERNATIONAL FILMFESTIVAL FILM FESTIVAL ARHOUFLMIT HOUT-LIMIT INTERNATIONAL TIONAL FILM FESTIVAL 2025 INTERN SPECIALMENTION PRESENTATIO! OR INSPIRATIONAL SPECIANALPRESENTANOI ATIONALP IN THE FILM ART WITHOST K LIMIT INTERNATIONAT ILM FESTIVAL 2025 LIMIT-KIDS RTWITHOUTLIMT-KIDS -KIDS ART WITHOUT LIMIT AWARD ۲۰ おたう လဥုဒုဘ よぱか ーだいでがし"

Programi u hap me një performancë nga Kori i Fëmijëve “Okarina”, nën dirigjimin e profesoreshës Elikona Hysaj Shala, duke sjellë energji pozitive dhe entuziazëm në sallë. Po ashtu u shfaq premiera e filmit “Sara”, një histori që trajton fuqinë e karakterit dhe kapërcimin e kufizimeve.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, violinë dhe turmë

Ceremonia e ndarjes së çmimeve

Pika kulmore e mbrëmjes ishte shpallja e fituesve të AWL 2025. Çmimet u ndanë nga personalitete të rëndësishme diplomatike:

Ambasadori i Zvicrës, Jürg Sprecher

Ambasadori i Belgjikës, Grégoire Cuvelier

Ambasadori i Austrisë, Georg Schnetzer

Përfaqësuesja e Ambasadës së Holandës, Julia Rujiter

Përfaqësuesja e Ambasadës së Italisë, Kiara Castaldo

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Malit të Zi, Bernard Cobaj, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, ministra, diplomatë dhe figura të njohura nga fusha e artit, aktivizmit dhe shoqërisë civile. Regjisorët pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës pranuan trofetë me emocion dhe krenari.

Fituesit e AWL 2025

Best Documentary: Actually, I Didn’t Want to Stay Long – Gjermani

Best Fiction: Beyond Silence – Holandë

Best Animation: Ghariba & Ajeeb – Algjeri

Best Story About Rights of Persons with Disabilities: Nina – Itali

Best Women Empowerment: Aufstehen – Austri

Art Without Limit Kids Award: Special Will – SHBA

AWL International Film Festival Award: Steps We Share – Shqipëri

Special Mention: Cypres Blue – Zvicër

Juria profesionale

Vlerësimi i filmave u drejtua nga emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë:

Juria kryesore

Kim Magnusson – producent danez, katër herë fitues i çmimit OSCAR

Rebeka Pruzan – producente ndërkombëtare, e nominuar për OSCAR

Igballe Qena – aktore e mirënjohur nga Kosova

Juria e të drejtave të njeriut (Human Rights 2025)

Faridah Nabaggala – Drejtoreshë e Albloom Film Festival, Norvegji

Islam Alilaj – deputet dhe aktivist nga Zvicra

Mikias Mulageta – drejtor i Focus on Ability Festival–Africa

Juria Art Without Limit Kids 2025
Përbëhej nga fëmijë me aftësi ndryshe: Bekim Isufi, Lina Hasolli, Mal Isufi, Sumea Haziri.

Vlerësimi për fuqizimin e gruas

Çmimi për fuqizimin e gruas u nda nga nënat e fëmijëve me autizëm nga organizata “Lobimi për Autizëm”, ndër to Arta Bajrami, Valbona Thçi Shala dhe shumë nëna të tjera, duke nderuar rolin dhe forcën e tyre të jashtëzakonshme.

Udhëheqja e mbrëmjes

Ceremoninë e moderuar nga Helena Halilaj u vlerësua për profesionalizmin dhe emocionin që ajo solli përgjatë gjithë mbrëmjes, duke e bërë eventin edhe më të paharrueshëm.

Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën shqiptare në Cyrih më 13 dhjetor 2025. Vizita vjen në kuadër të angazhimeve të tij me komunitetet shqiptare jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.

Referuar njoftimit, takimi do të mbahet në objektin Halle 622 në adresën Therese-Giehse-Strasse 10, CH-8050 Zürich, me fillim nga ora 18:30. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë anëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Ndërkohë, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar një njoftim drejtuar kandidatëve për kryeministër dhe subjekteve politike, duke rikujtuar se organizimi i tubimeve zgjedhore në territorin gjerman nuk lejohet më pak se tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në vendin e tyre.

Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar një njoftim për kandidatët për kryeministër dhe subjektet politike, duke theksuar se mbajtja e tubimeve zgjedhore në territorin gjerman nuk lejohet brenda periudhës prej tre muajsh para zgjedhjeve në vendet e tyre të origjinës, përcjell albinfo.ch.

Meqenëse zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të zhvillohen më 28 dhjetor, kjo rregullore nënkupton se partitë kosovare nuk mund të organizojnë tubime politike në Gjermani – vend ku jeton një pjesë e madhe e diasporës kosovare.

“Duke pasur parasysh diasporën e gjerë kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, ngjarjet e fushatës zgjedhore të zyrtarëve të huaj nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane të publikuar të mërkurën.

Ky reagim vjen pak ditë pasi kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, kishte paralajmëruar mbajtjen e një tubimi më 13 dhjetor në Frankenthaler të Gjermanisë.

Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

E para e shtetit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim presidentin shqiptar, Bajram Begaj.

Osmani tha se në këtë takim të ngrohtë, biseduan për bashkëpunimin e pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

“Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.” – shkroi presidentja.

Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord

Gjatë sesionit dimëror, Parlamenti zviceran po shqyrton buxhetin për vitin 2026 dhe po zhvillon zgjedhjet për Presidiumin Federal. Në rend dite janë gjithashtu iniciativa “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” si dhe iniciativa kundër fishekzjarreve.

Në këtë kuadër, Guy Parmelin është zgjedhur President i ri i Konfederatës Zvicerane, duke marrë 203 vota, një rezultat i jashtëzakonshëm dhe më i miri i 25 viteve të fundit, shkruan albinfo.ch.

Për krahasim, vitin e kaluar Karin Keller-Sutter kishte marrë 168 vota, ndërsa në vitin 2019 Ueli Maurer kishte arritur 201 vota – rekord që tani tejkalohet nga Parmelin.

Vlerësim për ministrin e Ekonomisë

Rezultati i lartë shihet edhe si shenjë vlerësimi për punën e Parmelin si ministër i Ekonomisë. Kohët e fundit ai njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për tarifat doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një zhvillim i rëndësishëm për ekonominë zvicerane.

Megjithatë, Parmelin është përballur edhe me kritika, sidomos lidhur me komunikimin rreth vizitës së disa milionerëve në Shtëpinë e Bardhë.

Tradita e radhës dhe “dëshmia” parlamentare

Zgjedhja e presidentit federal zakonisht ndjek një rotacion të brendshëm dhe konsiderohet formalitet. Megjithatë, rezultati i votimit shpesh shihet si një lloj “dëftese” për punën e anëtarëve të Këshillit Federal.

Në mandatin e tij të parë si president, në vitin 2021, Parmelin kishte marrë 188 vota – edhe atëherë një rezultat i mirë, por jo aq i lartë sa këtë vit.

Zgjedhja e nënkryetarit

Pas zgjedhjes së Guy Parmelin si president, pritet që Ignazio Cassis të zgjidhet nënkryetar i Këshillit Federal. Më pas, Parmelin do t’i drejtohet Parlamentit me një fjalim të shkurtër.

 

Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës

Kryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, Nazmi Jakurti, ka reflektuar pas AlbGala 2025 mbi rolin e kësaj ngjarjeje si pasqyrë e fuqisë së diasporës shqiptare. Ai e ka vlerësuar mbrëmjen si një moment të veçantë uniteti e krenarie, duke deklaruar:
“Nderë dhe kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e mbrëmjes AlbGala, ku çdo vit mblidhet ekselenca shqiptare e Zvicrës. Sa krenari të shohësh kaq shumë shqiptarë që arrijnë majat në fushat e tyre dhe e ngrejnë lart emrin e shqiptarëve kudo në botë!”

Në reflektimin e tij, Jakurti theksoi veçanërisht kontributin profesional të stafit të Albinfo.ch, duke vlerësuar punën e tyre si model për gazetarinë shqiptare në diasporë:
“Albinfo.ch, portali online dhe print, i themeluar nga Dr. Bashkim Iseni, sot drejtohet me shumë sukses nga Sevdail Tahiri – CEO, Blerim Shabani – Kryeredaktor, Bekim Dalipi, Luljeta Ademi si edhe nga një ekip i madh gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh. Me profesionalizëm, paanshmëri dhe përpikëri, Albinfo.ch është ‘Zvicra që flet shqip’ dhe shembull i shkëlqyer për shumë media shqiptare në hapësirat tona etnike.”

AlbGala 2025, me praninë e personaliteteve botërore si Lorik Cana, Flaka Goranci dhe Shkëlzen Doli, si dhe me shpalljen e personaliteteve të vitit në gjashtë kategori, tregoi se diaspora shqiptare jo vetëm që arrin rezultate të jashtëzakonshme, por i shndërron ato në frymëzim kolektiv.

Mesazhi përfundimtar i Jakurtit i jep kësaj ngjarjeje një dimension më të gjerë:
“Kur shqiptarët bashkohen në vizion dhe vullnet, ata nuk arrijnë vetëm majat – ata i zgjerojnë horizontet e tyre si komunitet global.”

 

Diana Sherifi Aliji nga Tetova fiton çmimin global “Women in Tech Community Award 2025”

Rëndësia globale e çmimit “Women in Tech Community Award 2025” këtë vit merr një theks të veçantë: nga një konkurrencë ndërkombëtare me pjesëmarrëse nga 128 shtete, inxhinierja e softuerit Diana Sherifi Aliji është shpallur fituese e këtij vlerësimi prestigjioz të WomenTech Network, shkruan albinfo.ch. Çmimi nderon projektet që krijojnë ndikim të dukshëm në komunitet dhe që avancojnë praninë e grave në ekosistemin global të teknologjisë.

Në qendër të këtij vlerësimi qëndron “Mama’s Feelings Tracker”, aplikacioni i krijuar nga Sherifi Aliji, i cili ofron një hapësirë të sigurt digjitale ku nënat mund të shprehin emocionet ditore, të marrin mbështetje praktike dhe të kujdesen për mirëqenien e tyre mendore. Aplikacioni bazohet në qasje shkencore dhe algoritme të thjeshta të përdorshme, duke i ofruar nënave sugjerime të personalizuara që lidhen me fazën e mëmësisë në të cilën ndodhen. Ai përfshin ushtrime qetësuese për frymëmarrje, ditar të udhëzuar, meditim, relaksim të muskujve, si edhe artikuj të hartuara nga psikologë të licencuar amerikanë për periudhën e paslindjes, zhvillimin e hershëm dhe fëmijët neurodivergjentë.

Në reagimin e saj pas shpalljes së fitueses, Sherifi Aliji u shpreh se ky çmim e motivon të vazhdojë misionin e saj: “Ky çmim lidhet drejtpërdrejt me punën time për komunitetin e nënave përmes Mama’s Feelings Tracker. Është një privilegj të jem pjesë e një rrjeti që vlerëson dhe feston kontributin e grave në teknologji. Ky çmim është i imi, por po aq edhe i juaji.”

“Mama’s Feelings Tracker” është tashmë aktiv në App Store dhe Google Play. Më shumë informacion gjendet te: www.mamasfeelingstracker.com

Në një peizazh teknologjik që po ndryshon shpejt, çmime të tilla tregojnë qartë se inovacioni nuk matet vetëm me avancime teknike, por edhe me forcën për të krijuar kujdes, qasje dhe mirëqenie. Gratë që udhëheqin iniciativa të tilla po dëshmojnë se teknologjia është më e plotë kur ndërtohet mbi empati dhe përgjegjësi shoqërore.

(L.A.)

 

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Paris në krye të listës së qyteteve më tërheqëse për turizëm, transmeton albinfo.ch.

Euromonitor International ka publikuar renditjen vjetore të 100 qyteteve më tërheqëse në botë për vitin 2025, bazuar në analizat e industrisë së turizmit, ekonomive urbane dhe sjelljes së konsumatorëve.

Parisi vazhdon dominimin e tij në turizmin global, duke u renditur si qyteti më tërheqës në botë për të pestin vit radhazi. Kryeqyteti francez mirëpriti mbi 18 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë vitit 2025, falë infrastrukturës së avancuar turistike, ofertës së pasur kulturore dhe strategjive të fokusuara në qëndrueshmëri.

Një nga ngjarjet që ndikoi ndjeshëm në rritjen e interesit turistik ishte rihapja e Notre-Dame de Paris, e cila u cilësua nga analistët si një ndër pikat kulmore të sezonit turistik.

Në total, 100 qytetet kryesore në botë regjistruan rreth 702 milionë mbërritje turistike, ose 8% më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Pas Parisit renditen Madridi në vendin e dytë, i vlerësuar për politikat e tij të qëndrueshmërisë dhe mobilitetit urban, si dhe Tokio në vendin e tretë, që vazhdon të mbetet destinacioni më i rëndësishëm urban në Azi falë ofertës dinamike turistike dhe organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive.

Italia rikthehet fuqishëm në pesëshen më të mirë, me Romën në vendin e katërt – e nxitur nga rritja e hoteleve luksoze dhe zgjerimi i aeroportit – si dhe Milano në vendin e pestë, e njohur për modën, dizajnin, klimën sipërmarrëse dhe infrastrukturën moderne turistike./Albinfo.ch

Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dalë me një njoftim zyrtar drejtuar partive politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, të paralajmëruara për më 28 dhjetor, duke sqaruar rregullat që vlejnë për aktivitetet zgjedhore në territorin gjerman, transmeton albinfo.ch.

Në njoftim thuhet se, për shkak të pranisë së madhe të diasporës kosovare në Gjermani, nuk lejohen organizime të fushatës zgjedhore nga zyrtarë apo subjekte të huaja në territorin gjerman, në një periudhë më të shkurtër se tre muaj para ditës së zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, organizimet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve”, thuhet në reagimin zyrtar të ambasadës.

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë pritet të nisë më 17 dhjetor dhe të përfundojë më 27 dhjetor. Paralajmërimi i ambasadës synon të sigurojë respektimin e kuadrit ligjor të Gjermanisë dhe parimeve të neutralitetit në proceset zgjedhore, veçanërisht në raport me aktivitetet në diasporë.

Ky njoftim konsiderohet si një thirrje për transparencë, respektim të ligjit dhe shmangie të shkeljeve që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor jashtë territorit të Kosovës./Albinfo.ch

U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet nëna e 2-vjeçarit shqiptar

Nëna e një 2-vjeçari shqiptar ka folur për tragjedinë që i mori jetën djalit të saj pas sulmit nga një qen në Greqi, duke treguar se ngjarja ndodhi brenda pak sekondash, teksa fëmija ndodhej në oborrin e shtëpisë, transmeton  albinfo.ch.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin grek Zakynthos, ku familja jetonte prej disa vitesh. Sipas rrëfimit të nënës, fëmija ishte kthyer nga pazari me prindërit dhe më pas kishte dalë në kopsht, ku ndodhej edhe qeni, i cili mbahej i lidhur.

Ajo tha se gjithçka ndodhi në një interval shumë të shkurtër kohor, duke përmendur edhe zhurmat e të shtënave nga një zonë e afërt gjuetie si faktor që mund ta ketë trembur qenin.

Prindërit hynë për pak çaste në shtëpi për të sistemuar gjërat nga pazari, kur ndodhi tragjedia. Rasti po trajtohet nga autoritetet greke, të cilat po hetojnë rrethanat e plota të incidentit.

Osmani: Kujtimi për Nazif Gashin do të jetë inspirues për brezat që vijnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Gashi pas ndarjes nga jeta të Nazif Gashit, njëri prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas, përcjell albinfo.ch.

Osmani tha se Gashi si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani ngushëllon familjen Gashi për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit

E nderuar familje Gashi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.

Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës.

Kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Nazif Gashin!

Vdiq Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar

Raportohet se ka vdekur në moshën 74-vjeçare Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të sportit të Kosovës në histori, përcjell albinfo.ch.

Gashi ka pasur karrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarët e tij.

Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.

I lindur më 1 tetor të vitit 1951, Nazif Gashi u bashkua me ekipin e parë të Prishtinës në vitin 1971.

“Unë kur kam ardhur në klubin e Prishtinës, kur kam hyrë në ekipin e parë, në vitin 1971, klubi vetëm sa kishte hyrë në Ligën e Parë të Jugosllavisë. Në atë kohë prej fundit të tabelës ne u bëmë kampion. Ishte një sukses i mirë, bëhej punë e mirë në klubin e Prishtinës, një ndryshim pozitiv. Pesë tituj rresht i kemi fituar”, tregonte Gashi.

Stili i boksit i Gashit dhe fitoret e tij të mëdha janë përmendur gjatë dhe përmenden ende nga tifozët besnikë të boksit.

Prej fitoreve më të famshme të tij ishte ajo e vitit 1974 në Beograd ndaj kampionit të atëhershëm të Evropës, Marjan Beneshi. E kishte mposhtur në kuadër të turneut “Doreza e Artë”.

Gjatë karrierës ka mposhtur edhe boksierë të tjerë të njohur në ish-Jugosllavi.

Në periudha të ndryshme ishte pjesë e Federatës së Boksit të Kosovës. Ishte edhe trajner i boksit e selektor, ndërsa për shumë vite i përshirë në bodibilding e fitnes.

Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër

Një fenomen i pazakontë ndriçoi qiellin e Zvicrës italiane mbrëmjen e së hënës, më 8 dhjetor, rreth orës 21:00, kur një vijë e ndritshme u pa për afro 9 sekonda mbi qiell. Raportime u regjistruan nga zona e Bellinzonës dhe nga shumë pjesë të Italisë, përcjell albinfo.ch.

Fenomeni, i njohur si “top zjarri” (term jo-shkencor për meteorë jashtëzakonisht të ndritshëm), u dallua për ngjyrën e tij të gjelbër, ndërsa pamjet u dokumentuan nga dhjetëra video amatore të shpërndara në internet. Sipas Shoqatës Astronomike të Tiçinos, bëhet fjalë me shumë gjasë për një meteor që i përket shiut meteorik Geminids.

Ekspertët shpjegojnë se ngjyra e gjelbër vjen nga përmbajtja e magnezit në përbërjen e shkëmbit, ndërsa shkëlqimi i jashtëzakonshëm lidhet me madhësinë e fragmentit që hyri në atmosferë.

Ditët në vijim pritet të jenë të favorshme për vëzhgimin e yjeve që bien, sidomos gjatë netëve të kthjellëta, duke e bërë këtë periudhë ideale për dashamirët e astronomisë.

Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani

Gjuha shqipe mbetet elementi i parë që na identifikon dhe na bashkon si komunitet në diasporë. Në Landin Renania Veriore–Vestfalia (NRW), mësimi i gjuhës shqipe është institucionalizuar dhe përfaqëson një model të rrallë suksesi, ndonëse jo në çdo qytet apo shkollë ekziston kjo mundësi, transmeton albinfo.ch.

Me një traditë mbi 50-vjeçare, mësimi i shqipes në NRW ka kaluar nëpër faza zhvillimi dhe përshtatjeje të vazhdueshme, duke ndërtuar një infrastrukturë solide për ruajtjen e gjuhës së prejardhjes. Ky proces u ka dhënë brezave të rinj një bazë të fortë kulturore, gjuhësore dhe identitare.

Shkolla shqipe nuk është vetëm një hapësirë mësimi, por një derë e hapur për të ardhmen. Nxënësit përfitojnë jo vetëm njohjen e gjuhës amtare, por edhe avantazhe të rëndësishme në integrimin, zhvillimin profesional dhe akademik. Shembull domethënës i këtij suksesi është mësuesi Lulëzim Çallaku, dikur nxënës i shkollës shqipe, sot kontribuues aktiv në të njëjtin sistem.

Fundjava e Ditës së Flamurit u shndërrua në festë në mbarë NRW, me aktivitete të shumta nga shkollat shqipe. Në mesin e tyre, spikatën programet e mbajtura në Mönchengladbach, ku nën drejtimin e mësuesve Adem Shala dhe Kaltrinë Neziri Shabani, nxënësit sollën një program emocional me këngë, valle dhe recitime. Kjo ishte gjithashtu 28 Nëntori i fundit në detyrë për mësuesin Adem Shala, pas një kontributi shumëvjeçar në mësimin e gjuhës shqipe.

Manifestimi u nderua edhe nga prania e përfaqësuesve institucionalë nga Kosova, përfshirë Ministren e Arsimit të Republikës së Kosovës Arbërie Nagavci, znj. Haskaj-Balaj dhe z. Kasumi, duke i dhënë një peshë të veçantë kësaj feste për nxënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin.

Nxënës, madje edhe nga brezi i tretë i mërgimit, u paraqitën me përkushtim, duke dëshmuar se mësimi i gjuhës shqipe në NRW është në rrugë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Dimal Basha pret nxënësit kosovarë fitues nga gara ndërkombëtare në Dubai

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në Kuvend 21 nxënës nga Brainobrain Kosova, të cilët përfaqësuan me sukses Kosovën në 15th Brainobrain International Competition në Dubai, përcjell albinfo.ch. 

Në garë morën pjesë 1.810 nxënës nga 16 shtete, ndërsa ekipi i Kosovës u kthye me 12 vende të para, 7 të dyta dhe 2 të treta. Kryetari Basha i përgëzoi nxënësit për suksesin dhe i inkurajoi të vazhdojnë rrugën e tyre të shkëlqyer.

Çmimi i energjisë në Francë bie në zero për disa orë

Më 8 dhjetor, në tregun “day-ahead” të Francës, çmimet e energjisë elektrike ranë përkohësisht në zero, duke bërë që konsumatorët të merrnin energji pa pagesë. Sipas raportimit të Bloomberg, kjo situatë e pazakontë u shkaktua nga një kombinim faktorësh.

Dimri jashtëzakonisht i ngrohtë uli ndjeshëm kërkesën për ngrohje, ndërsa erërat e forta rritën prodhimin nga parqet me erë. Në të njëjtën kohë, centralet bërthamore po funksiononin me rreth 85% të kapacitetit, duke krijuar një tepricë të madhe energjie në rrjet.

Ekspertët thonë se raste të tilla po shfaqen gjithnjë e më shpesh në Evropë, ku prodhimi i lartë nga burimet e rinovueshme gjatë periudhave me kërkesë të ulët e shtyn çmimin e energjisë drejt zeros – madje herë pas here edhe në vlera negative.

“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut

Shoqata Parandalo, në partneritet me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, organizon aktivitetin solemn kushtuar 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ditë që shënon miratimin historik të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Ky aktivitet synon të theksojë rëndësinë e angazhimit të përbashkët dhe ndërinstitucional në mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke vënë në qendër dialogun komunitar, pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë shoqërore.

Data: E enjte, 11 dhjetor 2025
Ora: 18:00
Vendi: GZ Oerlikon, Gubelstrasse 10, 8050 Zürich
Të interesuarit ftohen të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 10 dhjetor 2025 në: [email protected]
ose në numrin: 076 233 11 10
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Parandalo

 

Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve

Një hetim i programit zviceran të radios “On en parle” tregon një pabarazi të theksuar në promovimet e supermarketëve të mëdhenj. Gjatë nëntorit, vetëm 10% e ofertave ishin për fruta dhe perime, ndërsa rreth 60% i përkisnin snacks, ëmbëlsirave, alkoolit dhe produkteve të përpunuara.

Programi analizoi 429 promovime të pesë supermarketëve kryesorë: Coop, Migros, Lidl, Denner dhe Aldi. Sipas ekspertëve, kjo tregon se promovimet ndikojnë fuqishëm tek zgjedhjet e konsumatorëve, duke i drejtuar ata kryesisht tek ushqimet me sheqer, yndyrë dhe kripë, ndërkohë që frutat dhe perimet shpesh nuk vendosen në vende strategjike në dyqan, transmeton albinfo.ch.

Supermarketët argumentojnë se kjo është për shkak të sezonit dhe festave, dhe se në periudha të tjera ofrohen më shumë produkte organike dhe të shëndetshme.

Ekspertët e ushqimit theksojnë se marketingu ushqimor shpesh favorizon produktet jo-shëndetshme dhe se kjo ka një ndikim të madh në zakonet e konsumit.

 

Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale

Cyrihu po afirmohet si një nga qendrat më të rëndësishme të inteligjencës artificiale në Evropë. Me praninë e universitetit ETH Cyrihu, kompanive ndërkombëtare si Google, Microsoft, Meta dhe start-up-e inovative, qyteti po tërheq talente dhe po krijon një ekosistem unik teknologjik.

Mbi 200 kompani dhe qendra kërkimore, që përfshijnë më shumë se 1,500 studiues dhe 100 profesorë, po zhvillojnë projekte në fusha si robotika, bioteknologjia dhe automjetet autonome. Start-up-e si ANYbotics po krijojnë robotë të aftë të operojnë në ambiente industriale të rrezikshme, duke përdorur inteligjencën artificiale për inspektime dhe monitorim.

Megjithatë, zhvillimi i AI-së sjell edhe sfida: pagat e larta dhe kërkesa për strehim përkeqësojnë krizën e banesave, ndërsa shumica e teknologjisë së prodhuar në qytet mbetet e lidhur me kompanitë amerikane, duke kufizuar përfitimet ekonomike lokale, transmeton albinfo.ch.

Projekte zvicerane, si Apertus, synojnë të zhvillojnë modele AI të hapura dhe të etiketuara, duke përdorur të dhëna publike dhe duke mbuluar shumë gjuhë, duke e diferencuar nga modelet amerikane dhe kineze.

Me traditën në robotikë dhe qendrën e saj të AI-së, Cyrihu duket gati të përballet me sfidat dhe mundësitë e një tregu global në zhvillim të shpejtë.

Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin

Punonjësit e sektorit publik në kantonin Vaud protestuan të martën kundër buxhetit të propozuar për vitin 2026 dhe masave të kursimeve prej 305 milion frangash. Rreth 20,000 persona u mblodhën në rrugët e Lausanne-it. Gjatë marshimit, një makinë ndërpreu rrugën e demonstruesve, pa shkaktuar lëndime.

Në marshim morën pjesë mësues, bibliotekarë, punonjës të spitalit CHUV dhe doktorantë të Universitetit të Lausanne-it, si dhe disa punonjës privatë që shfaqën mbështetje për shërbimin publik. Demonstruesit përfunduan në Place du Château, pranë Këshillit të Madh të Vaudit, ku pas fjalimeve tradicionale, sindikatat kërkuan largimin e tyre për të shmangur probleme.

Sindikatat raportuan se 65 institucione, përfshirë 43 shkolla fillore dhe të mesme dhe 14 gjimnaze, ishin në grevë. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të orëve mësimore në disa shkolla, duke shqetësuar nxënësit dhe prindërit.

Deputetët e Vaudit, të cilët u përballën me protestues të martën, ishin paralajmëruar më parë për rreziqet e lëvizjeve masive dhe kishin marrë këshilla për dalje të sigurt nga Parlamenti. Pas trazirave të së martës, të mërkurën ngjarjet u zhvilluan pa incidente.

 

Prishtina sot u rendit e 19-ta në botë për ndotjen e ajrit

Prishtina sot është renditur në pozitën e 19-të në botë për nga niveli i ndotjes së ajrit, sipas matjeve të platformës ndërkombëtare IQAir. Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) në kryeqytet ka arritur vlerën 122, që kategorizohet si i pashëndetshëm dhe paraqet rrezik për grupet e ndjeshme dhe popullatën në përgjithësi.

Nga lista globale e publikuar nga IQAir, qytetet që e rrethojnë Prishtinën në renditje përfshijnë:

Beijing, Kinë në vendin e 17-të

Bishkek, Kirgizi në vendin e 16-të

Guangzhou, Kinë në vendin e 15-të

Kathmandu, Nepal në vendin e 14-të

Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë në vendin e 13-të

Përqendrimet e larta të grimcave PM2.5 në Prishtinë janë të dëmshme për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje respiratore. Specialistët rekomandojnë shmangien e aktiviteteve në ambiente të hapura, përdorimin e maskave mbrojtëse dhe ajrosjen e kujdesshme të hapësirave të brendshme.

 

 

Ruzhdi Ibrahimi, ndër fotografët më të mirë në konkursin ndërkombëtar “35AWARDS”

Fotografi shqiptar nga Zvicra Ruzhdi Ibrahimi është renditur ndër më të mirët në konkursin tematik ndërkombëtar “35AWARDS – Jeta e Egër: Grabitqarët”, duke u nominuar zyrtarisht për çmimin Fotografi më i Mirë i Konkursit.

Dy prej fotografive të tij janë përzgjedhur ndër dhjetë fotografitë më të mira, sipas rezultateve të votimit kryesor.

 

 

Konkursi, i cili konsiderohet një nga platformat më të mëdha botërore të fotografisë, këtë vit ka regjistruar pjesëmarrjen e 1’276 autorëve nga 92 vende dhe 605 qytete, me gjithsej 4’821 fotografi. Për herë të parë, Ruzhdi Ibrahimi ka marrë pjesë në këtë garë duke përfaqësuar Kosovën, konkretisht qytetin e Gjilanit, duke e vendosur atë në hartën ndërkombëtare të fotografisë së jetës së egër, shkruan albinfo.ch

Nominimi i tij përbën një arritje domethënëse për fotografinë e natyrës në Kosovë, duke reflektuar nivel të lartë profesional, standard etik në dokumentimin e botës së egër dhe angazhim të vazhdueshëm në promovimin e biodiversitetit përmes artit vizual.

Rezultatet zyrtare të konkursit janë publikuar në platformën e “35AWARDS”:
https://35awards.com/page/contests/num/957/