Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe për bllokadën serbe

Kur Kosova paguan deri në 800 euro për të transportuar një megavat-orë (MWh) energji, qytetarët nuk paguajnë vetëm për rrymën që u shkon në prizë.

Ata paguajnë edhe për pasojat e një bllokade politike, për tensionet me fqinjët dhe për dobësitë e një sistemi energjetik që nuk arrin t’i mbulojë nevojat bazë të vendit.

Që nga viti 2020, kur Serbia bllokoi linjën e transmisionit me Kosovën, u kufizuan rrugët më të shkurtra dhe më të lira për importimin e energjisë, duke e detyruar vendin të përdorë alternativa më të kushtueshme.

Si rezultat, kostot shtesë u reflektuan drejtpërdrejt edhe në faturat e energjisë për qytetarët dhe bizneset.

Me shpalljen e tarifave të reja vjetore, që pritet të bëhet deri në fund të muajit të ardhshëm, pasiguria vazhdon të mbetet e lartë, pasi nuk përjashtohet mundësia e një tjetër rritjeje të çmimit të energjisë elektrike.

Shpresë për ndryshim ka, pasi Serbia është obliguar që deri më 1 korrik të lejojë tregtimin e energjisë me Kosovën, por mbetet e paqartë nëse ky vendim do të zbatohet në praktikë.

Pse Kosova importon energji?

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk mjafton për të përballuar kërkesën e konsumatorëve për energji elektrike, sidomos gjatë dimrit.

Termocentralet me qymyr janë të vjetra dhe shpesh ndalojnë së punuari, për shkak të prishjeve dhe mirëmbajtjes, ndërsa prodhimi nga burimet e ripërtëritshme mbetet i vogël.

Vetëm nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, Kosova shpenzoi rreth 250 milionë euro për blerje të energjisë nga jashtë.

Çmimet e transportit arritën në nivele astronomike – deri në 800 euro për MWh në ditë të caktuara gjatë vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Ekonomisë.

Autoritetet e konsiderojnë bllokimin e linjës së transmisionit nga Serbia si faktorin kryesor që rrit kostot e importit dhe të transportit.

Për një vend me rreth 1.5 milion banorë dhe një ekonomi në zhvillim, këto kosto përbëjnë një barrë të konsiderueshme financiare, pasi rritja e shpenzimeve për energji ndikon jo vetëm në buxhetin e shtetit, por edhe në konkurrueshmërinë e bizneseve dhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

“Si pasojë e bllokadës nga ana e Serbisë, deri në 600 MW kapacitet transmisioni në kufirin Kosovë-Serbi nuk shfrytëzohet për shkëmbime komerciale – çfarë ushtron presion të vazhdueshëm mbi linjat e tjera ndërkufitare”, thonë nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Origjina e bllokadës

Problemi filloi në dhjetor të vitit 2020, kur Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) filloi të operojë në mënyrë të pavarur.

Kosova doli nga blloku rregullues me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe u bashkua me Shqipërinë, duke aktivizuar linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, e njohur si “Autostrada energjetike Kosovë-Shqipëri”.

Që nga ajo kohë, Serbia bllokoi linjat e transmisionit të energjisë në Kosovë, dhe vendi u detyrua të tregtonte përmes kufijve me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, ky devijim “politik” i ka kushtuar Kosovës miliona euro në vit – konkretisht rreth 150 milionë vetëm në vitin 2024.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj të plotë në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë sektorin energjetik.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, dy vendet arritën Marrëveshje për Energjinë në vitet 2013 dhe 2015, ndërsa në qershor 2022 miratuan edhe Udhërrëfyesin për zbatimin e tyre. Por, si shumë të tjera, as ato nuk u zbatuan kurrë plotësisht.

KOSTT-i konfirmon se Elektro-ekonomia e Serbisë (EMS) nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për tregtim të kapaciteteve me Kosovën.

“Që nga ajo periudhë [2020] e deri më sot nuk ka pasur dhe vazhdon të mos ketë tregti komerciale të energjisë elektrike në kufirin me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it për Radion Evropa e Lirë.

REL-i kërkoi qëndrim nga operatori serb, EMS, lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Pasojat në tregun energjetik

Mosalokimi i kapaciteteve në kufirin Kosovë-Serbi ka kufizuar konkurrencën, ka zvogëluar rrugët alternative për import dhe ka rritur kërkesën dhe çmimet në kufijtë e tjerë.

Ministria e Ekonomisë thotë se ky është një faktor që ka ndikuar pjesërisht në rritjen e tarifave për konsumatorët, të cilat vitin e kaluar u shtrenjtuan për rreth 16%.

Muajin e kaluar, tre operatorët energjetikë në Kosovë kërkuan rritjen e tarifave të energjisë elektrike edhe për këtë vit.

Sa kushton aktualisht energjia elektrike?

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovat-orë (kWh) në muaj, paguajnë 9.05 centë për kilovat-orë.

Konsumatorët që e tejkalojnë këtë prag, paguajnë 15.43 centë për kilovat-orë për energjinë e shpenzuar mbi këtë nivel.

Ndërkohë, gjatë tarifave të ulëta – që zbatohen nga ora 23:00 deri në 08:00 – çmimet janë më të favorshme: konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh paguajnë 3.88 centë për kilovat-orë, ndërsa ata që e tejkalojnë këtë prag, paguajnë 7.28 centë për kilovat-orë.

Eksperti i çështjeve energjetike, Nebih Zariqi, shpjegon për Radion Evropa e Lirë:

“Është si me rrugët tokësore – kur rruga më e shkurtër është e bllokuar, duhet përdorur rrugë më të gjata – gjë që rrit automatikisht koston e transportit. Tregtarët mund të manipulojnë edhe me çmimet për MWh”.

Megjithatë, as KOSTT-i dhe as Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk kanë publikuar shifra për vlerën totale të paguar për këto linja transmetimi gjatë pesë vjetëve të fundit.

Përpjekjet për zgjidhje

KOSTT e ka ngritur këtë problem në nivel rajonal dhe evropian, duke hapur rast në Komunitetin e Energjisë.

Dhjetorin e kaluar, Kosova mori kryesimin e kësaj organizate ndërkombëtare, qëllim i së cilës është ta mbështesë rrugën e vendeve anëtare të saj drejt anëtarësimit në BE, përmes zbatimit të ligjeve energjetike të BE-së.

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë vendosi atëkohë që Serbia duhet të lejojë tregtimin e energjisë me Kosovën më së largu deri më 1 korrik 2026.

“Ky bllokim, i cili ka vazhduar për më shumë se pesë vjet, ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta negative në funksionimin e sistemit energjetik të Kosovës, duke rritur ngarkesën e rrjetit dhe kostot e transmisionit përmes linjave alternative me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Shqipërisë”, tha ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, dhjetorin e kaluar.

Ministria e saj zotohet se do të monitorojë nga afër zbatimin e këtij vendimi.

Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga operatori serb, EMS, ose nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë lidhur me masat që do të ndërmerren nëse linjat nuk hapen në afatin e caktuar.

Nëse bllokada vazhdon, Kosova do të mbetet e detyruar të importojë energji përmes rrugëve më të gjata dhe më të shtrenjta, duke rritur më tej kostot për qytetarët dhe ekonominë.

Në afat të gjatë, kjo situatë mund të ndikojë edhe në sigurinë energjetike të vendit dhe në aftësinë e tij për të tërhequr investime./REL

Çfarë është ‘kontrata e integrimit’ e Zvicrës dhe a duhet ta nënshkruajnë të gjithë të huajt?

Nëse doni të vendoseni në Zvicër, do të duhet të bëni çdo përpjekje për t’u integruar dhe, në disa raste, madje të nënshkruani një marrëveshje zyrtare për këtë qëllim.

Por së pari: cilat janë kriteret zyrtare të integrimit?

Me pak fjalë, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) e përcakton këtë proces si pjesëmarrje në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të shoqërisë, e cila kërkon jo vetëm njohuri të gjuhës kombëtare të një rajoni të caktuar, por edhe njohje me mënyrën e jetesës zvicerane dhe zakonet lokale.

Një i huaj i ‘integruar’ duhet gjithashtu t’i bindet ligjeve të vendit dhe të mos paraqesë asnjë kërcënim për sigurinë e Zvicrës.

Megjithatë, për zviceranët, ‘integrimi’ ka një kuptim më të thellë; ai shkon përtej njohjes së fakteve dhe bërjes së gjësë së duhur për lidhjen emocionale me Zvicrën në përgjithësi dhe komunitetin lokal të të huajit në veçanti.

Sipas SEM, “kushdo që emigron në Zvicër pritet të integrohet me përgjegjësi në mjedisin e tij të ri. Marrëveshjet dhe rekomandimet e integrimit ndihmojnë në planifikimin e këtij procesi mësimor në një mënyrë detyruese.”

Dhe këtu hyn në lojë kontrata e integrimit

Në të, autoritetet kantonale të migracionit mund ta kushtëzojnë dhënien ose zgjatjen e lejeve B dhe L me pjesëmarrjen në kurset e gjuhës dhe integrimit që organizojnë (lexoni për këtë më poshtë).

Siç e shpjegon SEM, “marrëveshja e integrimit përshkruan në mënyrë transparente kontributin që të sapoardhurit pritet të japin si pjesë e integrimit të tyre. Në veçanti, ajo mund të përfshijë objektiva për fitimin e aftësive gjuhësore, për integrimin arsimor ose profesional dhe ekonomik, si dhe për fitimin e njohurive rreth kushteve të jetesës, sistemit ekonomik dhe sistemit ligjor në Zvicër.”

A duhet ta nënshkruajnë atë të gjithë shtetasit e huaj?

Këto kontrata përgjithësisht lidhen me emigrantë nga vendet e treta, jo me persona nga BE/EFTA (Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni) ose anëtarë të familjeve të qytetarëve zviceranë.

Gjithashtu, zbatimi është kryesisht i decentralizuar, me vendimin që i lihet kantoneve individuale.

Për shembull, Basel-City, Berna dhe St.Gallen janë ndër kantonet ku ky dokument është i detyrueshëm, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.

Të tjerë, si Zugu, nuk e detyrojnë atë, duke u bazuar në faktin se këto kontrata kërkojnë shumë përpjekje administrative.

Zuriku, ku kontratat nuk janë të detyrueshme, tani po shqyrton edhe futjen e këtij sistemi.

Përveç kërkesave standarde, siç është aftësia gjuhësore, një mocion për këtë qëllim në parlamentin kantonal dëshiron gjithashtu të përfshijë këto gjashtë pika në marrëveshje:

  • Burrat dhe gratë janë të barabartë
  • Ligji mbizotëron mbi fenë
  • Të gjithë mësojnë/zotërojnë një gjuhë kombëtare
  • Fëmijët ndjekin shkollën e detyrueshme pa përjashtim
  • Integrimi në tregun e punës brenda një viti
  • Respektimi i ligjeve dhe mos kryerja e veprave penale

Çfarë bën saktësisht Zvicra për të ndihmuar të huajt të integrohen?

Neni 4 i Aktit Federal Zviceran për Integrimin thotë se “kontributet e qeverisë federale në promovimin e integrimit kanë për qëllim t’u mundësojnë të huajve të marrin pjesë në jetën ekonomike dhe sociale, dhe të nxisin kohezionin social”.

“Këto masa kontribuojnë, në veçanti, në integrimin profesional më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të migrantëve”, tha SEM.

Konkretisht, qeveria federale ka ndarë rreth 248.8 milionë franga për t’u shpërndarë kantoneve për programet e tyre të integrimit (PIC).

“PIC-të janë instrumenti kryesor strategjik i politikës zvicerane të integrimit”, tha Këshilli Federal. “Ato bazohen në marrëveshje programore të lidhura midis Konfederatës dhe kantoneve. Marrëveshjet 2024-2027 parashikojnë shtatë fusha mbështetjeje, duke përfshirë gjuhën, trajnimin dhe punësimin, si dhe bashkëjetesën dhe pjesëmarrjen”.

“Këto fonde do t’u mundësojnë kantoneve të financojnë masa që synojnë kryesisht emigrantët nga BE dhe EFTA, si dhe ata nga vendet e treta”, shtoi qeveria.

Shumat më të mëdha janë të destinuara për kurse gjuhësore (88 milionë franga), punësim (73 milionë) dhe këshillim (26 milionë).

Çmimet e shtëpive të dyta në Zvicër rriten ndjeshëm

Kërkesa për shtëpi të dyta në rajonet turistike zvicerane mbetet shumë e lartë, duke çuar në inflacion më të shpejtë të çmimeve sesa për banesat kryesore.

Sipas një analize të publikuar sot nga firma konsulente Wüest Partner, rritja e vlerave të pasurive të paluajtshme për banesat dytësore ishte më e lartë se ajo e tregut për banesat kryesore.

Që nga fillimi i vitit 2020, çmimet për shtëpitë e dyta të nivelit të mesëm në rajonet turistike janë rritur me një mesatare prej 46%. “Kjo korrespondon me një progresion vjetor prej 6.5%”, shpjegojnë ekspertët nga Wüest Partner. Në të njëjtën periudhë, apartamentet e përdorura nga pronarët e shtëpive të përdorura si akomodim kryesor u rritën me 32%, ose 4.6% në vit.

Megjithatë, në muajt e fundit, tregu për shtëpitë e pushimit ka treguar shenja normalizimi, duke iu afruar dinamikës së tregut parësor të banesave. Sipas vlerësimeve nga Wüest Partner, çmimet për banesat dytësore do të rriten me një mesatare prej 4.3% në vitin 2025, ndërsa apartamentet për banesat kryesore do të rriten me 4.5%.

Në nivel rajonal, gara në rritje tregon ndryshime të konsiderueshme. Graubünden dhe Zvicra Qendrore janë vendet me performancën më të mirë, me norma vjetore rritjeje prej 7.7% dhe 8.3% përkatësisht që nga fillimi i vitit 2020. Valais kohët e fundit u përshpejtua në 6.2%.

Ticino, nga ana tjetër, ka dinamikën më të dobët nga rajonet e marra në konsideratë. Duke përdorur nivelin e çmimeve të tremujorit të parë të vitit 2016 si bazë prej 100, kantoni jugor është pas në 105 në tremujorin e katërt të vitit 2025, krahasuar me 123 në Zvicrën frëngjishtfolëse, 133 në Zvicrën lindore, 135 në Valais, 142 në Bernë, 152 në Graubünden dhe 163 në Zvicrën Qendrore.

Në nivel kombëtar, disa faktorë, disa të natyrës strukturore, shpjegojnë rritjen e çmimeve. Së pari, depërtimi në rritje dixhital përforcon trendet si puna në distancë dhe “puna” (kombinimi i punës dhe pushimeve), shpjegojnë analistët. Si pasojë, kërkesa për shtëpi të dyta rritet, veçanërisht në destinacione të lidhura mirë dhe tërheqëse nga ana peizazhore. Së dyti, investimet në infrastrukturë dhe zgjerimi i ofertës vjetore turistike rrisin atraktivitetin e vendeve. “Kur destinacionet jo vetëm që përjetojnë kulme sezonale, por janë më të frekuentuara gjatë gjithë vitit, rritet edhe gatishmëria për të mbajtur një shtëpi të dytë përgjithmonë ose për të paguar çmime më të larta në kohën e blerjes”, thuhet në raport, shkruan swissinfo.

Faktori i tretë ka të bëjë me ofertën, e cila vështirë se mund të zgjerohet. Rishikimi i planifikimit hapësinor dhe Ligji për Shtëpitë e Dyta e bëjnë praktikisht të pamundur, në shumë bashki, krijimin e kapaciteteve të reja të mjaftueshme për të përballuar kërkesën. Rezultati është një tepricë e vazhdueshme e kërkesës dhe presioni pasues mbi çmimet, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, oferta e apartamenteve të banuara nga pronarët në zonat turistike është ulur ndjeshëm. Deri në fund të vitit 2019, kishte ende një zgjedhje relativisht të madhe, falë një rritjeje të aktivitetit të ndërtimit të ri pak para se të hynte në fuqi ndryshimi i ligjit për shtëpitë e dyta, duke çuar në një klimë të përgjithshme pasigurie që zvogëlon prirjen për të blerë.

Që nga fillimi i pandemisë, pamja ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Rritja e prekshme e kërkesës ka ulur ndjeshëm numrin e ofertave. Në shumë rajone turistike – veçanërisht në kantonin Graubünden – tani është më e vështirë të gjesh një apartament sesa në qendrat urbane të Zvicrës.

Për tremujorët e ardhshëm, ekspertët presin që çmimet të rriten më tej, megjithëse me një ritëm në rënie. Në të vërtetë, aktualisht nuk ka shenja të një rënieje të ndjeshme të kërkesës.

Gatishmëria e lartë për të paguar duhet të vazhdojë dhe të mbështetet nga vazhdimësia e modeleve më fleksibile të punës dhe stilit të jetesës, si dhe nga atraktiviteti i vazhdueshëm i shumë destinacioneve malore.

Nga ana e ofertës, nuk dallohen impulse shtesë. Një faktor vendimtar është hapësira e kufizuar në nivelin rregullator: në komunat me një përqindje të lartë të shtëpive të dyta, ligji dhe planifikimi hapësinor në fakt i kufizojnë kapacitetet e reja në disa raste të përcaktuara mirë, siç janë zëvendësimet e ndërtesave në ndërtesat ekzistuese, ndryshimet e përdorimit ose modelet specifike të përdorimit.

“Stoku i banesave nuk mund të rritet me të njëjtin ritëm si kërkesa. Prandaj, mbetet një mjedis që mbështet kërkesën e tepërt dhe kështu presionin në rritje mbi çmimet”, përfundojnë specialistët.

Zvicër: Muaj i ri, ligje të reja: ja ndryshimet që do të hyjnë në fuqi në mars

Një komision i kryesuar nga ish-Këshilltarja Federale Simonetta Sommaruga tani do të këshillojë Konfederatën mbi menaxhimin e trashëgimisë kulturore historikisht problematike.

Operatorët e telefonisë celulare do të kenë gjithashtu detyrime të reja në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike, transmeton albinfo.ch.

Këto janë dy nga masat e reja që do të hyjnë në fuqi të dielën, dhe ne ofrojmë një përmbledhje të tyre

Arsimi

Një urdhëresë e re mbi Diplomën Profesionale Federale do të hyjë në fuqi më 1 mars. Ajo rregullon në mënyrë specifike strukturën e mësimdhënies brenda sistemit të zgjeruar të arsimit të përgjithshëm, kërkesat për programet e trajnimit, promovimin, provimin e Diplomës Profesionale Federale dhe njohjen e programeve të trajnimit nga Konfederata. Diploma Profesionale Federale duhet t’u mundësojë praktikantëve të studiojnë në një universitet të shkencave të aplikuara dhe t’i përgatisë ata për role sfiduese në biznes dhe shoqëri.

Telekomunikacioni

Konfederata ka nxjerrë masa të reja në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për komunikimet mobile, të cilat hyjnë në fuqi më 1 mars. Në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, operatorët e telefonisë celulare mund të kufizojnë trafikun mobil vetëm në masën e nevojshme. Në mënyrë specifike, shërbimet e emergjencës, shërbimi publik telefonik, shërbimet bazë për personat me dëgjim të dëmtuar ose transmetimet radiofonike nuk mund të kufizohen. Ata gjithashtu duhet të garantojnë aksesin në internet dhe të sigurojnë që 99% e klientëve në secilën komunë të kenë akses në shërbimet e telekomunikacionit mobil.

Mbrojtja nga Zhurma

Një regjim i ri mbrojtjeje nga zhurma do të zbatohet në Zvicër duke filluar nga 1 Marsi. Rishikimi i Ordinancës për Mbrojtjen nga Zhurma synon posaçërisht të lehtësojë lëshimin e lejeve të ndërtimit në zonat e prirura ndaj zhurmës, duke i kushtuar vëmendje më të madhe zhvillimit të brendshëm, duke siguruar gjithashtu cilësinë e jetës përmes masave të izolimit nga zhurma. Ky rishikim është pjesë e ndryshimit të Aktit Federal për Mbrojtjen e Mjedisit të miratuar një vit më parë.

Mbrojtja nga Rrezatimi

Ordinanca e rishikuar plotësisht mbi Dozimetrinë hyn në fuqi më 1 Mars. Dozimetria përfshin llogaritjen dhe vlerësimin e rrezatimit jonizues për të përcaktuar dozën e absorbuar në materie ose ind biologjik. Me këtë rishikim, Zvicra synon të përafrojë kornizën e saj ligjore me zhvillimet shkencore dhe rekomandimet ndërkombëtare për të siguruar mbrojtjen nga rrezatimi në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Trashëgimia Kulturore

Komisioni për Trashëgiminë Kulturore me një të Kaluar Problematike, i emëruar nga Këshilli Federal dhe i kryesuar nga ish-Këshilltarja Federale Simonetta Sommaruga, fillon punën e tij më 1 mars. Komisioni do të këshillojë qeverinë dhe administratën federale për çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore me një të kaluar problematike. Mund të konsultohet në rast mosmarrëveshjesh dhe mund të lëshojë rekomandime jo-detyruese në lidhje me veprat e artit nga epoka naziste dhe asetet kulturore nga koha koloniale.

Puna

Rritja e pagave e negociuar nga partnerët socialë në sektorin e zdrukthëtarisë hyn në fuqi më 1 mars. Ajo përfshin një rritje të përgjithshme prej 20 frangash për të gjithë punonjësit e mbuluar nga marrëveshja kolektive e negociatave, si dhe bonuse shtesë që do të shpërndahen individualisht në shumën prej 30 frangash për punonjës. Konfederata i ka shpallur këto rritje pagash të zbatueshme universalisht.

Prona Kulturore

Më 5 mars, Zvicra dhe qeveria e Bregut të Fildishtë nënshkruan një marrëveshje mbi importin, eksportin dhe kthimin e pronës kulturore. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të parandalojë transferimin e paligjshëm të pronës së tillë kulturore në vendet përkatëse. Palët kontraktuese kanë gjithashtu mundësinë të ndërmarrin veprime ligjore për të marrë kthimin e pronës kulturore të importuar ilegalisht në vendin tjetër. Prona kulturore përfshin, ndër të tjera, skulptura, qeramikë, murale, armë dhe bizhuteri.

Nga Facebook-u te fruthi: Skepticizmi që ndikon në vaksinimin e fëmijëve në Kosovë dhe rajon

A i keni vaksinuar fëmijët? Pse, ose pse jo?

Kjo pyetje, e shtruar nga Radio Evropa e Lirë në një grup për nënat në Faceboook, nxiti 23 përgjigje dhe disa replika.

Me dyshime mbi përbërjen e vaksinave dhe efektin e tyre, disa nëna treguan se nuk i kanë dërguar fëmijët për të marrë vaksinat.

Ligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse në Kosovë kërkon që çdo fëmijë që regjistrohet në çerdhe apo shkolla, të pajiset me dëshmi të vaksinimit. Por, komentet e disa nënave sugjerojnë se ky kriter nuk po respektohet plotësisht.

“Fëmija nuk e ndjek shkollën, është ende në kopsht. Fëmijës tjetër, më i madh, që e përfundon tani shkollën, nuk i janë kërkuar [dëshmitë e vaksinave]. Përkundrazi, kur është dashur t’i marrë në shkollë, nuk e kam dërguar atë ditë”, komentoi një nënë, e cila tha se fëmijët e saj nuk kanë marrë asnjë vaksinë.

REL-i e parashtroi këtë pyetje nxitur nga një raport i Komisionit Evropian, që evidentonte përhapjen e bindjeve konspirative në Kosovë, përfshirë besimin se kura për kancerin mbahet e fshehur për përfitime financiare dhe se viruset prodhohen qëllimisht për kontroll të shoqërisë.

Mbi 60 për qind e banorëve të Kosovës pajtohen me këto dy besime, sipas raportit të publikuar në shkurt të vitit të kaluar nga Komisioni Evropian.

Ai raport, i bazuar në intervista të bëra sy-më-sy me respondentë nga vendet evropiane, tregon se niveli i lartë i skepticizmit mbetet i ngjashëm në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raporti shpërfaqi edhe besimin në rënie në Kosovë për efektin e vaksinave.

Në Kosovë, vaksina e parë kundër COVID-19 – që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka shpëtuar mbi 1.4 milion jetë në Evropë – është dhënë më 29 mars të vitit 2021. Që atëherë, janë administruar mbi 1.8 milion doza.

Por, pikërisht sëmundja COVID-19, e shkaktuar nga një koronavirus, ka ndikuar që të rriten dyshimet për efektin e vaksinave, thonë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për Radion Evropa e Lirë.

“Pandemia e COVID-19 e përforcoi këtë skepticizëm, sidomos për shkak të shpejtësisë së zhvillimit të vaksinave dhe debatit të madh publik rreth masave kufizuese”, thonë nga IKSHPK-ja.

Paul Offit, pediatër dhe ekspert i vaksinave, thotë për REL-in se, kur shpërthejnë epidemi, vaksinimi i detyrueshëm është mënyra më efektive për t’i frenuar ato. Por, shumë njerëz, shton ai, e perceptojnë këtë si tejkalim të kompetencave nga ana e qeverisë.

“E di që në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që vijnë nga Evropa Lindore, ku shoqëritë ndoshta kanë qenë më të shtypura, janë më të shpejtë për të refuzuar çdo gjë që qeveria u thotë të bëjnë”, thotë Offit, bashkëzhvillues i vaksinës kundër rotavirusit dhe drejtor i Qendrës për Edukimin mbi Vaksinat në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.

Ai shton se debati shpesh përplaset mes idesë së “lirisë mjekësore”, ku individi vendos vetëm për veten, dhe shëndetit publik, që kërkon përgjegjësi edhe ndaj të tjerëve.

Sipas IKSHPK-së, këto debate kanë çuar në atë që OBSH-ja e quan infodemi, për shkak të përhapjes së informacioneve të pasakta nga “burime joprofesionale që kanë krijuar narrativë të pasaktë”.

Së fundi, një kosovar me rreth 150 mijë ndjekës në Facebook postoi se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar për COVID-19, duhet të jenë krenarë me veten, që i rezistuan një “propagande prej qindra miliona dollarësh”.

Rreth një muaj më parë, Policia e Kosovës arrestoi Arianit Sllamnikun, figurë që gjithashtu kishte krijuar një ndjekje në llogarinë e tij në Facebook, nën dyshimet se ushtronte kundërligjshëm veprimtari mjekësore dhe eksperimente me ilaçe.

Sllamniku, pa ekspertizë mjekësore, raportohet t’u ketë kërkuar mijëra euro prindërve mbi pretendimin se shëron autizmin te fëmijët.

Autizmi është çrregullim i zhvillimit neurologjik që ndikon në komunikim, ndërveprim social dhe sjellje, duke u shfaqur zakonisht në fëmijërinë e hershme. Për të nuk ka kurë, por ka mbështetje dhe ndërhyrje terapeutike që mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive.

Frika nga autizmi është përmendur edhe nga nënat që komentuan në postimin e REL-it në Facebook, si arsye pse nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Vaksina për të cilën ka më së shumti mosbesim, është ajo që u jepet fëmijëve kur i mbushin 1 vjet, e njohur si MMR. Kjo është një vaksinë e kombinuar që mbron kundër tri sëmundjeve ngjitëse: fruthit, shytave dhe rubeolës.

Kjo mbetet vaksina e vetme për të cilën është shënuar rënie e mbulueshmërisë në Kosovë. Nga 89 për qind në vitin 2024, përqindja e fëmijëve të vaksinuar zbriti në 82 për qind në vitin 2025.

Vetëm katër nga gjithsej 20 dozat në kalendarin e vaksinimit të fëmijëve në Kosovë kanë arritur të paktën nivelin e mbulueshmërisë prej 95 për qind, që OBSH-ja e përshkruan si nivelin e nevojitur për të parandaluar shpërthimet epidemike.

Rënia e vaksinimit kundër fruthit është përcjellë me rritje të numrit të rasteve të identifikuara me këtë sëmundje.

Në raportin e IKSHPK-së për vitin 2025 thuhet se vendi ndodhet në “një situatë epidemiologjike të ngjashme me atë të rajonit, i cili është përballur me shpërthime epidemike”.

Vetëm gjatë muajit janar, IKSHPK-ja raportoi dy raste me fruth, në Prizren dhe në Vushtrri, dhe një rast me rubeolë në Prishtinë. Të gjithë fëmijët e infektuar ishin të pavaksinuar.

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, ku Komisioni Evropian thotë se bindjet konspirative kanë përhapjen më të madhe në rajon, nivelin e rekomanduar të mbulueshmërisë prej 95 për qind të popullsisë nuk e arrin asnjë nga vaksinat në kalendarin e imunizimit.

Në popullsinë prej rreth 1.8 milion banorësh, vetëm pak mbi 876 mijë persona janë pajisur me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut (IJZ), Marija Andonovska, thotë për REL-in se, ngjashëm si në Kosovë, edhe atje ka ndikuar përhapja e dezinformatave gjatë pandemisë COVID-19.

Ajo tregon se stafi shëndetësor në Maqedoni të Veriut po shkon tani në dyert e shtëpive të banorëve në komunitetet me mbulueshmëri më të ulët, për të folur me prindërit dhe kompensuar dozat e humbura të vaksinave.

“Ne do ta vazhdojmë angazhimin, me fokus më të madh te lufta kundër dezinformatave, forcimi i aktiviteteve lokale dhe komunikimi i koordinuar mes institucioneve përgjegjëse për vaksinimin”, shton Andonovska.

Serbia

Në Serbi, vendin e Ballkanit Perëndimor që qëndron më së miri sa u përket besimeve konspirative sipas Komisionit Evropian, mbulueshmëria me vaksinën MMR është 84.3 për qind – pak më e lartë se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Megjithatë, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik “Millan Jovanoviq Batut”, nga viti 2023, vetëm një nga 25 dozat në programin për imunizimin e fëmijëve ka arritur nivelin e dëshiruar të mbulueshmërisë prej 95 për qind.

Në raportin e Institutit “Millan Jovanoviq Batut” thuhet se në këtë nivel vaksinimi, kanë ndikuar pjesërisht “lobi kundër vaksinimit”, refuzimi dhe shtyrja e vaksinimit, si dhe disa mospërputhje në aktet ligjore.

Në vitin 2018, pediatri Tomisllav Stevanoviq nga Zrenjanini – qytet në veri të Serbisë – dhe disa mjekë e prindër kanë ngritur padi penale kundër 43 figurave publike, për shkak të deklarimeve publike kundër vaksinës MMR dhe përhapjes së panikut.

Ai beson se prindërit nuk kanë aq shumë frikë nga vaksina MMR, e cila ka qenë subjekt i teorive konspirative për dekada të tëra, sa nga e panjohura.

“Mosbesimi ndaj vaksinës MMR është përhapur nga profesorë, mjekë dhe politikanë të caktuar në Serbi, dhe dënimet për mosvaksinimin e fëmijëve nuk zbatohen”, thotë Stevanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se kundërshtarë të vaksinimit ka edhe në sistemin e drejtësisë – gjë që dëmton edhe më shumë besimin në vaksinim.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit në Serbi nuk reagoi ndaj raporteve që ai dhe mjekë të tjerë paraqitën në vitin 2018 kundër figurave publike për përhapjen e panikut dhe teorive të konspiracionit në lidhje me vaksinimin.

Më herët, as Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd rreth procedurave të lartpërmendura, të cilat u zhvilluan në vitin 2018.

Në fund të vitit 2017 dhe më 2018 u regjistruan rastet e para në 20 vjet të vdekjeve të shkaktuara nga fruthi në Serbi.

Stevanoviq thotë se ndikimi i mjekëve që janë kundërshtarë të vaksinimit, është shumë më i madh se ai i mediave sociale.

“Ato grupe në mediat sociale janë heshtur disi, por problemi qëndron me disa profesorë të pediatrisë”, thotë ai.

Ai deklaron se në Serbi ekziston edhe problemi i mospërputhjes së kuadrit ligjor, që përdoret nga kundërshtarët e vaksinimit.

“Nga njëra anë, në ligj shkruan se vaksinimi është i detyrueshëm, por, nga ana tjetër, shkruan se asnjë ndërhyrje nuk mund të kryhet pa pëlqimin e pacientit. Kjo është diçka që kundërshtarët e vaksinimit e përdorin dhe përhapin frikë”, përfundon Stevanoviq.

Offit tregon se problemi i njëjtë është identifikuar edhe në SHBA. Vitin e kaluar, SHBA-ja shënoi vdekjet e para të raportuara nga fruthi që nga viti 2015 dhe numri i rasteve vazhdon të shënojë rritje rekorde, raporton CNN.

“Njerëzit udhëhiqen më shumë nga frika sesa nga arsyeja. Dhe, ndoshta, kjo është ajo që do të duhet: më shumë fëmijë duhet të vuajnë, të shtrihen në spital dhe të vdesin, para se t’i shohim përsëri njerëzit duke pranuar vaksinat”, thotë Offit.

Sipas tij, meqë vaksinat kanë qenë të suksesshme dhe i kanë bërë sëmundjet të rralla, kombinimi i mungesës së frikës dhe qasjes së lehtë në keqinformim i ka bërë njerëzit më pak të prirë për t’u vaksinuar.

Pretendimi se vaksina MMR shkakton autizëm buron nga një studim i vitit 1998 në revistën mjekësore, The Lancet, i udhëhequr nga Andrew Wakefield, që më vonë u tërhoq, për shkak të manipulimit të të dhënave, shkeljeve etike dhe konfliktit të interesit.

Që atëherë, studime të mëdha ndërkombëtare që përfshijnë miliona njerëz dhe analiza sistematike, i kanë dëmtuar pretendimet se ka një lidhje mes vaksinës MMR dhe autizmit.

Por, me gjithë konsensusin e organizatave kryesore shëndetësore botërore se vaksina është e sigurt dhe nuk shkakton autizëm, dyshimet te shumë njerëz vazhdojnë.

“Kjo, thjesht, nuk zhduket, sepse mendoj se është shumë e vështirë ta ‘zhbësh’ një alarm, pasi është dhënë. Kur e ke frikësuar dikë një herë, është e vështirë t’ia largosh frikën”, thotë Offit.

Ai shton se mungesa e një shkaku apo kure të qartë për disa çrregullime, lë hapësirë për frikë dhe pasiguri, duke krijuar kështu territor më pjellor për përhapjen e pretendimeve kundër vaksinave.

Në përgjigjen për REL-in, IKSHPK-ja thotë se ajo është duke e adresuar hezitimin ndaj vaksinimit me shpërndarjen e informacione shkencore dhe bashkëpunimin e ngushtë me mjekët dhe profesionistët shëndetësorë, veçanërisht në zonat ku hezitimi mbetet më i lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas Planit të Veprimit për Vaksinim, shkalla e vaksinimit në mesin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjtipian mbetet më e ulët, “për shkak të faktorëve të ndryshëm shëndetësorë, arsimorë, mjedisorë e socialë”.

Për Offitin, zgjidhja është e thjeshtë: të zhvillohen biseda mes ekspertëve shëndetësorë dhe skeptikëve dhe të bëhet e qartë se zgjedhja për të mos marrë vaksinën, nuk është zgjedhje pa rrezik, por zgjedhje për një rrezik tjetër dhe më serioz”.

“Ata e kanë nuhatur tymin dhe, thjesht, duan të dinë nëse ka ndonjë zjarr”, përfundon Offit./REL

Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025

Vitin e kaluar, në zyrat e gjendjes civile austriake u regjistruan më pak martesa sesa në vitin 2024, sipas shifrave të publikuara të mërkurën nga Statistik Austria. Në të njëjtën kohë, numri i divorceve gjithashtu ra krahasuar me vitin e kaluar. Në total, në vitin 2025 u regjistruan 44,502 martesa (2024: 45,810) dhe u krijuan 1,938 partneritete të regjistruara, pak më shumë se një vit më parë (2024: 1,884). Vitin e kaluar pati 14,895 divorce.

Në vitin 2024, pati 14,963 divorce. Në vitin 2025, pati gjithashtu 227 shpërbërje të partneriteteve të regjistruara (2024: 167). Sipas shifrave të publikuara, rënia e martesave arriti në 2.9 përqind. Që kur martesa e të njëjtit seks u bë e mundur më 1 janar 2019, një total prej 806 çiftesh e përdorën këtë mundësi në vitin 2025, duke përfshirë 401 çifte meshkujsh dhe 405 çifte femrash. Kjo përfaqëson një rritje prej 2.8 përqind krahasuar me vitin e kaluar, shkruan theinternational. Të dhënat paraprake për vitin 2025 përfshijnë gjithashtu 17 konvertime të partneriteteve të regjistruara në martesa, transmeton albinfo.at.

Sipas rezultateve paraprake, më pak çifte thanë “Po” në shtatë nga nëntë provincat e Austrisë në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar. Rëniet më të forta u regjistruan në Steiermark (minus 6.7 përqind) dhe Salzburg (minus 6.5 përqind). Në Burgenland (plus 5.9 përqind) dhe Vjenë (plus 0.5 përqind), më shumë çifte u paraqitën para zyrave të gjendjes civile në vitin 2025 sesa në vitin 2024.

Vitin e kaluar, 1,832 çifte të seksit të kundërt (plus 3.9 përqind) dhe 106 çifte të të njëjtit seks (minus 12.4 përqind) hynë në partneritete të regjistruara. Sipas provincave, gjashtë regjistruan një rritje në partneritetet e regjistruara, me rritjet më të forta në Salzburg (plus 28.4 përqind) dhe Tirol (plus 15.5 përqind). Në mënyrë të konsiderueshme më pak çifte hynë në partneritete të regjistruara, veçanërisht në Burgenland (minus 17.2 përqind) dhe Styria (minus 14.7 përqind).

Numri i divorceve ra në katër provinca. Uljet më të rëndësishme u regjistruan në Vjenë (minus 5.8 përqind), Karinthia (minus 5.4 përqind) dhe Salzburg (minus 5.1 përqind). Në Steiermark (plus 8.6 përqind), Burgenland (plus 8.2 përqind) dhe Tirol (plus 6.6 përqind), dukshëm më shumë çifte e përmbysën ligjërisht deklaratën e tyre të mëparshme “Po” në vitin 2025.

Punësimi vazhdon të rritet në Zvicër, por vetëm pak

Numri i punëtorëve në Zvicër vazhdon të rritet, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në të kaluarën: në tremujorin e katërt të vitit 2025, punësimi ishte 5.5 milionë, një rritje e rregulluar sezonalisht prej 0.2% krahasuar me tre muajt e mëparshëm dhe një rritje e ngjashme prej 0.2% në bazë vjetore, transmeton albinfo.ch.

Konkretisht, 8,600 vende pune shtesë u krijuan brenda një viti, sipas të dhënave të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Punësimi ra në sektorin sekondar (-0.1% në 1.1 milion, ose 1,100 vende pune), ndërsa një rritje u vu re në sektorin e shërbimeve (+0.2% në 4.4 milion, ose 9,700 vende pune). I shprehur në ekuivalentë me kohë të plotë, numri i vendeve të punës arriti në 4.3 milion (rritje prej 0.3% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024), me pjesën e grave në 40.7%.

Në Ticino, kishte 250,800 pozicione me kohë të plotë ose të pjesshme (-1.3% tremujor, -0.9% vjetore), ndërsa Grisons përfshihet në rajonin e Zvicrës Lindore, i cili raporton 702,200 (+0.1% dhe -0.2%).

Duke u kthyer në nivel kombëtar, kompanitë po raportojnë më pak vende të lira pune: kishte 86,000, 4.3% më pak se një vit më parë, që përfaqëson 1.5% të totalit të pozicioneve. Si pasojë, vështirësitë në rekrutimin e personelit të kualifikuar po zvogëlohen gjithashtu, sipas specialistëve të FSO-së.

Në përgjithësi, perspektivat e punësimit janë optimiste me kujdes: në tremujorin e katërt, kompanitë që donin të rrisnin fuqinë e tyre punëtore përfaqësonin 10.1% të punësimit total (9.8% në tremujorin e mëparshëm), ato që donin të zvogëlonin fuqinë punëtore përbënin 5.2% (5.4%), ndërsa kompanitë e mbetura ose nuk parashikuan ndonjë ndryshim në fuqinë punëtore ose nuk iu përgjigjën pyetjeve të anketuesve për të ashtuquajturin barometër punësimi të FSO-së.

Shefi i WEF jep dorëheqjen për shkak të lidhjeve me Epstein

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, ka dhënë dorëheqjen mes një hetimi për lidhjet e tij me autorin e krimit seksual, Jeffrey Epstein.

Brende deklaroi të enjten se pas “shqyrtimit të kujdesshëm” po jep dorëheqjen.

“Jam i bindur se Forumi tani mund të vazhdojë punën e tij të rëndësishme pa shpërqendrime”, shkroi ish-diplomati norvegjez, i cili shkëmbeu më shumë se 100 mesazhe dhe email-e dhe u takua me Epstein në tre raste, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.

WEF nisi një hetim të pavarur në fillim të shkurtit për të sqaruar marrëdhënien e Brendes me Epstein.

Në një deklaratë të veçantë, menaxhmenti i WEF ka treguar se Alois Zwinggi do të marrë përsipër detyrën e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv të përkohshëm.

Vlerësimi i pavarur i kryer nga një këshilltar i jashtëm tani është përfunduar, deklarojnë ata. Përfundimet e tij tregojnë se nuk ka shqetësime të tjera përveç atyre të zbuluara tashmë nga vetë Brende.

Arsim Bajrami shpall kandidaturën për president të Kosovës

Arsim Bajrami ka shpallur kandidaturën e tij për president të Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai u është drejtuar kryetarëve të partive për unitet, teksa ka shprehur gatishmërinë që të jetë një prej kandidatëve konsensual për president.

Dy herë ministër dhe ish-deputet, Bajrami ka shkruar se në këtë moment të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe funksionimin kushtetues të Republikës së Kosovës, kërkohet unitet politik konsensual për zgjedhjen e Presidentit me qëllim të shmangies së krizave të panevojshme institucionale, rrezikut të shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, transmeton albinfo.ch.

“Shpreh gatishmërinë time për të vënë veten në dispozicion të institucioneve dhe të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si njëri prej kandidatëve konsensual për President të Republikës së Kosovës, me përkushtim të plotë ndaj unitetit kombëtar, forcimit të rendit kushtetues, stabilitetit institucional dhe përmbylljes të procesit të shtetndërtimit, në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shprehur vlerësim për vendimin e Murat Jasharit, i cili të mërkurën deklaroi se nuk ka interesim e as qëllim për t’u bërë president.

“Njëkohësisht, vlerësoj lartë qëndrimin dinjitoz, parimor dhe shtetformues të kolegut dhe mikut tim të fakultetit, Prof.dr.Murat Jashari dhe të familjes Jashari, të cilët, në frymën e përgjegjësisë kombëtare dhe respektit për sakrificën historike të familjes heroike dëshmuan edhe njëherë vigjilencen e lartë kombëtare”, shkroi ai.

Ndryshe, Arsim Bajrami ka qenë ministër i Administratës Publike në periudhën 2011-2014 dhe ministër i Arsimit në periudhën 2014-2017.

8 spitale zvicerane midis 250 spitaleve më të mira në botë

Tetë spitale zvicerane, nga një total prej 250, shfaqen në renditjen “Spitalet më të Mira në Botë 2026” të botuar nga revista e përgjithshme amerikane Newsweek, tani në vitin e saj të tetë. Spitali Universitar i Cyrihut renditet i nënti, transmeton albinfo.ch.

Këtë vit, u vlerësuan mbi 2,500 spitale, me një vlerësim të veçantë që u është dhënë 250 institucioneve kryesore në mbarë botën. Pesë institucionet kryesore që u nderuan janë Mayo Clinic-Rochester (Rochester, Minesota, SHBA), Toronto General-University Health Network (Toronto, Ontario, Kanada), Cleveland Clinic (Cleveland, Ohio, SHBA), Karolinska Universitetssjukhuset (Stokholm, Suedi) dhe Massachusetts General Hospital (Boston, Massachusetts, SHBA).

Tetë spitalet zvicerane në renditjen botërore janë Spitali Universitar i Cyrihut (i nënti), Spitali Universitar i Gjenevës (HUG, i 19-ti), Spitali Vaud në Lozanë (CHUV, i 21-ti), Spitali Universitar i Bazelit (i 23-ti), Klinika Hirslanden në Cyrih (e 56-ta), Spitali Lindenhof në Bernë (i 123-ti), Spitali Insespital në Bernë (i 131-ti) dhe Claraspital në Bazel (i 139-ti).

Spitali më i mirë italian është Spitali Universitar Gemelli në Romë (i 33-ti). Renditja, shpjegon Newsweek, “nxjerr në pah spitalet më të mira në të gjithë botën dhe ofron renditje specifike për vendin, në mënyrë që lexuesit të mund të gjejnë informacion të përshtatur sipas nevojave dhe vendndodhjes së tyre gjeografike. Renditja e këtij viti përfshin spitale në 32 vende”.

Çdo spital u rishikua dhe iu caktua një pikëzim bazuar në katër burime të dhënash: rekomandime nga ekspertë mjekësorë, duke përfshirë mjekët, drejtorët e spitaleve dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor; metrika të cilësisë së spitalit; të dhënat ekzistuese të përvojës së pacientëve; dhe Anketa e Implementimit të Masave të Rezultateve të Raportuara nga Pacientët nga Statista, një platformë kryesore e të dhënave të tregut dhe të konsumatorëve.

 

Më 2 mars nënshkruhen marrëveshjet e reja mes Zvicrës dhe BE-së

Zvicra dhe Bashkimi Evropian do të nënshkruajnë më 2 mars marrëveshjet e mbetura të paketës së re Zvicër–BE, e njohur si Bilateral III, përcjell albinfo.ch.

Sipas një njoftimi për media të publikuar të mërkurën nga Këshilli Federal, ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet në Bruksel, ku palët do të formalizojnë marrëveshjet dhe protokollet përkatëse, si dhe një deklaratë të përbashkët për krijimin e një dialogu të nivelit të lartë mes Zvicrës dhe BE-së.

Ky hap vjen pas nënshkrimit, më 10 nëntor 2025, të Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Zvicrës në Programet e Bashkimit Evropian (EUPA), e cila përbën fazën e hershme të paketës Bilateral III dhe u firmos mes Bernë dhe Brukselit.

Në ceremoninë e së hënës, Zvicra do të përfaqësohet nga presidenti Guy Parmelin, ndërsa në emër të Bashkimit Evropian do të marrë pjesë Ursula von der Leyen, presidente e Komisioni Evropian.

Nënshkrimi i kësaj pakete konsiderohet një hap kyç drejt forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian në fusha strategjike.

Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë

Sonte në Varshavë, Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin “Kosova18”, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 18-vjetorin e shtetësisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Koncerti do të sjellë para publikut polak dhe ndërkombëtar vepra nga repertori muzikor kosovar, duke promovuar kulturën dhe artin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Pas koncertit, fotografi Arben Llapashtica do të prezantojë ekspozitën e tij me titull “Një copëz e Kosovës”, e përbërë nga 18 fotografi simbolike që përfaqësojnë 18 vitet e shtetësisë së Kosovës.

 

 

Aktiviteti synon të ndërthurë muzikën dhe artin pamor, duke ofruar një prezantim të shumëanshëm të identitetit kulturor të Kosovës në Poloni./Albinfo.ch

Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Më 20 shkurt 2026, në Restaurant Andulino, u mbajt me sukses Ankandi Bamirës i Pikturave, një ngjarje që bashkoi artistë, dashamirë të artit dhe mbështetës të kauzave sociale për një qëllim të përbashkët: mbështetjen konkrete të grave të prekura nga kanceri i gjirit, shkruan albinfo.ch.

Në këtë mbrëmje u prezantuan 15 vepra arti të realizuara nga artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, të cilat ishin krijuar gjatë rezidencës artistike në edicionin e pestë të Festivalit “Shliroj Cicat”, të mbajtur në tetor 2025. Të gjitha veprat u shitën, duke siguruar fonde që do të dedikohen për mbështetje direkte të grave të prekura nga kjo sëmundje.

Programi artistik u pasurua me performanca muzikore, ndërsa prezantimi i veprave dhe artistëve u realizua nga Kaltrina Ajeti dhe Resul Sinani.

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, i cili e cilësoi këtë iniciativë si një shembull të fuqishëm të ndërthurjes së artit me përgjegjësinë shoqërore, duke theksuar rëndësinë e angazhimeve të tilla në diasporë.

Ndërkaq, Kryesuesi i Bordit të OJQ-së CICAT, Ridvan Ademi, dhe Drejtoresha Ekzekutive, Ermira Murati, vlerësuan vazhdimësinë e kësaj nisme dhe rolin e artit si mjet solidariteti dhe ndikimi shoqëror.

Veprat e ankanduara u realizuan nga artistët: Arnilda Kysyku, Drenusha Palloshi, Edona Blakaj, Endrita Purellku, Enesa Memeti, Engji Jaha, Helidon Haliti, Hajrush Fazliu, Ilmi Sadiku, Krist Dragot, Vesa Buklla, Verim Zendeli dhe Zana Ramadani, si dhe nga dy artiste shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Bedrije Hamiti dhe Dorina Ukgjini.

Ky aktivitet dëshmoi se arti mund të shndërrohet në veprim konkret dhe mbështetje reale për komunitetin. Organizatorët falënderuan të gjithë artistët, blerësit dhe mbështetësit që kontribuuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje solidariteti./Albinfo.ch

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi
albinfo.ch
Ermira Murati
Ridvan Ademi

Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern

Misioni Katolik Shqiptar në Lucern do të organizojë më 21 mars 2026 turneun tradicional humanitar të shahut, Blitz, një aktivitet që tashmë është kthyer në ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Turneu do të mbahet në adresën Rodteggstrasse 6, 6005 Lucern, me fillim nga ora 19:00, ndërsa regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet në vend nga ora 18:00 deri në 19:00.

Sipas organizatorëve, në këtë turne pritet të marrin pjesë mbi 100 shahistë nga e gjithë Zvicra dhe më gjerë, kryesisht shqiptarë, por edhe pjesëmarrës nga komunitete të tjera.

Aktiviteti do të hapet me një program artistik me këngë dhe valle, ndërsa pagesa e pjesëmarrjes është 20 franga. Tre vendet e para do të shpërblehen me çmime simbolike.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e shahut të bëhen pjesë e këtij turneu humanitar. Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: +41 79 664 69 21./Albinfo.ch

Zvicër: Ideja e fondit për klimën pritet të refuzohet

Duket se votuesit do ta refuzojnë fondin për klimën, i cili do të vendoset më 8 mars.

Propozimi është të investohet të paktën gjysmë përqind e PBB-së deri në vitin 2020. Kjo mund të jetë deri në 8 miliardë CHF, transmeton albinfo.ch.

Por sondazhet e fundit tregojnë më pak se 30% mbështetje. Votuesit e Partisë Popullore Zvicerane janë 93% kundër dhe mbështetësit Liberalë janë 90% kundër.

Krahasimi i sondazheve të fundit me sondazhet e mëparshme tregon se mbështetja në fakt po bie.

Ndërsa do të pritej që banorët e qytetit dhe të diplomuarit të ishin më mbështetës – ata janë, por prapëseprapë 60% do të votojnë kundër.

Komentuesit thonë se duket e sigurt se do të refuzohet.

Raporti i BERZH-it: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind për importet ndaj të gjitha shteteve, e cila ka hyrë në fuqi më 24 shkurt. Sipas një raporti të publikuar më 26 shkurt nga BERZH-i, Kosova renditet ndër vendet më të goditura nga këto masa në rajonin ku operon kjo bankë, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit, tarifat e importit të SHBA-së për vendet e rajonit janë rritur mesatarisht me 0.3 pikë përqindjeje, ndërsa 29 shtete përballen tani me tarifa më të larta. Rritjet më të mëdha janë regjistruar në Armeni, Egjipt, Kenia, Kosovë dhe Ukrainë.

“Rritja e tarifave për Armeninë, Egjiptin, Kenian, Kosovën e Ukrainën lëviz nga +3.7 deri në +4.8 pikë përqindjeje”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, vende si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Moldavia dhe Tunizia konsiderohen përfituese relative nga ndryshimet e fundit, pasi tarifat ndaj tyre kanë pasur rritje minimale ose kanë mbetur pothuajse të pandryshuara.

Raporti nënvizon se mesatarisht tarifat e importit të SHBA-së për vendet ku operon BERZH-i janë rritur nga 14.6 në 15 për qind, duke shtuar presionin mbi eksportuesit, përfshirë edhe ata nga Kosova. Megjithatë, sipas dokumentit, ndikimi ka rezultuar më i ulët sesa ishte parashikuar fillimisht.

Më 20 shkurt, Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat globale të vendosura nga presidenti Donald Trump, me përjashtim të atyre për industrinë e çelikut, aluminit, drurit dhe automobilave, duke argumentuar se ligji emergjent për fuqitë ekonomike nuk ia lejon presidentit të vendosë tarifa të tilla.

Pas këtij vendimi, Trump u zotua për tarifa të reja prej 15 për qind, por më pas vendosi ta zëvendësojë tarifën 10 për qind me një tjetër në të njëjtën vlerë, këtë herë në bazë të nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i jep presidentit kompetencë të vendosë tarifa për 150 ditë pa miratimin e Kongresit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, eksportet drejt SHBA-së kanë shënuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit: nga rreth 3 milionë euro në vitin 2019, në mbi 131 milionë euro në vitin 2022.

Produktet që Kosova eksporton në tregun amerikan përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, si dhe prodhime nga druri dhe plastika.

Prattipati mban takimin me Osmanin, nuk deklarohet për media

Diplomatja amerikane është parë duke hyrë në Presidencë, por nuk ka dhënë deklarata për media, përcjell albinfo.ch.

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është parë sot duke hyrë në Presidencën e Republikës së Kosovës për një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Diplomatja amerikane nuk ka pranuar të deklarohet për mediat lidhur me arsyen e vizitës apo temat e diskutimit.

Takimet mes Prattipatit dhe presidentes Osmani kanë qenë të rregullta, duke reflektuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Presidencës së Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Dyqanet e vogla në Gjenevë kundër ndalimit të alkoolit në orën 21:00

Një grup pronarësh dyqanesh të vogla në Gjenevë kanë nisur një iniciativë për t’i dhënë fund ndalimit të shitjes së alkoolit pas orës 21:00.

Ndalimi ka qenë në fuqi që nga viti 2003 pas një votimi që u miratua me një shumicë të vogël. Ideja ishte të ndalohej abuzimi me alkoolin, transmeton albinfo.ch.

Por dyqanet e vogla në cep të kantonit thonë se kjo ka goditur fitimprurësinë e tyre.

Ligji duket se shkelet gjerësisht. Që nga viti 2023 ka rreth 100 raportime për shitje të paligjshme çdo vit.

Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për President

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që të gjendet dhe votohet në Kuvend presidenti i ardhshëm i Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Deri më tani, kandidaturën haptazi e ka bërë vetëm presidentja aktuale, Vjosa Osmani, por që duket se nuk ka mbështetje të gjerë nga deputetët.

Në opinion u përfolën edhe emra nga familja Jashari.

Ishte madje ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ai që tha sot pas takimit me homologen e tij shqiptare, Elisa Spiropali, se mes partive politike deri tani ka konsensus vetëm për një president që do të vinte nga familja Jashari.

Por, nga vetë familja Jashari kanë mohuar se kanë ambicie të tilla.

Ishte fillimisht Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, që tha për VOX Kosova se nuk ka interesim apo qëllim për t’u bërë president i Kosovës, dhe se “ua kam bërë të qartë partive politike se cilat janë arsyet pse unë nuk e bëj, sepse mbi supet e mia rëndon një barrë e madhe”.

Më vonë, ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit, vëllai tjetër i Adem Jasharit, i tha Radios Evropa e Lirë se ai mban qëndrimin e djalit të xhaxhait, duke shtuar “nuk kam çka t’i shtoj kësaj, asnjë pikë apo presje”.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prekaz të Skenderajt te familja Jashari. Ai ka konfirmuar për mediat se ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.

Mbyllet “Radio Evropa e Lirë” në këtë shtet

Vendimi për mbylljen e redaksive të Radio Free Europe (RFE) në Hungari dhe Bullgari vjen si pjesë e fushatës së administratës Trump për reduktimin e shpenzimeve shtetërore, por prapaskenat sugjerojnë edhe ndikime politike, përcjell albinfo.ch.

Rasti i Hungarisë: Redaksia hungareze u mbyll pas një kërkese direkte të kryeministrit Viktor Orbán gjatë vizitës së tij në Uashington.

Situata në Bullgari: Redaksia numëron rreth 15 gazetarë profesionistë, të cilët prodhojnë video dhe materiale që arrijnë dhjetëra mijëra shikime, duke qenë një burim kyç për informim të pavarur.

Reagimet:

Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) ka shprehur keqardhje të thellë për këtë mbyllje, duke paralajmëruar pasoja të rënda për lirinë e medias:

Mungesa e alternativës: Bullgaria njihet si vend ku mediat e pavarura janë të pakta, dhe zhdukja e RFE do të lërë një vakum informativ të madh.

E drejta për informacion: RSF thekson se vendimi cenon të drejtën e qytetarëve për lajme të besueshme dhe të paanshme.

“Ky është një lajm i keq, jo vetëm për ne si kolegë, por për mbarë opinionin publik,” u shpreh Elena Vizulie Tanase, drejtoreshë e redaksisë në Rumani, e cila po ashtu do të mbyllet më 31 mars.

Edhe pse ekipi në Sofje po përpiqet të gjejë zgjidhje alternative për të mbajtur gjallë shërbimin ndaj audiencës, pa mbështetjen financiare të Agjencisë Amerikane për Mediat Globale, mbijetesa e tyre duket pothuajse e pamundur.

Adelina Paloja performon si soliste në Sallën e Madhe të Universitetit të Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë

Sopranoja e njohur Adelina Paloja do të ngjitet në skenën e Sallës së Madhe të Koncerteve të Universitetit të Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë, Poloni, sot, më 26 shkurt 2026, në orën 19:00, shkruan albinfo.ch.

Ajo do të performojë si soliste së bashku me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës, në kuadër të koncertit “Kosova në Tinguj – Sounds of Kosovo”, që synon të promovojë muzikën kosovare para një audience ndërkombëtare.

Ky koncert do të mbahet në një nga sallat më të njohura muzikore në Poloni, duke ofruar një platformë prestigjioze për artistët kosovarë dhe duke lidhur kulturën shqiptare me skenën muzikore ndërkombëtare.

Detaje të ngjarjes:

Data: 26 shkurt 2026

Ora: 19:00

Vendndodhja: Warsaw, Poloni

Ky është një moment i veçantë për muzikën kosovare, duke vënë në pah talentin e sopranores dhe përfaqësimin e kulturës tonë në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me BE-në

Sot, Komisioni për Integrime Evropiane do të mbajë një mbledhje ku do të shqyrtojë amendamentet e dy marrëveshjeve financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Në fokus të diskutimit do të jetë Projektligji nr. 10/L-010, që parasheh ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2017, pjesa e parë”.

Po ashtu, Komisioni do të shqyrtojë Projektligjin nr. 10/L-009, i cili ka të bëjë me ratifikimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2018”.

Këto amendamente janë pjesë e përpjekjeve të Kosovës për të forcuar bashkëpunimin financiar me Bashkimin Evropian dhe për të siguruar zbatimin e projekteve të programit IPA në vend.