Kosova
Deputeti socialist në Shqipëri jep dorëheqje pasi familjarët e tij rrahën dy qytetarë
Ditë më parë, disa persona në Fushë-Krujë ushtruan dhunë fizike mbi dy qytetarë të Shqipërisë në një lokal. Policia e shtetit ndaloi katër prej tyre dhe shpalli në kërkim disa të tjerë.
Videot e kësaj dhune, ku shfaqin armët dhe shkopinjtë e drunjta të autorëve, mbushën rrjetet sociale dhe mediat e Shqipërisë dhe tregojnë qartë se në mesin e të dyshuarve është edhe djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, si dhe dy vëllezërit e tij, bashkë me të paktën 5 persona të tjerë, teksa godasin me sende të forta dy shtetas në një kafene, shkruan Zëri i Amerikës.
Gjatë së shtunës deputeti Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e tij dhe u tërhoq nga jeta politike, përcjell albinfo.ch.
Rraja ka kërkuar falje publike dy viktimave dhe i ka bërë thirrje djalit të tij të arratisur t’i dorëzohet drejtësisë.
Ai tha se ndjehej i turpëruar nga veprimet e të birit, se kishte dështuar si prind, ndërkohë që banorët e krahinës e kishin zgjedhur kryetar komune më herët si dhe deputet të tyre në dy mandate, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? Sipas parashikimeve të World Meteorological Organization, fenomeni klimatik El Niño mund të shfaqet në mesin e... -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi











