Lajme
Fjoralba Turku prezanton albumin e dytë në Mynih
"Serene" quhet albumi i dytë i Fjoralba Turkut, i cili do të dalë në fillim të janarit 2012
Mes disa kompozimeve të reja të 28-vjeçares janë edhe aranzhime këngësh shqiptare, ndër to “Valsi i Lumturisë”. “Kjo është një këngë që e kam shumë për zemër” , thotë këngëtarja. Është numri i katërt në repertorin e Fjoralba Turkut. Kënga e dytë shqiptare. E vetmja jopopullore. “E ka kënduar një këngëtare e madhe shqiptare që jeton në Zvicër, Vaçe Zela, idhulli i shumë muzikantëve shqiptare”. Një fije ngazëllimi depërton mbi zërin e saj zakonisht të përmbajtur. “Valsi i lumturisë e ka titullin”. Fjoralba Turku e thotë këtë me një përkujdesje që të kujton dikë që prezanton një bizhuteri të çmuar nga trashëgimia familjare.Nëntë vjeçe ishte Fjoralba Turku kur u largua nga Shqipëria për t’iu bashkuar familjes në Mynih, por afiniteti i saj me muzikën shqiptare është i madh. Si në albumin e parë (Joshua, 2010) ashtu edhe në këtë të dytin “Serene” kënga shqiptare zë një vend të madh.“Unë përpiqem ta shoh muzikën shqiptare me një shikim të ri. Gjej atë që më prek dhe provoj t’i jap diçka të veçantë nga vetja ime”, thotë këngëtarja 28-vjeçare.“Sido që këtu jam rritur dhe socializuar, këtu kam shoqërinë e familjen, prapëseprapë ndjej se më mungon diçka, sidomos kur vjen dimri, që këtu është tepër i gjatë e i ftohtë”, ka thënë dikur Fjoralba.“Të japë një koncert në Shqipëri”, kjo është dëshira më e madhe e saj për momentin. Gjithsesi ajo mund të realizohet vetëm pasi të ketë kaluar ky dimër, i cili është rezervuar rastësisht për një vend më të ftohtë se Gjermania, në Kanada, ku ajo do të fillojë turneun që në janar 2012..(DW & Albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












