Koronavirusi: çast pas çasti

Francë: Mbi 28 mijë viktima nga Covid-19

Në Francë në 24 orët e fundit janë shënuar 90 viktima nga pandemia e koronavirusit.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend ka arritur afro 28,500.

Zyrtarët francezë thanë se nuk ka shenja se relaksimi i masave të izolimit më 11 maj, ka çuar në rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Franca ka konfirmuar mbi 183,000 raste të të infektuarve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën se epidemia nuk ka marrë fund ende, përcjell Albinfo.ch