Lajme

Greqia, gati të hapë dyert për turistët

Siguria e turistëve është një përparësi kryesore për Greqinë pasi hap aeroportet e saj për vizitorët e huaj, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis të shtunën, në një vizitë në ishullin Santorini.

Fluturimet ndërkombëtare për në dhe nga aeroportet kryesore të vendit do të rifillojnë më 15 qershor, pas një mbyllje gati tre muaj. Duke përbërë rreth 20% të rezultatit ekonomik të Greqisë, turizmi është jetik për të.

“Kënaqësi e madhe të jesh këtu në Santorini … të dërgosh një mesazh: Greqia është e gatshme të mirëpresë turistët këtë verë, duke e vendosur sigurinë dhe shëndetin e tyre si përparësi numër një”, tha Mitsotakis, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.

Vendi do të kryejë teste për koronavirus për të gjithë vizitorët që vijnë nga aeroportet që konsiderohen me rrezik të lartë nga agjencia e sigurisë së aviacionit të Bashkimit Evropian EASA që nga e hëna. Vizitorët do të karantinohen deri në 14 ditë, në varësi të rezultatit të provës, përcjell tutje albinfo.ch.