Maqedonia

Gruevski fiton azilin

Ish Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka fituar azilin e kërkuar në Hungari, këtë e ka raportuar gazeta Magyar Idok.

Gruevski, i cili dha dorëheqje në 2016 pas 10 vitesh në pushtet, u largua nga vendi 6 muaj pasi u dënua me dy vjetë burg nën akuzën lidhur me korrupsion, shkruan Reuters, percjell Albinfo.ch

Gazeta e cila nuk permendi burimet, tha se Zyra e Emigracionit dhe Azilit  kanë vërtetuar se janë përmbushur kushtet për dhënie të azilit.

Mirëpo as Zyra e Emigracionit dhe as Zyrtar të Qeverisë së Hungaris nuk ishin në dispozicion për komente lidhur me këtë vendim.