Kosova
Hovenier: Radojçiq është në listën e zezë të SHBA-së
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nuk ka komentuar bisedën e Kusari – Lilës me Milan Radojiçiq, vetëm ka theksuar faktin se ai është në listën e zezë të SHBA-së për krim të organizuar.
“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të SHBA-së”, është shprehur Hovenier, përcjell albinfo.ch.
Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar që ka biseduar me Milan Radojiçiq-in, duke thënë që ka komunikuar me të përmes Sllavko Simiq për tre-katër minuta.
Mimoza Kusari-Lila del që ka biseduar me Milan Radojiçiq pesë herë. Nacionale ka nxjerrë edhe pjesën tjetër të përgjimeve, nga biseda e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me ish-deputetin Sllavko Simiq.
“Seriozisht po të them, jo vetëm ty, por edhe kryeministrit do t’i thyhej koka dhe të gjithëve me rend nëse do të thoja këtë. Ke folë pesë herë me Milanin”, thotë ish-deputeti Sllavko Simiq shefes së grupit të LVV-së, që shpreh shqetësimin për reagimin që do të pasonte nëse vetë Simiq do të publikonte atë që di, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? Sipas parashikimeve të World Meteorological Organization, fenomeni klimatik El Niño mund të shfaqet në mesin e... -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi













