Kosova

Hovenier takon përfaqësuesit serbë

U diskutua për çështjet e komunitetit serbë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka takuar përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë. 

Ai u shpreh se është diskutuar për çështje me rëndësi për komunitetin. 

“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, u njoftua nga ambasada amerikane, përcjell albinfo.ch.