Maqedonia
Hyrja në Maqedoni, me test negativ ndaj Covid 19
Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.
Qytetarët që hyjnë në Maqedoni nuk kanë pse të shkojnë në karantinë shtetërore, nëse kanë një dëshmi negative nga koronavirusi. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë para hyrjes në shtet. Nëse është negativ, në vend të një karantine shtetërore, pasagjerët do të shkojnë në izolim të detyrueshëm shtëpiak.
“Edhe të huajt do të shkojnë në vetizolim të detyrueshëm”.
“Testi negativ, i domosdoshëm dhe respektim i protokollit”.
“Izolimi i detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët Shtabi i Krizave vendos në raste të interesit shtetëror ose ekonomik dhe të cilët do të paraqesin një certifikatë të përshtatshme mjekësore, me një rezultat negativ nga testi me respektim të detyrueshëm të protokolleve të Komisionit për sëmundje infektive”.
Aktualisht, në karantinë shtetërore janë 1,221 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se është e mundur që kufijtë të hapen nga mesi i qershorit.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta
Jeta në Zvicër
-
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër Temperaturat ishin mesatarisht 4.4 gradë mbi normën, ndërsa në Ticino u regjistruan rekorde historike... -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta -
Konfliktet në vendet e punës shënuan rritje në Zvicër gjatë vitit 2025












