Kosova
Kosova ende s’arrin të gjejë zgjidhje për t’u bërë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër
Në pamundësi të anëtarësimit Në OKB, Kosova kea mbetur peng i hyrjes në sistemin e Kartonit të Gjelbër duke mbetur kështu vendi i vetëm në Evropë që është jashtë këtij sistemi edhe pse i ka të plotësuara kushtet që kërkohen.
“ Byroja e Kosovës i ka të rezervuara rreth 7 milionë euro edhe pse kjo shumë është më e madhe se ajo që kërkohet nga Këshilli i Byrove, mirëpo duke qenë se nuk jemi pjesë e OKB-së nuk po mundemi të bëjmë zgjidhje për sa i përket Kartonit të Gjelbër”, tha drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku për televizionin publik të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Edhe përpjekjet për anëtarësim përmes një shteti të tretë kanë dështuar dhe kjo sipas Mazrekut ndodhi për shkak të problemeve politike.
“Ne kemi tentuar përmes një shteti tjetër mirëpo Këshilli i Byrove po thotë ju keni probleme politike. Duke qenë se Kosova është shtet i ri dhe ka probleme me mosnjohje nga disa shtete përreth po ashtu ka probleme politike të cilat nuk e kanë mundësuar që Kosova të jetë pjesë e OKB-së. Ne jemi angazhuar që gjatë këtyre dy viteve ato që janë teknike t’i plotësojmë”, theksoi Mazreku.
Ai shpreson në gjetjen e ndonjë varianti tjetër për të qenë pjesë e këtij Këshilli.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













