Kosova

Kosovarët këtë vit shpenzuan më pak për udhëtime

Mbi 141 milionë euro kanë shpenzuar kosovarët për udhëtime gjatë qershorit të këtij viti. Kjo shifër paraqet një rënie prej 7% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga këto harxhime 90% janë nga diaspora, që nënkupton 126.6 milionë euro.

Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë vendit, gjatë muajit qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Bëhet e ditur se rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri.