Kosova
KQZ pritet të miratojë qendrat e votimit për zgjedhjet në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot (e premte) do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në katër komunat e veriut të Kosovës, për zgjedhjet e 23 prillit, përcjell albinfo.ch.
Për mbledhjen e sotme, e cila pritet të fillojë nga ora 13:30, është planifikuar që anëtarët e KQZ-së të shqyrtojnë dhe të miratojnë edhe disa çështje të tjera në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.
Në rend dite është miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet për kryetar të komunave në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveqan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveqan dhe Leposaviq.
Gjithashtu pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e 23 prillit.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën Pas 12 ditësh temperaturash ekstreme, moti freskohet në shumicën e rajoneve, ndërsa në jug të Alpeve... -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë















