Kosova
Kurti: Izbica, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, kanë bërë homazhe në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, ku regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit më 28 mars 1999 kishte vrarë 47 shqiptarë, 6 prej të cilëve janë ende të zhdukur, përcjell albinfo.ch.
Pranë memorialit të të vrarëve, kryeministri Kurti tha se kjo masakër ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë.
Ai ka thënë se nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Serbisë dhe se do të angazhohemi përjetë e vazhdimisht si institucione edhe si qytetarë për drejtësinë, për viktimat dhe familjet e tyre.
“Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, jemi këtu sot që të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit në Izbicë, 147 sosh gjithsej, 6 janë ende të pagjetur. Siç e tha edhe presidentja, ata janë rrëmbyer si njerëz, si shqiptarë të gjallë e më pastaj pas pushkatimit u janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë meqenëse 6 ende nuk dihet se ku janë në Petrovo Sello, dhe i kanë sjellë këtu, në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre. Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin e Mustafë Dragajt, i mbijetuar i masakrës, i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës dhe i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në shtatorin e vitit të kaluar. Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, të cilin ne nuk e harrojmë kurrë dhe për drejtësinë, për viktimat dhe familjet, që janë gjithashtu viktima dhe i gjithë populli, do të angazhohemi përjetë, vazhdimisht edhe si institucione edhe si qytetarë”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias Projekti “Hard Teeth” i Brilant Milazimit u prezantua në Santa Maria del Pianto, duke tërhequr miq... -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter -
Londër
Florian Vlashi magjepsi Londrën me një mbrëmje artistike
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçari nga Gjeneva: Dua të bëhem kampioni i parë zviceran në Formula 1 Aiden Moreira stërvitet drejt majave të motorsportit dhe synon McLaren në të ardhmen... -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter -
Zvicër
Zvicra ndër shtetet më të mira në botë për shtigjet malore në vitin 2026 -
Nestlé do të mbajë prodhimin e kapsulave Nespresso në Zvicër pavarësisht tarifave amerikane












