Kosova
Kurti: Kosova, së shpejti me stadium nacional
Kurti ka thënë se me 250 milionët e ndara për organizimin e Lojërave Mesdhetare, do të ndërtohet edhe një stadium nacional, ndërsa përmendi edhe investimet e tjera
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar ndërtimin e një stadiumi nacional për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, përcjell albinfo.ch.
Kosova javën e kaluar fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Është vlerësuar si hap i madh për shtetin dhe sportin. Ndërtimi i një stadiumi nacional ka qenë prej kohësh temë në opinion. Kosova ka veç një stadium që plotëson kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s, “Fadil Vokrrin” në Prishtinë.
Po ashtu, Kurti ka thënë se me 250 milionët e ndara për organizimin e Lojërave Mesdhetare, do të ndërtohet edhe një stadium nacional, ndërsa përmendi edhe investimet e tjera.
“Numri total i objekteve sportive në projektiv fillestar është 24. Dhjetë objekte sportive do të rinovohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Do të jenë katër ndërtime, përfshirë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave dhe tenisit, poligonin e shenjëtarisë. Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera që janë në ndërtim apo përfundim, përfshirë stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin në Gjilan”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.
Kurti ka vlerësuar se ky është moment historik, “për të dëshmuar potencinal tonë për të bërë punë të mëdha”.
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka thënë se për lokacionin e stadiumit nacional do të dihet pas studimit të fizibilitetit.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













