Lajme

Kurti: Shumë qytetarë zvviceranë i kanë rrënjët në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, tha se mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë, duke shtuar se Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës duke hapur dyert dhe duke ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë, shkruan kallxo.com.

Kurti përmendi edhe suksesin e shqiptarëve atje në fusha të ndryshme.

“Suksesi i zviceranëve me origjinë kosovare nuk shfaqet vetëm​ në ndeshjet e futbollit, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut – si në rastin e Omer Dzemali – dhe në vendet e këshillave kantonale – si në rastin e Ylfete Fanajt”, tha Kurti, përcjell albinfo.ch.

I pari i Qeverisë u shpreh i lumtur për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe falënderues për ndihmën ekonomike që tha se Zvicra e ka dhënë që nga viti 1990.

https://fb.watch/m9UBCZbF-1/