Lajme
Kuvendi i Kosovës shënoi 10 vjetorin e themelimit
Kryekuvendari Jakup Krasniqi, ka vlerësuar punën e gjitha legjislaturave për 10 vite, duke shndërruar Kuvendin në tempull të demokracisë
Kuvendi i Kosovës shënon përvjetorin e dhjetë të themelimit të tij. Në seancën solemne, i pari i Kuvendit ka thënë se në këtë sallë të Kuvendit, Serbia ndaloi hyrjen e deputetëve shqiptarë të Kosovës më 2 korrik 1990, kur ata e shpallën Deklaratën Kushtetuese. Ai po ashtu përmendi faktin kur Serbia nuk lejoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 24 majit të vitit 1992.
Krasniqi përkujtoi se në Kuvendin e Kosovës më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia e vendit, dhe u nxorën të gjitha simbolet shtetërore të vendit. Kyekuvendari, ka folur për të arriturat demokratike të organit më të lartë ligjvënës në nxjerrjen e ligjeve të shumat dhe në bashkëpunimin me parlamente të botës.
Në këtë përvjetor, kryekuvendarit dhe deputetëve të Kuvendit, u ka dërguar një urim presidentja Atifete Jahjaga e cila shprehë përkrahjen që Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, të shprehë interesat e të gjithë qytetarëve.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












