Kosova
Lista Serbe merr mesazh të qartë nga SHBA
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë që zyrtarët e Listës Serbe thonë se kanë marrë mesazh të qartë nga Ëashingtoni zyrtar, por nuk ka treguar detajet.
Ndërkohë kushtet e Listës Serbe për zgjedhje janë reduktuar në një, në atë që ka pranuar Qeveria ta bëjë, tërheqjen e njësive speciale të policisë nga ndërtesat komunale.
“Në një atmosferë frike për mbijetesën dhe sigurinë e popullit serb, është e pamundur të zhvillohet një fushatë normale. Është e nevojshme që ato njësi të posaçme të tërhiqen, kjo është kërkesa e serbëve, kërkesa e Bashkimit Evropian dhe kërkesa e SHBA-së”, ka thënë Simiq, përcjell albinfo.ch.
Simiq nuk ka treguar nëse Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet që pritet të mbahen në veri të Kosovës.
“Pa u plotësuar kushtet që na kanë vënë qytetarët, nuk mund ta diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”, deklaroi ai për Zërin e Amerikës.
Simiq i pyetur për dhunën më 19 maj ku mbetën 49 pjesëtarë të KFOR-it të lënduar tha: “I keni harruar edhe 53 serbë të lënduar”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













