Kosova

Mali i Zi, së shpejti në Ballkanin e Hapur

Para vizitës në Bruksel, Presidenti Milatoviç shprehet pro iniciativës rajonale, përcjell albinfo.ch.

Presidenti  malazez, Milatoviç, tha në intervistën e parë si kreu i shtetit se është jodemokratike të pengohet që “Fronti Demokratik” të hyjë në qeverinë e re dhe që ai të heqë dorë nga “Ballkani i Hapur”. Në kuadrin e politikës së jashtme, Milatoviç synon përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur, besoj se prioriteti i Malit të Zi është bashkëpunimi ekonomik rajonal, i cili lidh ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Unë, si ekonomist dhe politikan, i mbështes të gjitha iniciativat. Ballkani i Hapur ka përparësitë e veta dhe Mali i Zi, si pjesëmarrës aktiv në atë proces, mund t’i japë vlerë të shtuar këtij procesi.

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, do të takohet në Bruksel më 30 maj me kryediplomatin evropian, Jozef Borell dhe me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës.

Ai ka bërë të ditur se pas vizitës javën e ardhshme në Bruksel, do të vizitojë Beogradin. Ndërkaq mbi 1000 qytetarë i janë përgjigjur ftesës publike të Presidentit Milatoviç për të aplikuar në konkurrimin për t’u punësuar në kabinetin e tij.