Kosova

NATO falënderon Turqinë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu të dielën mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në dërgimin e përforcimeve në Kosovë gjatë një takimi në Stamboll me presidentin e turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur për gazetarët pas takimit me dyer të mbyllura me Erdoganin në Pallatin Dolmabahçe, Stoltenberg tha: “Falenderoj Turqinë për dërgimin e përforcimeve në veri të Kosovës pas trazirave të fundit në rajon”, shkruan Anadolu Agancy.

Stoltenberg theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së fortë të Turqisë për Ukrainën e goditur nga lufta, duke përfshirë arritjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi dhe sigurimin që ajo të vazhdojë.