Kosova
Nisin përgatitjet për zbatim të vendimit për liberalizimin e vizave
Nga e hëna autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian (BE) kanë nisur përgatitjet e nevojshme për të siguruar që nga 1 janari qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850, e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.
Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, ka thënë se nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në gjithë zonën Shengen.
“Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, ka shkruar Shasha në “Facebook”.
Më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin final për liberalizimin e vizave./Euronews
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














