Shqipëria

Shqipëri: Opozita kërkon zgjedhje parlamentare në qershor

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ajo është e bindur se në qershor, veç zgjedhjeve lokale, do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, duke paralajmëruar kështu edhe rënien e qeverisë Rama. 

Në një tubim me strukturat e partisë në Skrapar ajo tha se kjo do të bëhet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit të lartë në administratë. 

Madje për kryetaren e LSI-së, kryeministri Edi Rama mandatet që ka sot në Parlament i ka siguruar përmes pazareve të ndryshme.

“Kemi përballë një sfidë: Të rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm janë të mërzitur me Rilindjen”, tha ajo.