Kosova

Prishtina, me biçikleta të qytetit

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për blerjen e biçikletave të qytetit.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, sipas të cilit, afati i implementimit të këtij projekti është 60 ditë.

“Sot u nënshkrua kontrata për blerjen e biçikletave të qytetit! Afati i implementimit të projektit është 60 ditë”, ka shkruar Zogaj në rrjetin social Twitter.