Lajme
Del nga pista aeroplani, mbyllet Aeroporti i Prishtinës
Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Amerikë-Turqi-Prishtinë ka dal nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, sonte në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ka dalë nga pista një aeroplan i fluturimit Turkish Airlines nga Stambolli, por nuk pa pasur pasoja. Sipas burimeve nga aeroporti, aeroplani në aterrim e ka shmangur pistën, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja.
Nga ky aksident nuk ka të lënduar, por thuhet se aeroporti do të mbyllet për disa orë, derisa të evakuohen pasagjerët dhe të zhvendoset aeroplani.
Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroporti të Prishtinës ka thënë se aeroporti do të jetë i mbyllur deri sa të përfundojnë hetimet fillestare teknike. Sipas saj, në vendin e ngjarjes ka dal njësia e zjarrfikësve. Të gjithë pasagjerët kanë dalë nga aeroplani dhe fluturimi është anuluar.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












