Lajme
Produktet kosovare ekspozohen në Shqipëri
Panairi, një mundësi e shkëlqyeshme për inkurajimin e rritjes së shkëmbimit tregtar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës
Prodhimet kosovare ekspozohen nga sot e deri më 29 nëntor në Qendrën Tregtare CityPark në Tiranë.
Drejtues të kësaj qendre kanë thënë se kjo është një mundësi e mirë për promovimin prodhimeve nga Kosova.
“Në hapësirat e “Citypark” në Tiranë do të mbahet ekspozimi i produkteve nga Kosova, të cilat do të kenë mundësi të njihen më shumë me tregun shqiptar dhe të krijojnë lidhje më të forta me konsumatorët në Shqipëri”, theksohet në njoftimin dërguar mediave.
Sipas njoftimit, panairi do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për inkurajimin e rritjes së bashkëpunimit afarist dhe shkëmbimit tregtar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ekspozimi mbahet në hapësirat e brendshme të “CITY PARK” dhe hyrja për vizitorët do të jetë falas.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër











